Shqipëria konfirmon miqësoren e dytë pas Kosovës, me të cilën jep lamtumirën një futbollist

4 Nëntor 2015, 15:29Sport TEMA

Shqipëria ka konfirmuar miqësoren e dytë në muajin nëntor pas asaj me Kosovën që do të luhet në 13 nëntor në Prishtinë.

Kombëtarja kuqezi do të luajë në 16 nëntor në “Qemal Stafa” me Gjeorgjinë.

Kjo do të jetë ndeshja e dytë në impiantin 70-vjeçar që do të shembet për të ndërtuar më pas “Arenën Kombëtare”.

Ndërkohë mësohet që me Kosovën do të japë lamtumirën nga futbolli futbollisti Armend Dallku.

 

10 komente në “Shqipëria konfirmon miqësoren e dytë pas Kosovës, me të cilën jep lamtumirën një futbollist”

  1. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

    Cudi qe perfunduam tek Gjeorgjia per miqesore.
    Sikur pretendonin te luanin me Kroacine apo Polonine.
    Apo nuk ua varen shume .

    Federata duhet te luftoje per miqesore me dinjitoze , tani qe jemi perpara evropianit. Kurse keta siguruan Gjeorgjine , dhe ndeshja e dyte me Kosoven eshte sa per te bere ndonje shfaqje patriotizmi se nuk vlen per te testuar asgje.

    1. Andi says:

      NUk ka per cudi me ne futbollin modern, asnje kombetare nuk duhet nenvleresuar.
      Futbolli tashme eshte bere i barabarte, keshtu nuk shikoj ndonje gabim qe do te luajme kunder Gjeorgjise, perkundrazi eshte dicka mese pozitive.
      Federata po ben mire sidomos me infrastrukturen.

      1. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

        A mund te me thuash cfare do te testojme me Gjeorgjine ?
        Gjeorgjia eshte skuader nen nivelin tone ose e shumta e barabarte me nivelin tone.
        De Biazi do beje loje sulmuese dhe mund te fitoje. Po pastaj ? Ate lloj loje qe do testoje me Gjeorgjine , a ia mban De biazit ta zbatoje me skuadra me te mira se ne se fund I fundit te gjitha skuadrat qe do marrin pjese ne evopian jane me te mira se ne . Sigurisht qe De Biazit nuk ia mban se e pame se cfare lojerash beri ne eleminatore : “Parko Autobuzin para porte dhe mbase kemi fat te ngecim ndonje gol qorr.”. Dhe derisa nuk ia mban , nga miqesorja me Gjeorgjine nuk do te fitojme asgje.

        Pa le pastaj nga miqesorja me Kosoven , e cila do jete si shetitje dhe do festojme si vellezer me njeri tjetrin?

        Perderisa kombetarja jone arriti nivele kaq te larta ( keshtu thone te gjithe ) , pse federate nuk kerkon kundershtare me te forte , ndoshta jo nga ata qe jane kualifikuar por ndonje te nivelit te tyre ? P.sh le te kerkonin ndonje miqesore me Hollanden.

        1. Bocari says:

          duhet te fitojm me gjorgjin, kemi humbur 2 miqesoret te para.

  2. Une thash mos do luanim nje ndeshje miqesore me Serbine

    1. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

      Boll u turperuam ne Elbasan me Serbine.
      S’kemi nevoje per nje tjeter.
      Le qe De Biazi me skemat qe perdor , nuk ka shans te fitoje ndonjehere me Serbine , ah po vetem po doli ballisti nga burgu te ngreje ndonje dron tjeter.

  3. Taqua says:

    E lexova shpejt artikullin DHE lexova sikur do linte futbollin ARMANDO DUKA thash me vete lajm me te mire nuk behet vetem te iki edhe pse nuk di te kete luajtur aman te iki.

  4. Ardiani kosove says:

    Ky ka qene lojtar i dobt dhe curri kta jan kot le ja lirojn vendin tjerve qe kan perspektive

    1. Bocari says:

      po prandaj ka 3 vjet qe nuk luan. ne fakt dallku ka dhen dorheqe 3 vjet me par, por tani te pakten po e respektojn edhe po i bejn nje “lamtumir”.

      po asthu edhe pas kesaj turneu evropian, besoj se “orges shehi, anis agolli, hamdi salihi, edhe burim kukeli”.

      Ka ardh koha per brezin e rri, po ashtu edhe te marrim meriten ton.

      rroft shqiperia e madhe.

  5. Aqif says:

    Per mua nuk kane rendesi miqesoret tashti.Puna eshte qe lojtaret tane gjate kesaj kohe deri sa te vemi ne france te aktivizohen ne ekipet ku ata lozin qe te jene ne forem, ndersa ndeshje miqesore do te doja ne mars ne prill

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje