“Loro Boriçi” do të jetë gati në muajin shkurt

3 Nëntor 2015, 12:17Sport TEMA

U premtua që do të ishte gati në fillim të muajit tetor për ndeshjen kundër Serbisë, por një udhëzim i UEFA-s, që kërkoi që ndeshja të mos luhej në një stadium të “patestuar” më parë, zhvendosi jo vetëm ndeshjen e Kombëtares drejt Elbasan Arenas, por edhe afatet kohore për përfundimin e punimeve në “Loro Boriçi”.

Por tashmë duket se ka një afat zyrtar për përfundimin e këtyre punimeve.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka deklaroi se stadiumi do të jetë gati në fund të muajit shkurt, raporton TCH.

Duka tha se punimet janë të parametrave të tilla që në fund stadiumit të plotësojë të gjitha kushtet e vendosura nga UEFA dhe FIFA për zhvillimin e takimeve të skuadrës kombëtare.

Ritmet e ngadalta të punimeve i ka denoncuar edhe Klubi i Vllaznisë, që përmes një deklarate për mediat të pak javëve më parë u shpreh se mungesa e stadiumit po dëmton financat dhe performancën e ekipit.

6 komente në ““Loro Boriçi” do të jetë gati në muajin shkurt”

  1. totila direktan prenos says:

    Po c’i duhet stadiumu Vllaznise dhe Bashkise qe jane okupuar nga Shaljanet dhe Dukagjinasit ,se sa per Shkodran “safi ” as qe behet fjale se ata motit kane marre arratine .
    Eh si eshte katandis Shkoder Locja ,ku dikur ta kishte enda qe ta pije nje kafe jo vec ku “Kafja e Malle “,por dhe tek Turizmi i vjeter ,ne Parruc ,ne Rus ,ne Xhabije e kudo tjeter .

    1. DENIS says:

      O TOTILA me te vertet shkoders I kan ik qytetaret por vetem nje Piace e Dugajt e reja ka pas shkodra me pi nje kafe per qef dhe me kullot syt pak se per Xhabije e da lagjes tjera je ken si me ken tu e pi ne kabul. ..lagje Anadollakesh ke boll ne shkoder.

      1. totila direktan prenos says:

        “DENIS ” !
        Te me falesh sepse i kam harru pernjimend PIACEN e famshme dhe Dugajt e reja gjithashtu .
        Sa here shkoja ne Shkoder ,ishte kenaqesi per mua sepse ta kishte lezet shpirti tuj shetit kand e kand .
        Sa per Xhabijen apo per Salo Halilin,Skanderbegun ,Ndoc Mazin e te tjera ,une nuk i dalloj sepse kam boll shoke dhe dashamirs si Katolik dhe Mysliman .
        Shkodrant’ jane te ndryshem nga te gjithe ne te tjeret .
        Ruaj respekt dhe Nostalgji per at’kohe kur kerciste radio dhe emisioni “Pozdravi i cestice ” si ne Kir ,Shirok por dhe mren ne Shkoder n’ pik te mesdites dhe kurrkush nuk bante za .
        Ne oren 4 mbasdite gjithe qyteti u bashatiste me Pa dhe Ndigju lajmet Shqip .
        Eh,jane kohera qi nuk vijne ma .

  2. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

    Me falni , ne muajin shkurt te cilit vit ????

  3. riti says:

    stadiumi do te jete gati me 1 prill 2016 , investitori nderto diten bashkia prish naten ,nuk besoj se do te ndertohet deri atehere , me vjen keq per futbollistat e shkodres dhe per spotdashsit shkodrane, nuk e di sa do te presi te shohim vllaznine e talentuar te dikurshme ,po u fut pulitika ne mes u pjerdh dhe vllaznia ,

  4. Ardiani kosove says:

    Kur te vie shkurti do thoni ne shtator.! Eshte per ardh keq si shqiperi si kosove shtetin udheheqin mafia njerz qe lakmojn shum parate.!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje