Françesko Baranka, sekretar i pergjithshëm i “Federbet”, në një intervistë për të përditshmen spanjolle “El Confidencial”, thekson se dyshimet për sfidën ndaj Sportingut të Lisbonës janë vetëm maja e ajsbergut.
“Zakonisht në një ndeshje të manipuluar, një futbollist bën një veprim jashtë logjikës duke shkaktuar penallti ose duke bërë faull për karton të kuq. Bastet vendosen fillimisht në Azi dhe me këtë sistem në Europa Ligë, fitimi është nga 5 deri 10 milionë euro”, thekson Baranka për “El Confidencial”.
“Federbet”, nga ana e saj, jep të dhëna për ndeshjet e tjera të Skënderbeut gjatë rrugëtimit të saj në Champions League.
“Ishin paraeliminatoret e Ligës së Kampioneve, kur Skënderbeu luajti me Crusaders të Irlandës së Veriut. Në minutat e fundit nisin baste jo normale që skuadra shqiptare do të pësojë gola dhe normalisht kjo vlerësohet shumë në sistemin anglez, por kishte kaq baste sa u ul në 1.9. Vlera e basteve në vetëm pak minuta ishte nga 1 deri 3 milionë euro”, shkruhet në “email”-in që “Federbet” i ka dërguar të përditshmes spanjolle.
Formacioni korçar është përfshirë në optikën e “Federbet”, për dyshime të forta mbi manipulimin e rezultatit, por duhet nënvizuar se nuk ka për momentin asnjë fakt i cili njollos kampionët e Shqipëisë.
“Federbet” është një organizatë që është themeluar nga kompanitë e basteve për të raportuar mbi fluksin e parave të vëna në mënyrë të dyshimtë dhe duket se ka patur vërtet sukses në zbulimin e manipulimeve.
Në fund, “El Confidencial” ka nënvizuar se provoi në mënyrë të pasuksesshme që të merrte versionin e Skënderbeut, ndërsa UEFA nuk pranoi të komentojë.
jooooo,,,sidomos kjo ne portugali !! te gjithe e pane sa ne bythe u keputen cunat duke luajtur fort !!!
Nese vini arsyen ne funksionim do arrini ne rezultatin qe ky baranca i federbetit vetem llomotit dhe nuk ia ve veshin kush.
Federbet ka per detyre te hulumtoje fluksin e basteve dhe te informoje kompanite ne menyre qe ato te tutelohen duke ulur quotat apo bllokuar bastet per ndeshje te cilat jane te parashikueshme se mund te perfundojne me humbje marramendese per kompanite.
Ky thote se kur kishte akoma 20-min per te mbaruar pjesa e dyte kuotat per over apo qe shenohet gol po uleshin kur zakonisht ato duhet te rriten.Ky ose eshte qellimisht idiot ose harron qe skenderbeu po luante kunder nje skuadre shume shume here me te forte,me nje lojtar me pak,ne ate moment po humbiste 4-0 dhe mungonin akoma 20 min plus shtesa per te perfunduar ndeshja dhe ky personazhi pret qe profesionistet bastevenes nuk do rrezikonin dhe nuk do vinin me baste qe shenohet gol tjeter per pothuajse 25 minuta loje.Nese do te ishte keshtu i bie qe futbollistet e te dyja skuadrave do uleshin ne fushe dhe do pinin nga nje birre derisa gjyqtari te mbaronte ndeshjen.
Kuotat per over apo shenim goli tjeter ngrihen ne ato ndeshje ku rrezultati eshte ne dyshim deri ne fund dhe ku te dyja skuadrat luajne ne maksimumin e impenjimit dhe jo ne ndeshje te tilla.
Sipas tj i bie qe ne trukim eshte pjese dhe gjyqtari me penalltine e pare te akorduar,skandal.
Pordhe, pordhe, pordhe, se era dihet se do te qelbe…!
Po cfare te flasin ore !
Ata jane ujqer , dijne vetem te ulerijne.
Por tani nuk munden as te ulerijne.
Mos u merzitni se pas disa vitesh , ujqerit e Skenderbeut do kthehen aty ku e kane vendin : Do lozin me Bathoren ose Luzin e vogel ne kategorine e 3-te.
Pirdh pitch te shfruesh dhe per nja 5 vjet asnje skuader nuk arin ate nivel te skenderbeu.
O liku pse kundershton veten? Ne platini flet ndryshe ketu ndryshe,cfare te kuptojme ne….
Me jep faktet qe kundershtoj veten ?
Ka mundesi ti te mos kuptosh asgje nga ato qe kam thene.
Skenderbeut po I dalin kusuret e Dinamos. Ato pislliqe qe beri ndaj asaj skuadre te madhe te Dinamos ne ate vit kur hyri Bodja ne loje , ato do ti dalin nga hundet.
nuk besoj te jene aq amator sa te dali me te kuq qe ne minuten e 20, normale qe kur luan Skenderbeu me sportingun te gjitha bastet do luhen per sportingun,plus qe dhe ne kampionat sportingu gjithmone fiton me gola, se pastaj i bie qe dhe sportingu ta kete trukuar qe i la gol ne minutat e fundit Skenderbeut,, ky tipi te merret me ekipet angleze qe cdo jave bejne dallavere ku ka ndodhur qe te merren te kuq edhe ne minutat e para te ndeshjes