Pjesa më e madhe e futbollistëve vazhdojnë të qëndrojnë në botën e këtij sporti edhe pasi “varin këpucët” në gozhdë. Trajnerë, menaxherë, drejtues dhe presidentë, por ka edhe nga ata që kanë ndryshuar profesion në jetë dhe kanë qenë sërish të suksesshëm…
Taribo West (predikues)
Thënia: “Isha më i mirë se Costacurta dhe Maldini, por Zaccheroni aktivizonte vetëm ata. Në vitin 2000, luajta shumë mirë në Kupën e Afrikës, por dikush te Milan më tha se Maldini kishte një lloj mbrojtje “hyjnore” dhe nuk mund të lihej në stol. E dinte edhe Moratti. Kjo që më la pa fjalë.”
Vinnie Jones (aktor)
Thënia: “Ai mund të krijojë një sherr edhe në një dhomë boshe, pa njerëz!”
Tim Wiese (mundës – keçist)
Thënia: “Nuk e vura se çfarë po ndodhte. Më duhet të falënderoj Fabio Cannavaro që filloi të ulërinte Puma, Puma, Puma. Pashë topin dhe e godita. Vetëm kështu mund t’i shënoja Wiese.”
Gianni Comandini (DJ muzikë)
Thënia: “Në një pikë nuk u ndjeva më mirë dhe kështu vendosa t’i përshëndes të gjithë, të marrë një çantë shpine dhe të udhëtojë nëpër botë. Shkova në Brazil për gjashtë muaj, pastaj në Kosta Rikë, Meksikë, Zelandë të Re, Australi dhe Sri Lanka. U dashurova me tavolinën e sërfit dhe me muzikën. Me atë nuk ka rregulla, nuk ka detyrime.”
George Weah (deputet)
Thënia: “E mora topin në zonën time, e pashë që ishte shumë larg portës kundërshtare, por mendova të sulmoj dhe i thashë vetes tani do të nisem të bëj gol. Ndoshta ai ndaj Veronës ishte një gol i çmendur, por gjithçka është shumë mirë edhe kështu”
Marcelo Salas (kultivues boronicash)
Thënia: “5 maji ishte lumturi e plotë. Dhomat e zhveshjes ishin më mirë se një karnavale…”
Pietro Paolo Virdis (pronar lokalesh)
Thënia: “Më kujtohet kur dolëm nga hoteli, për të shkuar në stadium. Dy krahë gjigant të mbushur me turma njerëzish. Brenda, stadiumi ishte plot. E pabesueshme, ishte kupa e parë për Milan pas shumë kohësh.”
Juan Antonio (muzikant)
Thënia: “Dua të dëfrehem kështu, larg futbollit, sepse dy punë nuk bëhen mirë njëkohësisht. Më mjafton një mikrofon për të qenë i lumtur.”
Cuauhtémoc Blanco (politikan)
Thënia: “Dua vetëm që t’i thoni atij (Noe Zarate) që jam futbollisti më i mirë në Meksikë. Eshtë shumë e thjeshtë. Nuk më pëlqen të flas. Do t’i poshtëroj në fushën e lojës ashtu siç poshtërova Hector Lopez. Do ta bëj një ”El Clasico”.”
Carlo Nervo (kryetar komune)
Thënia: “Shkoj te Bolonja. Dita e parë e stërvitjes. Gabova një lëvizje dhe Ulivieri më pa duke më sfiduar dhe më tha: Po ti ke luajtur ndonjëherë futboll?”