Mediat Italiane për Manajn: Goli rekord dhe historia e rrallë

14 Nëntor 2015, 11:31Sport TEMA

Debutim me Kombëtaren, gol i realizuar për t’i dhënë Shqipërisë avantazhin e përkohshëm, rekord i shënuar dhe aktivizimi në një ndeshje historike si kjo e sotmja ndaj Kosovës, nuk janë gjithçka që Rey Manaj ka arritur ditën e stome. Sulmuesi i talentuar shqiptar, që aktivizohet me skuadrën e Interit në Seria A, ka bërë për vete sot gjithashtu titullin kryesor të sportives italiane“Gazzeta Dello Sport”.

“Gol rekord i Manaj në debutimin e tij. Futet në lojë dhe shënon pas 12 sekondash. Pas vetëm një muaji nga polemikat me De Biasin, interisti debuton me përfaqësuesen dhe realizon golin e tij të parë, pikërisht në prekjen e parë të topit duke sigluar edhe avantazhin e përkohshëm 0-1 të Shqipërisë ndaj Kosovës”, pikërisht kështu e ka etiketuar gjigandja sportive italiane arritjen e Manaj.

“Gazzeta.it” shkon edhe përtej, teksa suksesin e sotëm të sulmuesit të talentuar e lidh ngushtësisht me disa data të tjera historike në karrierën e futbollistit kuqezi që luan me Interin. “Askush nuk mund të thyejë rekordin e tij. Një historik i vogël i Manaj që e bën edhe më të bukur këtë event të fundit është pikërisht fakti që dy vite më parë luante me të rinjtë e Samdorias, një vit më parë me Cremonese në Lega Pro, ndërsa vetëm një muaj më parë sulmonte trajnerin e Kombëtares Gianni De Biasi, duke e konsideruar si gënjeshtar në “Facebook”, pasi kishte keqinterpretuar një intervistë të tijën. Sot sulmuesi 18-vjeçar i Interit, të cilit Mancini i rezervoi hapësira në dy ndeshje në Seria A, pikërisht ndaj Atalantas dhe Sampdorias, veshi për të parën herë bluzën e Kombëtares së Shqipërisë, duke e nderuar me gol në derbin ndaj Kosovës”, rikujton “Gazzeta.it”.

“Goli – Manaj u fut në lojë në minutën e 10’ të pjesës së dytë, vrapoi drejt zonës kundërshtare dhe vetëm 12 sekonda më pas, festonte me duart lart golin e shënuar me kokë, pas një goditje dënimi nga e djathta. Në Prishtinë përfundoi 2-2, që për ironi të fatit, edhe golat e tjerë u shënuan nga debutuesit me përfaqësueset. Por, askush prej tyre nuk mund të krenohet apo të pretendojë të parakalojë golin record të Rey-it, i cili shënoi pikërisht me prekjen e parë të topit”, të tillë e ka cilësuar “Gazzeta.it” golin e Manaj.

“Polemikat dhe paqja – Data 13 nëntor 2015 do të jetë aq e rëndësishme për Manaj, sa që do ta shënojë në calendar. Krejt ndryshe rezulton të ishte 13 tetori, kur rrezikoi rëndë, teksa akuzoi trajnerin De Biasi: “Nuk është e vërtetë që i kam dërguar mesazhe, duke e vënë nën presion: unë nuk i lëpihem dhe nuk e shes zemrën”. Vetëm nëntë ditë më vonë, Manaj ishte për drekë në Milano me De Biasin dhe zëvendësin e tij Tramezzani. Paqje e arritur, grumbullim i mundësuar. Tashmë erdhi goli rekord. Bashkë me atë edhe ëndrra: Të marrë pjesë në kualifikimin e parë dhe historic të Shqipërisë në Europian, verën e ardhshme”, rikthen në memorje “Gazzeta.it” polemikat e një muaji më parë mes Manaj dhe De Biasi./Telesport

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje