I lumtur që ndodhet në Prishtinë për miqësoren me Kosovën shprehet edhe kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana. Ai tha se ndeshja e sotme është festive. Megjithatë, edhe Cana mendon se përballja me Kosovën është test i mirë për disa lojtarë. Loriku ka folur edhe për futbollistët që kanë vendosur të luajnë për kombëtaren kuqezi dhe për të tjerët, që mbrojnë ngjyrat e përfaqësues së Kosovës. Sipas 32-vjeçarit, është e drejtë e çdo lojtari të vendosë se për kë do të luajë, por ai mendon se elita e futbollit shqiptar duhet të përfaqësohet me ngjyrat kuqezi.
“Në momentin kur do të vazhdojnë të jenë dy përfaqësuese, por shpresoj se dita e bashkimit do të vijë shumë shpejt, deri në atë moment unë jam i bindur se të dy përfaqësueset do të jenë të suksesshme, sepse ka shumë lojtarë që po dalin, e mandej e kemi në dorë që të bëjmë edhe një rrugë drejt bashkimit të sportit, që mund të jetë ndoshta edhe një ligë e përbashkët”, – ka theksuar Cana.
Lojtari i FC Nantes në Francë është i bindur se shumë shpjet shqiptarët do ta kenë vetëm një kombëtare, – njofton “Kosova Press”. “Trajneri ka thënë se qëllimi është për t’u kualifikuar në Europian. Shumë pak kemi besuar, por ne kemi punuar dhe e kemi arritur këtë objektiv historik për shqiptarët. Unë jam i bindur se, gjithashtu, do të vijë dita që prapë të jemi të bashkuar dhe mund ta kemi më të vërtetë vetëm një kombëtare. Shpresojmë se do të punojmë që të vijë sa më shpejt kjo ditë dhe kemi fatin e kemi në duart tone. Unë besoj se kjo është fitorja më e madhe”, – ka shtuar Cana.
Ikona e kombëtares shqiptare, më të mbërritur në “Emerald”, ku janë vendosur të dyja kombëtaret, tha se është i lumtur që do të zbresë në stadiumin e Prishtinës. Sipas tij, ky stadium është i lidhur me të dhe familjen e tij, sepse babai, Agim Cana, ka qenë lojtar i Prishtinës. “Në një vend dhe në një stadium me një histori të ngushtë, ku unë kam debutuar dhe ku babai im ka qenë pjesë e këtij stadium, natyrisht që ke emocione. Plus, vijmë këtu në një moment kur kombëtarja jonë ka arritur një sukses të madh dhe i ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët, me kualifikimin në Europian, – ka nënvizuar më tej Loriku. – Pritja ka qenë shumë e mirë, çdo person që kemi takuar, çdo makinë, na kanë përshëndetur. Të gjithë njerëzit, si dhe “Plisat”, me të vërtetë na kanë bërë një pritje fantastike”.
Lorik Cana është përgjigjur në një pyetje se çfarë mendon për futbollistët që kanë zgjedhur Kosovën në vend të kombëtares shqiptare: “Ndihem krenar që kam kontribuar që të gjithë shqiptarët të mblidhen dhe të krijojnë një kombëtare. Në të kaluarën, Shqipëria nuk kishte kombëtare, por një përfaqësuese, dhe aty nuk kanë pasur mundësi të luajnë shumë shqiptarë të shkëlqyer si Vokrri e të tjerë. Nuk mund të flas për të tjerët, jam i fokusuar në Europian.” Në fund, ai ka lëshuar edhe një paralajmërim të papritur, kur ka thënë se pas finaleve të “Euro 2016” do të ulet e të bisedojë me familjen e vet, por edhe me trajnerin De Biazi, nëse do të vazhdojë me kombëtaren shqiptare apo do të “pensionohet”./Telesport
Bravo Lorik. Eshte e vertete se nuk do te jete e larget dita qe te kemi nje kombetare. Sot na duhet nje Shqiperi e forte ne te gjithe drejtimet sepse keshtu ndihmojme edhe te ardhmen e Kosoves
Ne boteror tash!
Foli edhe ky bythe kuqi i gjakoves. Esht ba teper i pa bajtun ky lorik kocia.
Laje gojen para se te flasesh per Lorikun