Muaji nëntor do të vijojë festën kuqezi për kualifikimin e Shqipërisë në finalet e “Euro 2016”, diçka që ndodh për herë të parë. Duke shfrytëzuar datat e pushimit të UEFA-s, për shkak të ndeshjeve të “play-off”-it të këtij kompeticioni, drejtuesit e FSHF-së kanë menduar ta dërgojnë kombëtaren edhe në dy “stacione” të tjera. Fillimisht në Prishtinë, më 13 nëntor, ku do të luhet një miqësore festive mes dy kombëtareve, pastaj më 14 nëntor, pra një ditë më pas, në “Pallatin e Brigadave”, ku do të shtrohet një pritje për këdo që do të takohet e të përshëndetet me lojtarët kuqezinj, me “heronjtë” që përmbushën ëndrrën dhjetëravjeçare të kombit tonë.
Pra, të gjithë ata tifozë, njerëz të çfarëdoshëm, pa asnjë dallim, që duan të takojnë futbollistët e kombëtares shqiptare, do ta kenë këtë mundësi më 14 nëntor. Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar për këtë organizim, me rastin e kualifikimit në “Euro 2016”, ku pritet të marrin pjesë personalitetet më të larta të mbarë shqiptarisë. Këtu nuk do të mungojnë edhe politikanë, drejtues bashkish e institucionesh nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Të gjithë do të jenë bashkë në këtë pritje të veçantë, sepse kombëtarja kuqezi e bashkon kombin.
Ashtu sikurse ka bërë me lojtarët që ka në përbërje, ashtu synon ta bëjë edhe me politikëbërësit shqiptarë në të gjitha shtetet ku jetojnë e punojnë. Një festë e madhe u zhvillua edhe pas kthimit nga Armenia, ku u “vulos” kualifikimi për në “Francë 2016”, teksa kuqezinjtë u pritën që në Aeroportin e Rinasit nga Kryeministrdi Edi Rama, që më pas i laureoi në selinë e ekzekutivit shqiptar. Pritje zyrtare organizoi edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ndërsa më pas Sheshit “Nënë Tereza”, i mbushur që herët nga mijërat e tifozëve të kombëtares, iu bashkuan “heronjtë” e De Biazit./Telesport
Meqe po flitet per “Ata” qe bene te mundur realizimin e endrres dhjetra vjecare te shqiptareve per te shkuar ne nje evropian , duhet te permenden edhe :
– Ballist Morina , I cili beri nje “budallallek te vlefshem” ne stadiumin e Beogradit , pa te cilin kualifikimi nuk do vinte kurre.
– Ata qe thurren dhe realizuan ndeshjen e blere te Armenise.
Le te vine edhe keta bashke me futbollistet ne menyre qe te gjithe protagonistet te jene te pranishem e ti takojme.
liku ra nga fiku
e pashe me syte e mi
po te keni argumente ma kundershtoni
vertet ra nga fiku
Po pse fshihesh mor mik ?
Pse e ndryshon emrin ne cdo koment , kurse mendimet I ke njelloj ?
Gjithe komentet I ke me fiq. Mos ndoshta edhe ti ne te kaluaren ke shitur fiq me Erion Veliajn te tregu ?
na plasi per ti pare ja shi njehere
Pse mos jane gje perendite e olimpit keta?????
Pffffffffff