Shqipëria në Europian, Sacchi: Një mrekulli e De Biasit dhe djemve të kombëtares

7 Nëntor 2015, 15:41Sport TEMA

Pasi ka marrë pjesë në prezantimin e librit të ish-këshilltarit të kryeministrit britanik Alister Campbell një ditë më parë, një nga teknicienët më të famshëm italian Arrigo Sacchi, ka zhvilluar një takim me të gjithë trajnerët e përfaqësueseve shqiptare.

Të pranishëm kanë qenë nga trajneri i përfaqësueses A, Gianni de Biazi, tek Red Jupi i përfaqësueses U21 dhe të gjithë trajnerët e tjerë të moshave më të vogla apo edhe të përfaqësueseve të femrave.

Në përfundim të takimit, Arrigo Sacchi nuk mund të mos largohej pa një koment për kualifikimin historik të Shqipërisë në Europian dhe për faktin që kuqezinjtë do të përballen me Italinë në eliminatoret e Botërorit.

“Përfaqësuesja e Shqipërisë ka bërë një arritje shumë të madhe dhe nuk duhet harruar që nga këndvështrimi i futbollit përfaqësuesja juaj konsiderohet si një skuadër e fashës së dytë. Pra, mund të themi është një mrekulli që ka bërë De Biazi dhe këta djem. Sa i përket finaleve të Europianit mund të them që skuadra duhet të jetë e qetë, të mos ketë objektiva pasi të gjithë e dinë që duhet të japin maksimumin e tyre. Sa i përket faktit që do të jemi në një grup për eliminatorët e Botërorit shpresoj që të fitojë Italia edhe pse nuk do të jetë e thjeshtë”, tha Sacchi.

5 komente në “Shqipëria në Europian, Sacchi: Një mrekulli e De Biasit dhe djemve të kombëtares”

  1. roberto says:

    Me kete ITALI qe keni sot,o Sacchi,cunat tane e rrahin si GAMORI N’DUHON!!!

  2. Zeqo Kallami says:

    Jo, gabim. Merita eshte e imja, se une fryva syte ul ne kolltuk duke pa TV.

  3. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

    Po mire o Sachi , meqe ky De biazi arriti qe nje skuader te “fashes se dyte” sic e quan ti , ta kualifikoje ne evropian , I bie qe nje skuader te fashes se pare si Italia ta nxjerre kampion.

    Pse nuk e merrni De Biazin te drejtoje Italine ?
    Meqe ne nuk ia mbushim dot xhepat , ju nuk duhet te lini t’ju shpetoje nga duart nje trajner si Ganiu.

    Merreni shpejt se ua rrembeu Emiratet e Bashkuara Arabe !

    1. Thomaidha says:

      Qysh the ti re liku,qysh the,aman?
      Te marrin De Biasin???
      Sipas teje qy De Biasi na kualifikoi ne apo Duka??
      Kush e zgjodhi De Biasin?
      Po Duka kush tjeter!
      Kush ia dha paret qe te bridhte neper Europe?
      Po Duka kush tjeter!
      Kush i paguante rrogat e stafit te De Biasit,mjekeve,masazhatoreve,pastruesve te wc-vw nw FSHF,kush prenotonte avionet,hotelet etj per Kombetaren??
      Po Duka e kush tjeter!!
      Epo ne se qy De Biasi nuk do zgjidhej nga Duka ,doemos qe nuk do dinte se ku ndodhej Shqiperia!
      Pra te gjitha meritat jane te Dukes!
      I bie,qe Italia ka me shume nevoje per Duken se sa per De Biasin!!!
      Pa le sikur te merrnin si zv.trainet Bushin dhe specialist servil ate Red Jupin,me siguri Italia del KAMPION BOTE!!!
      Po per gazetare sportive,keni gje nevoje ju italianet?
      Jo,po deshet kemi edhe ca komentatore sportive ne radio Tirana,si psh.ai i Lacit,Krujes apo Fushe Krujes,qe ka nje ze si….VER LLAPA!!!
      Kush eshte Ver Llapa do thoni ju!!
      Heeeee!
      Veri Llapa eshte nje kengetar Opere,qe tani merret me biznes ne UZINEN ELEKTRONIKE TE 21 DHJETORIT!
      Eshte edhe HIPNOTIZUES,se sa nxjerr LLAPEN,qe e ka 30 cm te gjate,njerezit i japin duke qeshur nga 1 euro e me shume!
      Ne dite mbledh rreth 1 mije euro!!!
      Besoj se keni nevoje edhe per kete person qe bashke me Duken bejne nje CIFT FITUESISH!!!
      Lereni De Biasin se ai kaq e kishte takatin!

  4. Ardiani kosove says:

    E vertet shumica e lojtarve te kombtares luajn ne liga e dyte evropiane.!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje