VIDEO/Rooney godet wrestlerin në një ndeshje të WWE

10 Nëntor 2015, 13:39Sport TEMA

Wayne Rooney ka hedhur në tapet Wade Barrett në një ndeshje WWE mbrëmjen e djeshme. Kapiteni i Manchester United dhe Anglisë ka goditur me shuplakë Barret pasi është thirrur nga wrestleri buzë ringut. Pamjet tregojnë Wayne Rooneyn që del nga truma dhe i jep një goditje me të djathtën yllit të WWE në stadiumin “Manchester Arena”.

Situata është “ndezur” nga Barret, i cili ka marrë mikrofonin dhe ka filluar të provokojë Rooney, duke i thënë të pranishmëve se: “Në këtë ring janë dy burra që mund të përshkruhen si kampionë. Gjë që nuk nuk mund të thuhet për Wayne Rooney dhe Manchester United”. Barret, i cili është 2 metra i gjatë, i ka thënë turmës se po mendonte ta ftonte Rooneyn, i cili ishte bashkë me djalin e tij, në ring, por shtoi: “Nuk do të më pëlqente që djali yt të shihte babanë e tij të dështonte. Edhe pse e shikon këtë gjë sa herë që futesh në një fushë futbolli”.

Sulmuesi i United, pas këtyre fjalëve, është ngritur në këmbë dhe i është afruar ringut, duke thënë: “Hajde atëherë”. Goditja e Rooney ndaj wrestlerit është pritur me brohoritje nga 20,000 të pranishmit. Barrett, 35 vjeç, emri i vërtetë i të cilit është Stuart Benett, e ka nisur karrierën e tij si boksier para se të kalonte te WWE, duke u bërë një nga sportistët më të famshëm të kësaj disipline./Telesport

3 komente në “VIDEO/Rooney godet wrestlerin në një ndeshje të WWE”

  1. enter''" says:

    Atehere: Fillojme te shkruajme kunder idiotesive qe shkruani:

    1) Ne sale ishin te pranishem 14000 veta. Arena e Manchesterit nuk mban 20000 veta.
    2) Rooney nuk ka dale nga turma por ka qene ne rradhen e pare me bileten qe I takonte.
    3) Besoj se ju e dini qe gjithcka ne kete sport eshte teater apo jo?

    ? ? ?

    1. 90 says:

      Dhe në shqip i thonë: keç!

    2. Tarrasi says:

      Tambeshtes kesaj rradhe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje