Fitoren nuk ua solla unë!

14 Nëntor 2015, 20:20Sport TEMA

Nga Xhani De Biazi*

Disa ditë më parë, Kryeministri Rama na ftoi në një panel diskutimi mbi librin e një strategjisti të shquar britanik, Alastair Campbell. Libri përpiqej të kuptonte pikat e përbashkëta të fituesve në sport, në politikë, dhe biznes. Edhe në këtë ceremoni ka nga këto grupe individësh, rrjedhimisht, unë duhet të zgjedh mesazhe të përshtatshme jo vetëm për futbollistë.

Zgjodha t’i referohem mesazheve të një figure të madhe të historisë sonë, të Mesjetës evropiane, Skënderbeut. Ai ishte ushtarak, dmth merrej dhe me politikë dhe me sport, madje e quanin Atlet të Krishtit. Si italo-shqiptar, e gjej kudo: në Romë, në sheshin “Albania”; në presidencë; në Këshillin e Ministrave; në Europa League me Korçën. Edhe këtu pas supeve tanë. Pra, nuk mund t’i shpëtojmë atij.

Siç thuhet në disa filma që kanë referenca të vërteta, edhe unë them të mos më merrni mua për Skënderbeun. Ai qëndron këtu pas nesh, i mermertë, në histori-ne jemi tokësorë. Zgjodha t’i përgjigjem diskutimeve se kush ka meritë në fitore, në kualifikim, me një citim të Skënderbeut. Ai, i ardhur nga Turqia, ku pati studiuar, iu përgjigj kështu turmave që brohorisnin pas fitores:

fitoren nuk e solla unë,

lirinë nuk e solla unë, por e gjeta këtu, mes jush.

Edhe unë, edhe ne në federatë, fitoren e gjetëm në frymën e kombit shqiptar,

në talentin e tij, në brezat e tij të rinj dhe premtues, në zërin e kombit të bashkuar.

Kombi i bashkuar!! kemi këtu para nesh, kemi në kombëtare, lojtarët nga vise të ndryshme të copëtuara ku jetojnë shqiptarët. Kombëtarja u bë simbol i bashkimit të ri, në një epokë globale. Kështu që unë i referohem përsëri fjalëve të urta të heroit tonë, Skënderbeut, para vdekjes. Ai ftoi udhëheqësit e fiseve, ashtu si presidenti Duka dhe kryeministri Rama kanë ftuar në këtë sallë udhëheqësit e komuniteteve të ndryshëm. Me shembullin e tufës së shkopinjve për t’u thyer, ai u tha atyre:

në qoftë se ju qëndroni të bashkuar,ju do jeni të pathyeshëm!

Pra, edhe unë, (duke mos qenë Skënderbeu, dhe sigurisht as duke vdekur), ju drejtohem juve, lojtarë, politikanë, njerëz të biznesit:

qëndroni të bashkuar për të mirën e këtij kombi, të këtij ekipi!

U drejtohem lojtarëve, që duke ndenjur të bashkuar kanë formuar një ekip nga më premtuesit në futbollin evropian:

qëndroni të bashkuar, sepse kështu do të fitoni çdo betejë!

Faleminderit që më bëtë të gjej fitoren mes jush, dhe që jeni mbledhur për të mirën e përbashkët, zërin e kombit të bashkuar, të Shqipërisë së Madhe.

*Fjala e mbajtur me rastin e ceremonisë festive të FSHF-së

19 komente në “Fitoren nuk ua solla unë!”

  1. Vladimir says:

    Xhani, je i madh! Faleminderit nga zemra!

    1. tan_tironci says:

      Ky rob, te boj krenar me qene shqiptar.
      Gianni de Bias si for president.

    2. TKZ says:

      XHANI JE I MADH SIDOMOS KUR FALENDEROVE EDHE ZOTIN DUKA PER PUNEN DHE NDIHMEN QE TE KA DHENE NE CDO HAP

    3. l'ala says:

      Kushtrimi te jete edhe per turkofagon .Thuprat kur bashkohen nuk ka mujt me i thy kerkùshi Frañca na pret ne konpeticion pse te mos shohim nje ender me te madhe me kupen e Aladinit e kete ta ngre Cana.

  2. kushtrimi says:

    I madh je Giani.

  3. Lelegu says:

    Te duam shume, mister! Na ke ndihmuar si asnje trajner tjeter! Faleminderit!!

  4. Fane Mirdite says:

    I dha krenari ketij kombi do ta kemi borgj gjith jeten .

  5. meckojati says:

    Ju kini nje emer shume domethenes, qe per ne Shqiptaret Xhani ne i themi femijve tane i themi femijve tane xhani babit, apo kujdo tjeter qe e duam me shpirt dhe kur na therasin ne ate qe e duam me zemer i pergjigjemi urdhero xhan. Pra dhe ju si trainer i futbollit tone je bere ashtu si e ke dhe emrin Xhan,une te uroj shendet te plote se bashku me familjen tuj simpatike dhe pac suksese te me tejshme. Ju falederoj.

  6. 01 vlora says:

    Faleminderit Giani per gjithcka qe ke bere per kombin tone,Ju jeni specialist por dhe nje njeri shume i mire respekte.

  7. Arber says:

    Jo fitoren nuk e sollet ju De Biasi por Redi Jupi, Alban Bushi Fatbardh Jera dhe Duka.
    Keta te tre te parafundit kane vendosur te humbin integritetin personal dhe te behen vegla qorre te Dukes.
    TURP

  8. na says:

    Eshte stili i Edi Rames(Ne mos e paste shkruar vete Edi Rama)

  9. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

    Nuk jane per gojen tende fjalet e Skenderbeut , o Gani !

    – Skenderbeu luftoi per lirine e Shqiperise , por per 25 vjet rresht u be mburoje edhe per gjithe Evropen ( perfshire edhe Italine e paraardhesve te tu ) duke zmbrapsur turqit.
    Kurse ti dhe “kontributin” tend me pak se modest , ne nje loje futbolli , pune qejfi domethene.

    – Skenderbeu nuk bleu asnje beteje por e fitoi me mund , megjithese per nga forcat ishte inferior ndaj turqve. Ndersa skuadra jote e vulosi “kualifikimin” me nje shfaqje ne teatrin e kukullave ne Armeni.

    – Skenderbeu I fitoi betejat e tij me sulme dhe mbrojtje. Kurse ti e drejtove skuadren shqiptare drejt nje loje te merzitshme , me autobuzin te parkuar para porte dhe me shpresen tek ndonje gol fati. Po , ke te drejte qe skuadra jone ka te ardhme , por duhet nje trajner I guximshem qe ta orinetoje drejt nje loje Sulm+Mbrojtje , sepse ky quhet futboll. Ty te pelqen vetem mbrojtja. Ne kete edicion te eleminatoreve , golashenuesi me I mire I Shqiperise ishte Gjykata e CAS me 3 gola !!!!!!

    -Skenderbeu e ka treguar veten ne beteja delikate qe duheshin fituar patjeter ( kujtoni rrethimet e Krujes ) , ndersa ti e tregove veten si nje trajner amator ne betejat me Portugaline dhe Serbine ku skuadra jone humbi ne menyre identike pas minutes se 90.

    Kam nje propozim per ty Gani :
    Para 2 ditesh Italia jote humbi nje miqesore 1-3 me Belgjiken duke treguar nje forme te dobet. Me mire shko jep kontributin ne Itali dhe po ke guxim nxirre kampion Europe.
    ….. por sigurisht po te thirren italianet. Po s’te thirren , sic e ke thene edhe vete po te presin krahapur ne Emiratet e Bashkuara Arabe. Atje po e fute skuadren ne boteror , sheiket te mbulojne me para se I kane me grushte ata.

    1. Dru me pre says:

      palle,,,,po car palle se

      sa per debat,ti je kokrra e ,,arit

      1. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

        Ate te fundit qe ke permendur , mere dhe fute ne pjesen tende te fundshpines.

  10. Toni says:

    Dukesh qe je fisnik

  11. tepelenasi says:

    Sa fjale te mençura,sa fjale zemre; ç’fjale qe duhet t’i degjoje çdo shqiptar qe ka vesh shqiptarie e jo njerez pa vesh. Jo vetem te sportit,si ata çapaçulet,mbas arritjes se FITORES SE MADHE,kualifikimit per ne eurpian-2016,por te gjithe ne,te gjithe,te gjithe,pa perjashtim.Nuk po them per politiken e politikanet se ata nuk kane vesh te degjojne e mesojne nga ky njeri,(me te vertet qenka edhe njeri i madh,ne mendje)te mesojne, jo te duartrokasin mbasi e ka arritur FITOREN E MADHE.Ajo eshte merite e tij. Ta themi me plote gojen te gjithe,ta thoshte edhe Duka. Te mos ndersente klyshet e pa moral te tij,qe ai te merrte merita aspak te merituara.Bravissimo,GIANNI! (Abazi)

  12. Ardi Mamurrzaku says:

    Eshte me shqiptar DE BIASI se berisha,duka,edi rama…etj
    Citova 3 me antishqiptaret qe buk duan tja dine per shqiprine dhe hallet e shqiptarve,dhe jo me te flasim per bashkimin e shqiptarve…?!!!!!!

  13. Zeri says:

    Per ideal t’Partise ky flet me Zerin e Popullit!!!!!!!!!!!!!!!

  14. lartegjatesia e tij edvin vet rama says:

    Ti je skenderbeu i futbollit tone.

    Kur te largohesh kombetarja do bjere si shqiperia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje