De Biasi zyrtarizon listën për miqësoret me Kosovën dhe Gjeorgjinë

9 Nëntor 2015, 11:55Sport TEMA

Trajneri italian i kombëtares së Shqipërisë në futboll ka prezantuar këtë të hënë edhe listën e të grumbulluarve për dy miqësoret e radhës të kuqezinjve, që do të zhvillohet këtë muaj me Kosovën, në Prishtinë, dhe më pas me Gjeorgjinë, në Tiranë.

Për herë të parë, Giovanni De Biasi ka grumbulluar në kombëtaren kuqezi Rei Manaj, sulmues që aktivizohet me Interin, si dhe mbrojtësin Frederik Veseli, 22-vjeçar që aktivizohet në radhët e Luganos në Zvicër.

Në listën e të grumbulluarve bie në sy mungesa e mesfushorit Kukeli dhe në dyshim është Abrashi, i pari për arsye dëmtimi ndërsa i dyti për arsye shëndetësore. Ndërkohë, në pikëpyetje është edhe kapiteni Lorik Cana, i cili pritet të kryejë një vizitë mjekësorë, përpara se të shihet nëse do të jetë gati apo jo duke nisur nga dita e nesërme.

Të martën do t’i bashkohen ekipit gjithashtu edhe Balaj dhe Roshi, dy lojtarë që luajnë me ekipe kroate.

Ja lista e plotë e të grumbulluarve:

Në portë: Etrit Berisha, Alban Hoxha, Orgest Shehi

Në mbrojtje: Ansi Agolli, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Lorik Cana, Berat Djimshiti, Elseid Hysaj, Frederik Veseli, Andi Lila.

Në mesfushë: Amir Rrahmani, Amir Abrashi, Migjen Basha, Sabien Lilaj, Ledian Memushaj, Taulant Xhaka, Herolind Shala, Odise Roshi, Emir Lenjani.

Në sulm: Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Shkëlzen Gashi, Armando Sadiku, Rei Manaj.

10 komente në “De Biasi zyrtarizon listën për miqësoret me Kosovën dhe Gjeorgjinë”

  1. shqiponja says:

    KU e ke Kaçen o inatçi TRAJNER per kapriçot e tua mos na largo lojtaret nga komtarja O legen se ti neser kris bythen dhe iken, po ne kemi gjithmon nevoj per mesfushor si Kaçe,jam thjesht vetem nje tifoz i vertet per ekipin ton te zemres KUQ E ZI.

    1. Fieraku usa says:

      Fuck you me gjith kacen
      Te mesohen te gjith qe vec talenti te kene dhe disipline
      Te gjithe jane te zevendesueshem

    1. florenc says:

      kace eshte i vrare

  2. Sander Frangaj.. says:

    Q…robt..!!!

  3. DORI says:

    PO KACE…….??????????????????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  4. Leo says:

    Ansi Katastrofe Agolli perseri ne liste.

  5. Jamarab Malltezi says:

    Po Kaçe? Po Meha?

  6. shqiponja says:

    o FJERAK Ofshatar ke shku ne amerik ke mesuar anglisht, ati fak jus gjei vendin idjot mos e perdor vend e pa vend majmun,ky trajner legen plus qe kaçen po e anekson por dhe ALBAN MEHEN nuk e therret fare mban lenjanin e ka fiksim po na largon lojtaret ky palaço trajner,i hipen pordhet e morem komentator futbolli e bem trajner tani filloj ti bej cirk lojtarve.

  7. verriu says:

    ma merr mendja kosova do na Mund , ka lojtar Cilsor qe luajn ne kampijonate te gjermanis , Anglis pershembull Celina esht nje Supertalent , ja disa nga Ta ! Halimi dhe Perdedaj nga Frankfurt , Paqarada , Sandhausen , Alushi Hamburg Berisha ne Fürt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje