“Tifozat Kuq e Zi” konfirmojnë mospjesemarrjen në ndeshjen Kosovë-Shqipëri

10 Nëntor 2015, 15:28Sport TEMA

Grupimi i “Tifozave Kuq e Zi” kanë konfirmuar mospjemarrjen e tyre në ndeshjen miqësore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërsië qe do te luhet me date 13 nentor.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, tifozat shprehen se ata përkrahin vetëm një kombëtare dhe përfaqësojnë një Flamur.

Tifozat shkruajne se kauza e tyre eshte vetem perkrahja ndaj perfdaqesues kuqezi dhe skuadrave shqipatare ne europe.

Gjithashtu “TKZ” shkruan se do të jetë në Prishtinë për të festuar, por jo në stadium por ne shesh./f.b

Postimi i “Tifozave Kuq e Zi”

Të nderuar Tifoza Kuq e Zi,

Këtë të premte, Kampionët tanë, zhvillojnë ndeshjen e parë pas kualifikimit historik në Kampionatin Evropian “France 2016”, në shtëpinë e tyre të dytë, AUTOKTONE, në Prishtinë. Ndeshja do të jetë e karakterit festiv, ndaj një grupimi tjetër të futbollistëve shqiptarë.

Që nga themelimi, një ndër misionet bazë te Tifozave Kuq e Zi ka qenë që Shqiptaret, edhe pse te ndarë në disa shtete, të kenë vetëm një Kombëtare, dhe të përfaqësojnë vetëm një Flamur. Ne vazhdojmë të besojmë në kauzën tonë, dhe për këtë arsye, të Premten nuk do te jemi prezent si grupim ne Stadionin e Prishtinës, por që sigurisht qe do te jemi prezent në Prishtinë për festën e madhe. Që nga themelimi dhe deri me sot, ne kemi përkrahur vetëm Kombëtaren Shqiptare dhe skuadrat shqiptare ne Evrope. Por asnjëherë të vetme nuk kemi qenë në tribuna, kur në fushë kanë qenë dy skuadra me futbollistë shqiptarë. Dhe me gjithë dëshirën që të festojmë, nuk do të mundemi te jemi aty.

Tifozat Kuq e Zi i bëjnë thirrje te gjithë Shqiptareve në Kosovë, të shfrytëzojnë praninë e Kombëtares ne Prishtinë, dhe të festojnë në numër sa më të madh. Edhe ne si grupim, do te jemi të pranishëm ne Prishtinë, dhe do te festojmë gjithë se bashku ketë arritje historike te Kombëtares tonë.

Për fund, Tifozat Kuq e Zi vazhdojnë te besojnë se sot, me shumë se kurrë, janë krijuar kushte që të kemi vetëm një Kombëtare. Ne vazhdojmë te përkrahim ekipet shqiptare të gjitha trevave që do të luajnë ne arenën ndërkombëtare dhe te mos mbesin te izoluar. Sidoqoftë, ne përfaqësimin si Komb, duhet të jemi një dhe vetëm një.

Kombëtarja që e kemi tani, është shembulli më i mirë i bashkimit, dhe suksesit.

Gëzuar Shqiptarë! Gëzuar Shqipëri Etnike!

Tifozat Kuq e Zi

37 komente në ““Tifozat Kuq e Zi” konfirmojnë mospjesemarrjen në ndeshjen Kosovë-Shqipëri”

  1. enter''" says:

    Can cate derrasat me te tilla traplliqe.

    Tifoza leshi

    1. Babi enter says:

      Ke te drejte biri im. Tifoz i vertete eshte ai qe te therr kur feston per skuadren tende sic ndodhi ne Krete. Po mami si ka qene?? Te fala te mi besh.

      1. Andi says:

        TKZ IA FUTE PORDHES KOT KESAJ HERE
        CUNAT PO SHKOJNE NE PRISHTINE PER TE FESTUAR JO PER POLITIKE
        MOS NGATERRONI POLITIKEN ME FUTBOLLIN

    2. feniks says:

      Te dashur Tifoze Kuq e Zi!
      Ju keni dhene kontribut te PACMUAR per Kombetaren e Shqiperise ne arritjen historike te kualifikimit ne Finalet e France 2016!
      Kombetarja e tanishme me TRAINERIN E SHQUAR DE BIASI eshte nje MONUMENT I GJALLE QE DUHET TE RUHET NGA TE GJITHE SHQIPTARET KUDO JANE NEPER BOTE!
      Vetem ZILIA dhe keqdashja mund ta shkaterrojne kete MONUMENT SPORTIV te pa pare kurre ne histori!
      Ju keni marre nje vendim te mos hyni ne stadium per te pare ndeshjen,por ketu ju keshilloj se keni gjykuar jo drejt!
      Kjo i ndihmon percarjes se shqiptareve,zilise se vellait per sukseset e velklait tjeter,ndaj ju keshilloj ta rishikoni vendimin!
      Luhet nje ndeshje miqesore midis shqiptareve e jo per ta mundur apo poshteruar njeri tjetrin!
      Eshte gati njelloj sic luajti Shqiperia me Zvicren ku 50% jane shqiptare!!!
      Duhet menduar per te ardhmen!
      Sa me e forte dhe me e sukseseshme te jete Shqiperia,aq me e forte do behet edhe Kosova!
      Bashkepunimi midis 2 federatave duhet te jete vellazeror dhe te ngrihet ne nivele sa me te larta!
      Ka ardhur koha qe te ngrihet NJE AKADEMI E PERBASHKET FUTBOLLI,sic ka qene dikur ne Shqiperi,qe nxorri talente te medha qe mbushen Kombetaren e Shqiperise!
      Kombi shqiptar e ka GENIN te mrekullueshem per t’u dalluar ne BOTE per futboll,prandaj per kete duhet menduar e jo per lufte mediatike se “SHQIPERIA PO NA MERR LOJTARET!!!
      Shqiperia ka mbi 70 vjet qe merr pjese ne te gjitha kompeticionet Nderkombetare dhe ka pervoje ne kete drejtim!
      Kur bejne dasem 2 vellezer,te gjithe kushurinjte duhet te marrin pjese ne VALLE dhe te urojne ciftin per martesen!
      Keshilla ime eshte prap:
      -RISHIKOJENI VENDIMIN PER TE MIREN E FUTBOLLIT DHE DASHURISE E RESPEKTIN NDAJ NJERI TJETRIT!!!

  2. Asim Semani says:

    Nje ide e shkelqyer e ketij grupimi me nje sharm te papare patriotik. Edhe une bashkohem te festoj me gjithe shqiptaret per suksesin e kombetares Kuq e ZI.

    1. Tirons says:

      Tifozat Kuq e Zi kesaj rradhe jane treguar shume te vegjel dhe inatcore. Plisat u treguan tamam burra dhe patriote se e stolisen Prishtinen kuq e zi qe te bejne kombetaren dhe tifozet tane te ndihen te mikpritur.
      Tifozat Kuq e Zi: qe ta dini ju, kosovaret jane edhe me patriote se ne nga Shqiperia. Mos u perzini pa vend me punet e Kosoves se e dijne ata me mire se ne se si eshte situata atje. Kur te krijohen kushtet do behet bashkimi, por deri atehere detyra jone (e Shqiperise) eshte t’i perkrahim fuqimisht. Nese ata e gjykojne se eshte me mire te krijohet Kosova si shtet, ne duhet ta respektojme dhe ta perkrahim kete shtet dhe kete kombetare. Te nderojme flamurin e tyre dhe hymnin e tyre dhe te perkrahim edhe kombetaren e tyre se edhe ata shqiptare jane!

      Tifozet Kuq e Zi e kane per detyre ta nderojne Kosoven dhe kosovaret qe po punojne aq shume te ndertojne shtet dhe institucionet. TKZ e kane per detyre te jene atje ne Prishtine bashke me tifozet e tjere shqiptare te Kosoves dhe te kontribojne qe ky manifestim vellazeror te shkoje sa me mire.

      Ju them edhe nje here. Mos fusni hundet kot ne punet e Kosoves. Kosova ka 2 milion shqiptare qe neper shekuj kane ditur ti dalin zot edhe Kosoves edhe shqiptarise. Ata gjithmone kane ditur te bashkohen ne te mire te kombit. Mos i eksportoni xhelozite dhe rrumpallen tone nga Shqiperia ne Kosove. Ne mund te japim mendimet tona por asnjehere te imponojme ose te bejme veprime te tilla kategorike.

  3. AGRON says:

    Enter, Trap je ti pasi ata kane shume te drejte !! Nje komb nje kombetare , nje shtet , nje flamur , nje hymn ! Por sic duket kjo nuk te pelqen dhe ben nje koment prej injoranti.
    Tung

    1. enter''" says:

      Nuk jemi nje komb, nuk jemi as nje kombetare, jemi dy shtete te ndryshme. Nese nuk e kuptoni, bjerini murit me koke

      1. Realisti says:

        Edhe une pajtohem me Enter.Tani kemi nje realitet te ri,kemi dy shtete dhe dy kombetare.Kjo nuk prish pune fare,do shkojme drejte bashkimit,por kur te vie koha e duhur.Animi duhet te jete korekt dhe vellazerore,pa asnje incident,por te stimulohen te dy skuadrat, cunat dhe talentet tane qe do na kenaqin ne KE”Franca 2016″.Edhe ne kete takim miqesore do i tregojme botes se jemi civilizues dhe na takon te marrim pjese ne UEFA dhe FIFA.Uroj dhe shpresoj se do shofim loje te niveleve boterore dhe te kenaqen te gjithe futbolldashesit.Ata qe do prishin atmosferen sportive do konsiderohen antishqiptare dhe do jene pergjegjes para drejtesise.Besoj se Policia e Kosoves nuk do e nenvleresoj sigurine e ketij takimi te mirepritur.Meqe kjo eshte ndeshje ndereshteterore,ne stadium do valviten flamujte kuq e zi dhe ai verdh-blu me gjashte yje.

        1. Devoll Vardari - Gostivari says:

          Ti që i jep të drejtë ENTERIT!

          Përse e përmend ahere togfjalëshin “do të jenë antishqiptare”, mbasi qenkemi 2 e 2.
          Kush përfshihet në atributin e përbashkët “antishqiptare”,mbase qenka një realitet i ri!!!
          Kështu, me mendësitë tuaja, do bëhemi copë e grima kombëtare.
          NJË KOMBËTARE – NJË SHQIPËRI FUTBOLLI.
          Nuk është vullneti ynë, fuqitë që narrinë mbi kokë na detyrojnë të miratojmë koncepte artificiale krahinore si – kombëtare mish i egër – “kosovare”:

      2. lexues says:

        Jemi dy shtete por nje komb. Ata e ndiejne veten shqiptare dhe festojne per kombetaren shqiptare, jo per kombetaren e Shqiperise (ku shumica jane kosovare). ti nuk mund t’jua imponosh kosovareve se çfare jane, çdo njeri e zgjedh vete identitetin e vet (nuk me intereson yti). Nqs nuk e kupton bjeri murit me koke sa te kesh takat.

        1. enter''" says:

          Si mund te jemi nje komb kur Kosova e identifikon veten me Arabine dhe Turqine?????

          1. Papa Jani pe Korçe says:

            Ti je bithekir i omonias, ske komb. Ketu flitet per shqiptare.
            Ade malaka…. Gamisou

          2. Realiteti says:

            Jo enter”””,e ke gabim,kosovaret e identifikojne veten si dardan te shtetit te ri te Kosoves multietnike.Ashtu eshte vendos pasi clirimi i saje eshte bere edhe me ndihmen e miqve tane nderkombetare.Shteti i posaformuar nuk e ka ndermend te hap fronte te reja konfliktesh,kur dihet se agjenturat pro sllave mezi presin kete.Dardanet e Dardanise se lashte,s’kane asgje te perbashket me arabet,turqit,ortodokset etj.Ata kane gen dardano-ilir dhe shteti eshte laik,kurse besimet jane te lira per te gjithe.Pra te premten,ne Prishtine,luajne dy reprezentacione te dy shteteve te ndryshme dhe me flamuj shteterore te ndryshem te njohur nga bota e civilizuar demokratike.Uroj qe ti tregojme botes futboll te cilesise se larte dhe pa asnje incident te pakendshem.

  4. THUAJ SHQIP says:

    RESPEKT dhe Bashkohem me Tifozat KUQ-ZI ka vetem nje KOMBETARE SHQIPETARE

  5. aleko says:

    Shume bukur e kane ,nuk mund te kete dy kombetare me shqipetare.Kejo sjelle percarje,bravo tifizat Kuq E Zi!..

  6. artani says:

    ju lutem neqoftese jeni persona te stresuar dhe keni probleme mos ofendoni kesaj i thon me e hek stresin na vetja me ja fut atij tieterit .ju lutem comente te behen per zgjidhje problemi jo me heq stresin nga vetja me ofenduar tj tjeret.

  7. alex says:

    Ate qe se bene politika le ta beje populli.BRAVO,TIFOZET KUQ E ZI u lumte ,keni perkrahjen e shumices se shqiptareve te vertete.

  8. Fadili, Malesi e Madhe says:

    Te vetequajturit “tifoze kuqezi”nuk jane asgje tjeter, veçse TURPI i Shqiperise. Ata jane nje grupim militantesh partiake, pa asnje lidhje me futbollin. Kete e treguan edhe ne festimet e kualifikimit ne Tirane. Tani u mbetet vetem te zgjedhin K. Spahiun ne krye te ketij “grupimi”. I bejne nder futbolliT,nese shihen sa me radhe ne stadiume, kur lozin djemte tane KUQEZI.

  9. Adi says:

    Boni more njehere njerz futboolli ne vendet e zhvilluara percillet me qetesi

  10. evgjitngrenesi says:

    ju lumte! jeni shqiptare te vertete! ne stadium le te shkoje lubonja nga shqiperia dhe halil matoshi nga kosova. i ftuar nderi vucic. kjo eshte ndeshje tendecioze e organizuar nga sorrosistet te cilet me cdo kusht duan te afirmojne tezen e ”kombit” artificial kosovar. kosova eshte thjesht nje krahina shqiptare qe duhet ti bashkohet trungut kombetar. asnje njeri ne stadium. le ta kuptojne debilat se shqiptaret nuk mund te manipulohen pergjithmone. edhe nje here bravo kuq e zinjve! te ndjekin shembullin e tyre te gjithe shqiptaret. kush shkon ne ate ndeshje eshte pa gjak shqiptar.

  11. emigrati says:

    vendim i drejte .pershendetje TKZ

  12. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

    Mire bejne qe nuk shkojne.
    Kjo miqesore nuk ka asnje kuptim.
    Me mire te kishin bere ndonje feste ne shesh dhe kaq.
    Shqiperia nuk duhet ti harxhoje datat e lira per te bere ndeshje te pavlera.
    Apo tani qe jemi ne evropian , kaq donim nuk na behet vone se si do te paraqitemi.

    Megjithese s’kane faj. E kush skuader cilesore do te luaje miqesore me ne ? Te gjitha e dine se si u kualifikuam ne evropian : 3 pike nga gjykata , dhe 3 pike me shpenzimet tona kunder kukullave ne Armeni.
    Edhe skuadrat e njohura evropiane nuk duan te humbin kohe duke luajtur me ne.

    1. Realisti says:

      Ti Liku karameli,nese don shko,por mos percaje dhe dezinformo tifozet e vertete.Kosova dardane eshte cliruar edhe me ndihmen e nderkombetareve,andaj edhe eshte realisht shteti me i ri multietnik i Europes.Nuk kemi ndermend te hapim luftera te reja tani per tani,mjaft kemi derdhur gjak.Gjerat e mira vijne ngadal.Te gjithe te premten ne stadiumin e Prishtines se Fadil Vokrrit,Maradonit kosovar,me flamuj:Kuq e zi dhe Blu verdhe me gjashte yje.Kjo do jete feste e vertete,ne shenje mirenjohjeje te Kombetares shqiptare per kualifikimin e saje ne KE “Franca 2016”.Ne kete takim miqesore do i japim botes vetem komente te mira civilizuese.Sigurimi ne stadium duhet te jete ne shkallen me te larte te organizimit.

  13. katarakti says:

    Asnjeri te mos shkoje ne ate ndeshje. Edhe sikur te jete falas. E bejne ata qe duan qe ta shohin Shqiperine dhe Kosoven jo vetem te ndare, por mundesisht ne kontradikte me njera tjetren. Jane ata te “Shallit” te ngordhur qe e donte Kosoven te barazlarguar nga Beogradi dhe Tirana. Pra vinte shenjen e barazimit midis Serbise dhe Shqiperise. Cana duhet tu beje thirrje shokeve te vet te kombetares qe te mos marrin pjese ne kete ndeshje. As me Kosoven, as me Shqiperine. Pse ky muti, trajneri i Kosoves dhe te tjeret si ai, nuk kerkojne nje kampionat futbolli mbarekombetar, ku Prizreni te ndeshet me Vloren, Peja me Shkodren, Tirana me Prishtinen etj . Se keshtu afrohet bashkimi kombetar. Por fqinjet e Shqiperise nuk e duan kete bashkim, njelloj si Rusia, Kina, etj etj. Por ka edhe shqiptare te Kosoves dhe te Shqiperise qe jane kunder bashkimit! Ata ose jane truthare, ose jane tradhtare! Te zgjedhin.

    1. erti says:

      Ti katarakti i sheh gjerat sic shohin femijet akulloret!
      Shqiperia dhe Kosova kane mbi 100 vjet te ndara ne te gjitha drejtimet si nga gjuha,arsimi,kultura,zhillimi,mentaliteti,feja etj,etj!!!
      Ne i hoqem fete per 30 vjet,ndersa ju i keni FONDAMENTALISTET me tone!
      Ne shqiptaret krijuam Ushtrine Antifashiste Nacional-Clirimtare qe luftoi kunder pushtuesve duke e rreshtuar Shqiperine ne Koalicionin Fitues Boteror Anglo-Sovjeto-Amerikan,ndersa ju kosovaret krijuat DIVIZIONIN NAZIST “SCANDERBEG”, qe ju rreshtoi tek HUMBESIT E LUFTES SE DYTE BOTERORE,ne Boshtin Rome-Berlin-Tokio!
      Megjithese Ushtria Partizane Shqiptare luftoi per mbi 1 vit per Clirimin e te gjitha trojeve shqiptare ne ish Jugosllavi ku dhane jeten 650 deshmore te atdheut,ndersa ju jo vetem nuk keni nderuar kete AKT MADHOR VELLAZEROR,por beni politiken TITISTE,duke e quajtur Ushtrine Clirimtare Partizane si bashkepuntore me titiste!
      Megjithese PARTIZANET shqiptare ndihmuan qe edhe ne Kosove te krijoheshin Brigadat Partizane,qe luftuan HEROIKISHT Nper clirimin e saj bashkke me partizanet shqiptare,ju ne ASNJE RAST,pas shpalljes se Pavaresise,NUK E KENI ZENE ME GOJE KETE EPOPE TE LAVDISHME,qe percaktoi fatin e Kosoves te marre statusin e KRAHINES AUTONOME,gje qe ishte VENDIMTARE edhe ne fitimin e Pavaresise se sotme si ish KRAHINE jo pjese perberese e Serbise!
      Por sot ne Kosove ligjin e bejne pikerisht kelyshet e atyre qe bashkepunuan me pushtuesit,ndaj ju kosovaret KURRE NUKI DUHET TE BASHKOHENI ME NE NE NJE SHTET,sepse vetem TRAZIRA DHE LUFTE CIVILE DO TE KETE!!!
      Ju edhe sot diskutoni se kush eshte me i mire ne fusha te ndryshme ,duke theksuar edhe Prishtinen si nKryeqytet te ardhshem te Shqiperise madhe!!!
      HARROJENI kosovare SHQIPERINE E MADHE!!!
      Kjo eshte nje skenar i ARMIQVE TE SHQIPERISE qe duan t’i shohin shqiptaret ne lufte kunder njeri tjetrit!!
      Ju kosovaret e keni te theksuar UNIN kokeshkemb!
      Ju thoni:TE BEHET SIC THEMI NE”!!!
      Epo kjo nuk eshte pak per te mos qene nen nje “CATI” me ju!
      Ju zhvilloni Kosoven,ne Shqiperine dhe kaq mjafton!
      Te tjerat jane AVENTURA ME RREZIK TE MADH!
      Se fundi:
      Treguesi me i mire qe tregon se ne kurre nuk duhet te bashkohemi eshte fakti qe ju detyruat te ARRATISET NGA KOSOVA NE SHQIPERI,NJERIUN ME TE MADH SHQIPTAR TE KOHES SE SOTME REXHEP QOSJA!
      Kur nuk doi Rexhep Qosjen e MADH,perse do na doni ne???
      Kuptohet :PER SHERRE!!!

      1. Etniku says:

        Ti erti,flet sipas mesimeve te partise se xhaxhit,ati tradhetari qe,ne bashkepunim dhe ndihmen e cetnikve dhe partizanve vrastare jugosllav,c’farosen kosovaret(Tragjedia e Tivarit,mbi 4000 kosovare te vrare) si dhe masakruan dhe shperngulen per ne Turqi me miera sish.Keta partizan kriminel lane Kosoven nen sundimin e eger te Rankoviqit dhe Titos,te cileve me vone u ndane edhe dekorata per punen e ndyer qe bene gjate gjenocidit te LNC-es .Per kete,ne tani themi gjithnje:Rrofte per jete e mot ideologjia e atdhetareve te vertete,Xhafer Deva,Rexhep Mitrovica dhe “Divizioni Skanderbeg”.

      2. Devoll Vardari - Gostivari says:

        ERTI, je “gjeni” i prapështisë. Eja e ma ndaj fjalën shqipe – kryebashkiak, udhë, rrugë, tru, gjak dhe sistemin sintaksor etj.
        Eja i m´i ndaj ritet pagane shqiptare, epikën shqiptare, mënurën e jetesës morale, psikike (zemërohemi, gëzohemi për suksesin e kombëtares SHQIPËRI, turpërohemi kur nuk kemi mundësi ta presim mikun sipas koncepteve tona, më ndaj nga farefisi im në Peshkopi e një krah në Korcë e Gostivar.
        Mbyllni gojën, ju përcarësit kombëtarë!
        NJË KOMBËTARE – NJË SHQIPËRI, së paku, FUTBOLLI…

      3. Devoll Vardari - Gostivari says:

        ERTI, ti je shpirti i SERBISË shoveniste (ka edhe SERBI realiste, miqësore). Ti je pinjoll i tradhëtisë së quajtur BUJAN, nip i Miladinit, i Dusanit, i Stojicit, i Rankovicit, i Cubrilovicit, i Milloshivicit, i Mladicit, i kasapëve të shumtë serbë.
        Ti mod u mbaj për pronar të cungimeve territoriale dhe shpirtërore të shqiptarëve; mos tento ta bësh asgjë gjenocidin serb mbi ne, or Debil!
        A nuk more pak mësim nga ndeshja e Beogradit ku CANA, me shokë, “kosovari” për ty, ndërsa zemërluanët SHQIPTARË për ne miliona shqiptarët nacionalistë ose “nacionalistë”.
        Shko e jeto në Moskë, or shpirtëtredhur!

        1. Tirons says:

          Ca lesh Erti, ky eshte Turkofagos dhe 2-3 spiune greke qe paguhen gjithe diten qe te shkruajne ketu me 20 emra te ndryshem. Kam dyshim biles se kjo gazete eshte vete e paguar nga greket. Nuk ka mundesi te kete kaq komente pro-greke dhe anti-shqiptare. Gazete e poshter.

    2. Realiteti says:

      Kete ndeshje miqesore e organizon FIFA dhe s’ka mundesi qe te behet ndryshe,e sidomos nga ato agjentura te huaja:ISIS,UDBA,Kisha shovene serbe etj.qe deshirojne te destabilizojne Kosoven dhe mbare Ballkanin.Te gjithe ata qe bejne ekcese,gjate keti takimi, duhet te ndiqen penalisht dhe te futen ne biruc.

    3. Devoll Vardari - Gostivari says:

      KATARAKTI të përshëndes përzemërsisht.
      Ide e shkëlqyer: Kampionat kombëtar nga Saranda, Struga, Gostivari, Shkupi, Presheva, Mitrovica – si sinorë anësorë dhe qytetet e brendshme shqiptare, brenda kufijve administrativ politikë – “Kosovë” dhe SHQIPËRI.
      NJË KOMBËTARE një SHQIPËRI.

  14. Diu says:

    Ju te tifoza jeni brezi i patetinave dhe nuk ka si te keni tru ne koke pervec kesaj jeni dhe shume RRK…!

  15. Tironci says:

    Bravo Tifozet Kuq e Zi.
    Jemi nje Komb dhe jo si disa ketu qe thone jemi dy shtete.
    Keto shtete i formuan armiqte tane qe na ndane per se gjalli.
    Cunat e Kombetares dhe Tifozet Kuq e Zi kane filluar te realizojne amanetin e te pareve tane.
    Kombtarja te luaj dhe te luaj mire, le te jete kjo si nje ndeshje kontrolli per formen e cunave te kombtares , por edhe te atyre cunave qe do luajne me fanellen e Kosoves.
    Por duhet te jete e qarte se te gjithe lojtaret ne fushe jane Shqiptar.
    Le te pellcasi serbi dhe motra e serbit.
    Rrofte Kombi Shqiptar.
    Serbi te qifsha ty dhe motren tate.

  16. zamo says:

    Kjo loje nuk duhet here.ne jemi nje komb nje komtare

  17. Edi says:

    Fillon me nje ndeshje miqesore.. me vone Kosova me te drejtat e veta cfare do beje???
    Nje kombetare me vete???
    e dini qe do vije nje dite qe do lozin njera kundra tjetres per ndonje kualifikim???
    si do ja bojm???
    per ke do bejme tifosllik???

    (KJO ESHTE FRIKA PRA) JO VETEM SE TRAJTOHET PER KET NESHJE..

    TKZ E BOJNE MIRE QE PERGATISIN TERRENIN PER TE PASSUR NJE BASHKIM DHE JO NJE PERCARJE MES TIFOZAVE (DHE ME VONE MES LOJTAREVE)

    NJE KOSOVAR S’ESHTE TJETER VECSE NJE SHQIPTAR
    DUHET TE BEHE PATJETER NJE MARREVESHJE MIDIS DY FEDERATAVE SHQIPTARE DHE KOSOVARE,(DHE PSE JO ATYRE MAQEDONASE DHE MALAZEZE) PER TE DHENE MUNDESINE QE EKIPET SHQIPETARE NE CDO VEND TE BALLAKANIT TE BEJNE NJE KAMPIONAT TE PERBASHKET.. DHE VETENM KJO NA SJELL NE NJE KOMBETARE PER TE GJITHE SHQIPETARET E BALLAKANIT…
    NUK ESHTE E VESHTIRE (VETEM DUHET TE BEJME CMOS QE TJA KERKOJME UEFAS) EDHE PSE DUHET PRIT AKOMA QE KOSOVA TE NJIFET TAMAN..

    per shqmbull me malin e zi dhe maqedonine mund te fillojne kerkesat per skuadrat shqiptare qe te lozin ne te njejtin kampionat me ne..

    Ekuptoj qe per disa eshte vetem nje ndeshje!!!
    por per cfare duhet?
    kush eshte me i fort?
    apo ka ndonje qe don ti percaj?

    tifozat kuq e zi (dhe jo vetmit)… nuk duhet te hyjne ne stadium..
    per ke do behet tifosllik?

    ose ta publikojn si neshje mes cunave te nje lagjjeje per gallat perndryshe si ndeshje ska kuptim..

    KOMBETARIA KOSOVARE kunder KOMBETARES SHQIPETARE

    SHUME KEQ (SA KOMBESI KEMI)?
    PRA: pergatisim terrenin dhe presim sa te njihet Kosova..

    DUHET TE JEMI SI GJERMANIA (me dy gjermanite e bashkume)

    1 KOMB, 1 KOMBETARE, 1 KAMPIONAT PER GJITHE BALLKANIN SHQIPETAR..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje