I mbërritur në Kosovë në prag të ndeshjes me Portugalinë, futbollisti i përfaqësueses U-21 të Shqipërisë, Milot Rashica, në një intervistë për mediat kosovare, veç shumë çështjeve të tjera, ka dhënë përgjigjen e tij edhe për pyetjen dhe debatin e fundit mediatik, në lidhje me përfaqësuesen që do të zgjedhë në të ardhmen mes asaj të Shqipërisë dhe Kosovës.
“Unë kam qenë pjesë e Shqipërisë në përfaqësueset e moshave si U-17, U-19 dhe së fundmi jam pjesë e ekipit U-21. Gjithashtu është folur shumë në media mbi një ftesë të trajnerit Gianni De Biasi. Edhe nga përfaqësuesja e Kosovës kam patur ftesën. Aktualisht ajo që mund të them është se jam pjesë e Shqipërisë”, deklaroi ndër të tjera Rashica.
Ndonëse në mënyrë indirekte futbollisti i talentuar që aktivizohet me skuadrën Vitesse në kampionatin holandez, ka përçuar në adresë të De Biasit sinjalin se besnikëria ndaj Shqipërisë duhet shpërblyer me ftesën e trajnerit për Rashicën në “Francë 2016”. “Futbollistët dhe i gjithë ekipi im janë shumë entuziastë me kualifikimin e Shqipërisë dhe më motivojnë e presin me padurim pjesëmarrjen time në Europian. Madje bëjnë edhe shaka, se pse unë jam nga Kosova dhe luaj me Shqipërinë”, tregoi 19-vjeçari Rashica./Telesport
Sido qe te jete or djale ,JE SHQIPTAR dhe po luan per kombin tend,per kombin tone.Jane me dhjetra sportiste ne bote qe po perfaqesojne kombe qe s’kane lidhje me gjakun dhe etnine e tyre,ndaj ti ke 100 here me shume te drejte te jesh kuqezi.
Kosova dhe Shqiperia duhet te kene vetem nje kombetare ,Sa me shume kombetare me keq ,perca e sundo mbi nje kombetare u sherben vetem antishqiptareve,Fadil vokri dhe Arben Duka te bien dakort per nje kombetare ,Nje komb nje kombetare, Ne shqiptaret duam te jemi te gjithe gjenerale e komandante ,Me gjendjen ekonomike ,me ifrastrukturen qe kemi me zorr qe e mbajme 1 kombetare dhe jo me dy , Nje stadium nuk ka kosova vetem elbasanin shqiperia , Edhe nje here mendoj ;nje kombetare ,nje ekonomi ,nje politike te brendshme e te jashtme ,nje ushtri te perbashket ,d,m,th, nje Shqiperi e vertete , VETEM NJE ,
Je Shqiptar……
nuk jam kunder nje kombtare kosovare…
por kombtarja shqiptare eshte me shume e shqiptareve te kosoves se e jona prandaj nje kombtare e dyte apo e trete vetem se do dobsonte faktorin shqiptar ne futboll
kujtojme thuprat e gjinit
vetem nje skuader mbare shqiptare do na jepte nje shans ashtu si po ndodh qe mbas 50 vjetesh dhame rezultat
Je vellau yne
Kam bindje qe do kemi vetem nje kombetare sapo te hyje Kosova ne FIFA!
Sepse ,ne ate moment varet vetem ngadu federatat.Dhe sikur te mos duan kryetaret s,se u humbin kolltuqet,do kene aq presion sa do ta bejne bashkimin…
Keshtu qe keto jane muhabete koti.