Alban Bushi rikthehet në Prishtinë si menaxher i Kombëtares, ndërsa në miqësoren e 6 shtatorit të vitit 2002 ka qenë në fushë në fitoren 1-0 ndaj Kosovës.
Goli i vetëm ka lindur nga këmbët e ish-sulmuesit, por për ta shtyrë drejt rrjetës ka menduar një tjetër, pikërisht mbrojtësi i Kosovës së asaj kohe, Arsim Abazi, i cili shkaktoi autogol duke e devijuar topin pas goditjes së “Lokut”.
Dje, para nisjes për në Kosovë, Bushi rrëfeu ekskluzivisht për “Panorama Sport” detaje të pathëna nga miqësorja e 13 viteve më parë në stadiumin e Prishtinës.
“Edhe pse është një ndeshje vëllazërore dhe duhet që të respektojmë njëri-tjetrin, në fund të fundit ne do të kërkojmë të fitojmë ndaj Kosovës. Pavarësisht se rezultati është në plan të dytë, sepse nuk marrim pikë dhe mbetet thjesht një miqësore, përsëri duhet të luajmë për triumf.
Lojtarët që do të provohen kanë një test të rëndësishëm për të bindur stafin, pavarësisht se përballë do të kenë vëllezërit e tyre. Duhet të kuptojmë se Shqipëria ka pak ndeshje testuese në dispozicion, kështu që duhet dhënë maksimumi në prag të Europianit.
Kujtoj shpesh një episod gjatë grumbullimit një ditë para ndeshjes në Prishtinë në vitin 2002. Më kapi një dhimbje e paparë e dhëmballës në orën 12 të natës.
Nuk dija se çfarë të bëja, por bashkë me Lorik Canën kemi lëvizur me makinë në Prishtinë për të gjetur urgjentisht një dentist. Duke qenë se Loriku kishte shumë të njohur në Prishtinë, arritëm të shkonim te klinika e dikujt dhe u mjekova. Mbaj mendje që ajo ishte ndeshja e parë e Canës dhe sigurisht bëhet fjalë për një djalë”.
Nuk na plasi [email protected] as per ty as per Canen