Partizani nuk ndalet, likujdon Teutën në “Niko Dovana”

1 Nëntor 2015, 19:19Sport TEMA

Partizani nuk njeh kufij. Të kuqtë arritën fitoren e gjashtë rradhazi në kampionat duke fituar në transfertë përballë një kundërshatari jo të lehtë si Teuta.

Djemtë e drejtuar nga tekniku Sulejman Starova fituan me rezultatin e ngushtë 1-0 përballë, Teutës e cila zhvilloi një 90-minutësh të mirë. Për të kuqtë heroi I këtij takimi ishte mesfushori Lorenc Trashi që I dha një trepikësh mjaft të rëndësishëm Partizanit, duke u konfirmuar si kryesues të tabelës.

Pjesa e parë e takimit ishte e luftuar nga të dyja skuadrat të cilat zhvilluan një lojë me ritëm të lartë. Rastin e parë të rrezikshëm e shënuan miqtë me anë të sulmuesit kryesor Xhevahir Sukaj, por u ndal nga portieri Shpëtim Mocka. Rastin më të pastër e pati kosovari Mentor Mazrekaj I cili nuk u tregua I saktë përpara porrtës duke humbur shansin për të zhbllokuar që në fraksionin e parë takimin. 45-mintutat e parë përfunduan në shifrat e barabarta 0-0, me një Tetuë që nuk u tregua aspak e rrezikshme në portën e Alban Hoxhës.

Në pjesën e dytë Starova aktivizon talentin Jurgen Bardhi në vënd të mesfushorit Mazrekaj, ndërrim I cili rezultoi mëse I sukseshëm. Tetua shfaqet rrezikshëm me Hodon, por pa rezultat. Partizani hidhet në sulm për të gjetur golin e avantazhit që nuk do të vononte shumë.

Në minutën e 72-të një aksion individual I talentit 18-vjecar Jurgeen Bardhi solli avantazhin e Demave tëë Kuq, I cili pasoi për Trashin që I vetëm përballë Mockës realizoi golin e avantazhit, duke dërguar në dielir stafin dhe tifozët e kuq të cilët ishin në një numër të kosniderueshëm në stadium në mbështetje të skuadrës së tyre të zemrës.

Teuta mundohet të tregohet e rrezikshme por nuk ka fuqinë e duhur për të finalizuar aksionet kjo edhe falë një mbrojtje shumë të fortë që ka Partizani.

Gjithcka përfundoi me rezultatin 1-0, me Partizanin që kryeson I vetëm tabelën e klasifikimit me 25 pikë, I ndjekur nga Skëndërbeu me 22 pikë. Ne ndeshjen e rradhes Partizani do te luaje perballe Lacit./f.b

1 komente në “Partizani nuk ndalet, likujdon Teutën në “Niko Dovana””

  1. korcari says:

    E nxore koken edhe ti,qenke me partizanin.U zhvilluan edhe dje ndeshje, por nuk nxorret ndonje lajm si fitoi skenderbeu kundra flamurtarit.90 minutesh i mire i teutes thote gazetari!po i partizanit i mire ishte? 2 gjuajtje ne porte.Pra bie vet brenda kur thua e luftuar,nga cili kendveshtrim?sepse raste ose gjuajtje ne porte kishte vetem 3!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje