Rama në “Loro Boriçi”: Do ta veshim me xham!

5 Nëntor 2015, 16:47Sport TEMA

 

Ndryshe nga “Elbasan Arena”, fasada e të cilit është me dritare të vogla, impianti shkodran do të jetë më shumë një model i huaj, tipik gjerman.

Kryeministri Rama, i shoqëruar nga deputeti i Shkodrës, Agron Çela, Prefekti Paulin Radovani, zëvendësministri i Kulturës, Zef Çuni dhe ish-futbollisti i njohur i Vllaznisë, Hysen Zmijani, një ditë pas vizitës së Armand Dukës, presidentit të FSHF-së, ka ndjekur punimet në “Loro Boriçi”.

Ai ka pranuar ftesën e deputetit Çela, duke u takuar me inxhinjerin dhe punonjësit e firmës. Numri “1” i vendit ka përgëzuar punën, teksa s’ka nguruar që të inspektojë çdo pjesë të stadiumit, si tribunat e reja, ashtu edhe rikonstruksioni i ekzistueseve, ndërsa një ndalesë të veçantë e bëri edhe në atë që cilësohet pjesa VIP bashkë me vendin e medias, dhomat e zhveshjes së lojtarëve etj, raporton Sportekspres.

Për ta mbyllur këtë vizitë dhe duke lënë takimin në inagurimin e shtëpisë së dytë të kombëtares, kryeministri Rama i shpalosi finalizimin e projektit të pranishëmve, ndërsa tha se jashtë stadiumi i ri do të vishet me xham, duke i dhënë një pamje moderne dhe në parametra europiane. Porosia e fundit e Rames ishte ndjekja e kësaj faze finale të punimeve dhe shfrytëzimi i cdo dite në maksimum për të kurorëzuar këtë vepër që i dhurohet Shkodres si djep i futbollit dhe gjithë Shqipërisë.

15 komente në “Rama në “Loro Boriçi”: Do ta veshim me xham!”

  1. rasputini nga laknasi says:

    haaa haaa!
    me xham?!!!!!!!
    sa mir!
    kan se cfar te qellojn tifozat masanej,se ngelem duke bo luft me bukker betonet
    tash xhami! ka lezet”! thyhet shpejt dhe tingellon si muzik
    haaaaaa………… bravo piktor
    e ke qa

    1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Uaa sa bukur
      Do ta veshi
      me xham.

      Po për ne fakirët
      Që s’kemi bukë
      Të ham?!

      1. Edi says:

        Na plasi bytha…..shkoni edhe punoni

    2. ben says:

      O vlla

      Nuk ben dot ndonje rruge?

      A ndonje kanal ujites .

      Ndonje aroport a port.

      Cfardolloj gjeje qe te gjeneroje leke dhe jo te haje leke .

      1. Urban Hero says:

        Numri 1 (Lideri Suprem) i vendit…
        Pasi ai (Lideri Suprem) inspektoi…
        Ai (Lideri Suprem) shpalosi…
        Porosia e fundit e tij (Liderit Suprem) ishte shfrytëzimi në maksimum i çdo dite…deri në tejkalimin e planit…

        Si Revista Televizive e Koresë së Veriut ky lajm.

    3. stadiumi says:

      Shif e na bej ndonje shkolle apo spital, se nuk i plasi kujt per stadium. Na vdiqet me autostrada, stadiume e budallalleqe te tilla.

  2. ▌sit..back..and relaks ▌ says:

    kush do e menaxhoje stadiumin?

  3. TOTILA DIREKTAN PRENOS says:

    Rendesi ka qe te perfundoje ,por mendoj se Shkodranet nuk e kane ne kulture qe te qellojne me gure kundershtaret .Me e shumta e tyre ,kur ekipi i tyre Vllaznia ,nuk bind me loje dhe rezultat ata sinqerisht perkrahin ekipin kundershtar,te pakten keshtu ndodh ne Shkoder.
    Jane te tjere qytete ata qe ndodhen poshte Shqiperise se mesme ,qe e kane zakon qe te qellojne kundershtaret apo dhe autobuzat e tyre me gur ,qofshin keta dhe 50-70 vjecare !

  4. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

    Kjo eshte nje ironi me varferine e ketij populli.
    Kryeministri shet mend se do veshi stadiumin me xham.

    Nderkohe ne lajme shohim shkolla te shkaterruara qe s’kane jo xham po as dritare.

    Per mesimin e femijeve sipas qeverise mjafton edhe nje stalle bagetish , ndersa per nje pune qejfi si futbolli duhen ambjente modern !!!

  5. Pipi says:

    Edhe ne nje rast feste dhe qe duhet gezuar per kete impiant qe shkodranet nuk e kishin pare as ne enderr, dalin zbuluar njerezit e ligj, turkoshake (ne kuptimin e mentalitetit)dhe te pafytyre, qe nuk duan as perparim, as zhvillim dhe nuk tregojne as dashamiresi njerezore, por flene rehat vetem kur degjojne shperthimet e tritolit, krismat e kallashnikovit dhe ngrohen me frymen e “mosbindjes qytetare”. Pis milet…

    1. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

      Nuk tha askush qe nuk eshte gezim ndertimi I ketij impianti , por veshja me xham eshte teprim dhe I panevojshem.

      Po si duket ti I ke femijet rehat ne ndonje shkolle te ngrohte qyteti dhe s’ke nevoje per xhame.
      Ndersa femijet e atyre shkollave te fshatit mesojne ne stalla bagetish pa xhama.

      Dhe ne fund te fundit , pse duhen shpenzuar kaq leke per nje stadium ? E kush do ta mbushe ? E pe ndeshjen Skenderbeu-Sporting ? Gjysma e stadiumit ishte bosh.Dhe imagjino qe ishte ndeshje nderkombetare. Atehere le te ndertohet ndonje stadium I vogel se boll e kemi 4 here ne vit kur luan kombetarja.

  6. shkodrane shkodret says:

    Shkodra don ekip ….

  7. Aqif says:

    E bejne qe e bejn po ta bejne tamem dhe nuk e kuptoj pse nuk e mbulojn se me sa di une nje stadium bashkohore eshte edhe i mbuluar se keshtu kot qe e bejne. I bie qe mbrapa disa kohesh do thone qe e bene ata po nuk e bene mire dhe duhet te bejme nje stadium bashkohore qe te jete edhe lek te hedhura kot

  8. Binjaku says:

    hahahaha,sa do te gezohen te vdekurit,mbi ku eshte edhe ndertuar stadiumi
    tani do te kene edhe xhama ku do te shohin nga nentoka se c’behet mbi toke
    kjo po eshte rilindje,rrofte PKSHja,me ne kry pederastin drogarosh e.rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje