Sandro Mazzola, një prej titullarëve të formacionit të Helenio Herrerës, ka bërë një rrëfim tronditës për mediat italiane.
Ai tha se Herrera i drogonte lojtarët e tij para çdo ndeshje.
Disa vite më parë, vëllai i Sandro Mazzolës, Ferrucio, bëri një deklaratë të tillë por Sandro e mohoi.
Por dy vjet pas vdekjes së vëllati Sandro rrëfehet.
“Para çdo ndeshje na jepnin nga një pilulë të bardhë që nuk e dija çfarë ishte. Na e jepnin me kafen duke thënë se ishte një vitaminë. Kur disa futbollistë filluan të mos ta pinin më, trajneri Herrera ua treti në kafe duke ua dhënë me zor. Unë nisa të kem probleme shëndetësore dhe marrje mendsh. Takova mjekun tim. Ai më tha se duhet të bëja 6 muaj pushi. Trupi im kishte marrë një sasi të madhe amfetamine. Isha droguar”, rrëfen Mazzola.
Interi i Helenio Herrerës u shpal dy herë kampion në Champions League, por mesa duket me ndihmën e amfetaminës.
Pompimi me substancat e ndaluara per te stimuluar rendimentin fizik e mendor te gares ,i ka zanafillat e saj mbas mbarimit te LIB dhe lulezoj ne fillim e LIIB , me pompimin e ushtrise hitleriane me drog pafund etj etj etj ,tradita e se ciles i zhvillua me tej ne Sport Art Muzik Politik e kudo
Egzaktesisht sic thote dhe komentuesi i mesiperm .
Te mos harrojme dhe sukseset e Atleteve apo notareve te DDR PER 20 VITE TE CILAT U SHUAN PAS PERFUNDIMIT TE LUFTES SE FTOHTE .
Helenio Herrera ,megjithate ishte nje trajner i madh dhe kishte ne skuader yje te medhenj sikur Suarezin ,Mazolen Faccetin ,Sartrin ,Burgnicin,Tagnin ,Guarnerin ,Corson e te tjere .
Ai ishte INTERI me i madh i te gjtha koherave dhe per ironi te faktit edhe pse jam JUVENTIN me duhet qe ta pranoj se ky INTER i asaj kohe e coi ITALINE ne finale me BRAZILIN ne 1970 ku 2 vite me pare kishte mare dhe KAMPIONATIN EUROPIAN pas atyre finalve dramatike me JUGOSLLAVINE e DRAGAN DZAICIT !
artikull pa lidhje… te jepet origjina e lajmit…
Sandro Mazzola ka dhene interviste dhe ka thene per vitet e magjishme ne periudhen e Herreras…