Rama fërkohet me De Biasin, diskuton kontratën e tij

7 Nëntor 2015, 09:04Sport TEMA

Kur Shqipëria u kualifikua në Euro 2016, kryeministri Rama, në pritjen që u bëri lojtarëve dhe stafit teknik pati deklaruar se trajnerit De Biazi do t’ia mbante peng pasaportën dhe se nuk do ta lejonin të largohej.

Kjo deklaratë erdhi pikërisht pas ngritjes së tensioneve mes FSHF­së dhe trajnerit dhe Rama, padyshim që deshi të qetësonte gjakrat, por më shumë se dy palët ai kërkonte të qetësonte tifozët, që më së shumti ishin me De Biazin.

Kështu, nga ajo deklaratë u duk se De Biazi do të ishte pak më pak se i përjetshëm në stolin kuqezi. Mirëpo, tani që euforia e kualifikimit kaloi dhe tani që përpara janë edhe eliminatoret e Botërorit të ardhshëm, duket se gjërat kanë filluar të llogariten më mirë, duke qenë se shanset janë shumë të pakta për kualifikim, ndërkohë që në grup kemi Spanjën dhe Italinë.

De Biazi dhe Rama ishin bashkë dje në promovimin e librit të Alaistair Campbell, “Fitimtarët” ku nuk munguan as fërkimet mes tyre. Ishte Rama ai që e nisi atë si lojë humori, duke i thënë De Biazit të zgjidhte mes një kontrate të majme dhe pa Euro 2016, apo një kontratë të thjeshtë si ajo që mund të ofrojë FSHF­ja, shkruan Panorama.

Përgjigja e De Biazit ishte diplomatike dhe me nota humori, por gjithsesi “pickuese”. “Mos më thuaj që ju këtë pyetje e menduat bashkë me presidentin Duka?”, pyeti De Biazi. Padyshim që ky episod kaloi me shaka dhe të qeshura, mirëpo ngacmimi i Ramës me De Biazin mund të ketë një bazë.

Mos ndoshta FSHF­ja ka nisur llogaritë? Botërori 2018 duket i paarritshëm, ndaj edhe FSHF­ja, nëse ndjek këtë logjikë, nuk ka përse t’i ofrojë një kontratë të majme një trajneri që do të punojë për 3 vjet për një kualifikim thuajse të pamundur. Por nga ana tjetër FSHF­ja kërkon ta mbajë De Biazin, por me pak para dhe ndoshta në valle mund të jetë futur përsëri kryeministri, që herën e parë qetësoi palët.

5 komente në “Rama fërkohet me De Biasin, diskuton kontratën e tij”

  1. eklipso says:

    Po ky ç’do tek pisllëqet e FSHF-së?
    Pse ha mut kot?

  2. A says:

    MAFIOZEVE, POLITIKANEVE dhe PUSHTETAREVE SHQIPETAR, ju erresohen syte dhe mendja nga fitoria e tjereve. Sepse kuptohet fitoret kane edhe shperblimin e duhur financiar, te cilin nuk duan ta japin, sepse PARAT, SHPERBLIMET, PRIVILEGJET i duan te gjitha per vehte si ganstera dhe vagabonda qe jane. Prandaj, nuk duan asnje shqiptar por edhe te huaj kur ben te njohur popullin, kombin dhe shtetin shqiptar ne arenen Ballkanike, Rajonale, Evropiane dhe Boterore.
    Ne kete rast jane preverset aktual si EDI RAMA dhe ARMANO DUKA qe duan pune vullnetare, pa para. Kurse tek biznesi i vogel, tek dyqani i vogel i lagjes nuk lejohet qe gruaja te punoje vullnetarisht tek i shoqi, djali tek babaj dhe e kunderta.
    EDI RAMA je copa e derdimenit dhe e maskarait, qe prej kohesh nuk i hyne kujt ne pune dhe se shpejti do te hjedhim ne koshin e plehrave se bashku me veze te prishura. Tung.

  3. lartegjatesia e tij edvin vet rama says:

    Tradite shqiptare.
    Kalova lumin te dhjefsha kalin.
    Mender rama nuk eshte me i mire se duka.
    Dy mendere ne nje dere

  4. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

    Ha Ha Ha !
    Deri tani e lavderuan dhe e ngriten ne qiell De Biazin , propozuan ti merrnin pashaporten per ta mbajtur , ndersa tani filluan te diskutojne per kontraten.

    Z.Kryeminister mbani fjalen , De biazin e duam ketu se per momentin eshte trajneri ” Special One”. Deri tani kete titull e kishte Murinjo , por ai tani ka rene nga kali dhe kete titull e mori De biazi.

    Rama duhet te beje te pamunduren ta mbaje De Biazin, sepse perndryshe skuadra te medha boterore si p.sh Emiratet e Bashkuara Arabe do na e marrin dhe ku te gjejme trajner ne pastaj !

  5. sokol says:

    De Biasi nuk eshte budalla.Tani qe emri i tij mori fame per kualifikimin e shqiperise do kerkoje shume me teper se cmerr tani.Koha e futbollit te Enver Hoxhes me flete lavderimi ka ikur.Tani shteti shqiptar duhet ti therresi mendjes do beje kontrate afatgjate me te ardhmen e futbollit shqiptar apo do ecim me breke te grisura si gjithmone.mendimi im eshte se duhet ta mbajme me cdo kusht…eshte investim afatgjate…per te ardhmen e futbollit shqiptar ashtu si inevestojme per stadiumet etj….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje