Kosovë-Shqipëri, ja sa kushtoi një ndeshje e patransmetuar

14 Nëntor 2015, 12:07Sport TEMA

Nga Ramadan Bigza

Ndeshjen midis Kosovës dhe Shqipërisë, që u luajt dje në Prishtinë, nuk e transmetuan as Televizioni Shqiptar (TVSH) dhe as Televizioni i Kosovës (RTK). Bëhet fjalë për një transmetim në valë satelitore, ku shtetasit shqiptarë, që jetojnë jashtë vendit, të kenë të drejtë ta shikojnë. Dhe televizionet publike e kanë për detyrë ta bëjnë këtë, aq më shumë kur bashkatdhetarët që janë jashtë vendit janë edhe taksapagues të rregullt të këtij televizioni.

Por, fatkeqësisht, atyre nuk iu krijua kjo mundësi. Shkak për këtë është abuzimi me të ardhurat. Përpara parave që fitojnë, nuk bën përshtypje asgjë. Ka ligj, por nuk ka shtet, forcën e të cilit e kanë marrë privatët. Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës zbuloi gjithçka në një intervistë për RTK-në. Kur u pyet se përse kosovarët që janë jashtë nuk e shikuan ndeshjen,.ai tha se “Digitalb” nuk na e krijoi këtë mundësi, madje ai nuk lejoi që të shfrytëzonim as pamjet e tij.

Ndërkohë, ne, tha ai, nuk mund t’i thonim jo një oferte tunduese për transmetimin e kësaj ndeshjeje, për të cilën morëm 30 mijë euro. Këtë shumë e ka marrë Federata e Kosovës për një ndeshje, po Federata Shqiptare e Futbollit sa merr për të gjitha ndeshjet e kombëtares. Kësaj i thonë të bësh tregti me ndjenjat e njerëzve dhe me një prej prej vlerave më të mëdha që ka një vend, siç është kombëtarja./Telesport

23 komente në “Kosovë-Shqipëri, ja sa kushtoi një ndeshje e patransmetuar”

  1. demo says:

    Per cfare i mbledh taxat TVSH?

    1. Naim Frasheri says:

      Bojkotoni Futbollin Shqiptar, Kryetari i FSHF Armand Duka eshte kurva e sportit Shqiptar,i ndjekur nga Kurva e FFKosoves,Turp tju Vije.

  2. Asim Semani says:

    Të gjithë ata që janë implikuar për mostransmetimin e ndeshjes futbollit Kosovë-Shqipëri duhet të përgjigjen me dënim penal ose administrativ. Organet shtetërore kompetente duhet t’a hetojnë këtë rast të vjedhjes dhe talljes së shqiptarëve.

    1. Ilir Kaduku says:

      Ramadan!

      Ne rradhe te pare te perqafoj dhe ju uroj shendet ju dhe familjes tuaj te nderuar. Me te vertete ke kapur nje moment sinjifikativ. Keta drejtuesit e institucioneve shteterore ne Shqiperi ( FSHF, RTSH, dhe ne pergjithesi), pothuajse i kane privatizuar dhe po i perdorin thjesht si institucione biznesi dhe fitim prurese per xhepin e tyre. Cfare do i kushtonte FSHF – se dhe RTV Shqitar transmetimi i ndeshjes historike midis vellezerve ? Personalisht ky eshte nje turp kombetar dhe dikush duhet te pergjigjet per kete diskretitim qe shqiptaret i bejne njeri tjetrit.

      Perqafime,

      Ilir Kaduku

  3. kuq e zi says:

    takspaguesve emigrante nuk po i jepet e drejta e votes ju thoni e drejta e ndeshjes

    1. Old School Chap says:

      LOL.Bravo kuq e zi…..sikur nuk e dine shqiptaret qe ne krye te shtetit gjithmone kane pasur karabushe ashtu si ne Federate, nje mafjoz Duka.

      Duhet pare nese Federatat kane marre rushfet nga Serbia qe mos transmetohej ndeshja.Me shume folen Serbet per kete ndeshje se Shqiptaret, si shpjegohet?

  4. Liburn-ks says:

    Kombetarja eshte shenderrue ne prone private te Digitalb. Korrupsion korrupsion korrupsion.

    Edhe ne fanelen e kombetares ne vende se te shkruaj ALBANIA ” Ashtu si kan gjithe kombetaret e BOTES ” shkruan DIGITALB..” Ky eshte turpe kombetare. Dhe korrupsion i hapure nga sharlatani Duke & co.

    Duhet ber protesta mbare kombetare ne Prtishtin e Tirane te gjithe ne proteste kunder mafiozit Duke dhe Digitalb Mafia.

  5. Ervini says:

    Televizionet publike ne vendet e pa-korruptuara, te gjitha ndeshjet e kombëtares i transmetojnë “Free” edhe për diaspore e tyre. Futbollistet nga diaspora është mire me i bojkotua te dy reprezentacionet. Atehere le te kënaqen Televizionet “Mafioze” me ndeshjet e tyre!

  6. Kritizeri says:

    Ndesgja Kosove-Digitalb nuk u transmetua as ne Shqiperi e jo me ne diaspore.

  7. NjeQytetarOptimist says:

    Jam kuq e zi ohh hej ohh hej.. Jam nje mavri ohh hej ohh hej… Keshtu eshte kur sportin e merr peng televizjoni me 50 mije dollare kenge.. ohh hej ohh hej..

  8. Qiu qiu firifiu! says:

    Prandaj ju TURREN De Biasit pas KUASLIFIKIMIT se nuk e donte KLANI DUKA kete fitore,sepse nuk shiste dot ndeshjet dhe nuk merrte asnje qindarke nga lojtaret qe grumbulloheshin!!!
    DUKA ,KY ARMIK I FUTBOLLIT SHQIPTAR duhet shporrur nga FSHF!

  9. real says:

    Kot qe emrin Kombetares nuk ja veme Digitalb. Po nuk keni pare gje akoma. Do e shikoni ne Euro 2016 ca ka per te punuar Duka & Digitalb

  10. Klodi says:

    Po shume mire kane ber, te fitoj dhe njeher federata e futbollit e Kosoves ca lek, se si do organizohet kampionati ne Kosove, kombetarja e Kosoves, etj… Keto gjera cuna behen me lek, jo me llafe as me sharje Facebook-u. Madje une do te thosha se per Shqiperine ne shenje nderimi per cfare kane bere lojtaret me origjine nga Kosova por edhe per solidaritet duhet te kontribuojme me te pakten gjysmen e vleres per te bere nje stadium modern ne Prishtine.

  11. dulla says:

    per cfare njerezish behet fjale……….?????????????shumperdorimesh,ku ne cdo kater vjet perdoren dhe po per kater vjet hidhen ne plehra?

  12. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

    Ky eshte nje turp.
    Digitalb e quan veten “Platforma e te gjithe Shqiptareve”
    Por edhe per 1 ndeshje qe nuk kishte asnje rendesi pervec festes se perbashket te shqiptareve , e transmetoi me pagese. Me kete tregoi se eshte nje platform kunder shqiptareve dhe I vetmi synim eshte te fitoje me cdo kusht , te nxjerre dhjam edhe nga pleshti.
    Turp !
    Turp !

    Dje u luajten shume miqesore ne Europe , dhe te gjitha ndeshjet jane dhene falas nga televizionet publike te atyre vendeve. Kurse shqiptaret duan ti rrjepin ne cdo gje.

  13. perkthyesi says:

    Deri sa do te presim qe te na transmetoje sportin mes dy pjeseve te Shqiperise ky TVSH? Pse e paguajme, apo qe te majmen vemjet dhe zullumqaret e ketij televizioni?

  14. Pipi says:

    Cfare mutin kerkojme ne? Vete donim ndryshimin e sistemit social… Donim kapitalizmin. Ja, ky eshte kapitalizmi… Duam te na mbroje shteti, te na jape shteti, te na argetoje shteti !!! Ja, pra ky eshte shteti qe kerkuam vete. Te fitoje kush te doje, te rroje kush te doje, te haje kush ta haje… Hajt, njatjetani o shoke…. Takohemi ne boten tjeter…

  15. Ambasadori says:

    Ku e ke burgun o Rama per ata qe shkelin ligjin, apo vetem per qytetaret se Dixhitalbi eshte i privilegjuar dhe se kapnim ligji.

  16. alma hoxha says:

    Shume e drejt.turp qe nuk u trasmetua ne televizionin kombetare

  17. SPURDHJAKU says:

    ASNJE NE STADIUN ………………….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  18. Fitim Sejdiu says:

    Ore pse lodheni kot me dixhitalba e dixhitalabaka. Mos blini me karta satelitore dhe kaq. Haram ti kene pagesat nga emigrantet kudo ne bote, qe kerkojne te degjojne pak Shqip. Fidhoni bojkotin qe tani, kudo qe jeni . Me respekt nga Londra pershendes te gjith emigrantet.

  19. Ardi Mamurrzaku says:

    FULLANI VODHI 1 MILIARDE LEK E SI NDODHI ASGJE.!!!
    E JO ME TE DISKUTOJME QE NUK TRASMETOHET NDESHJA PER SHQIPTARET.
    DUKA AKSIONER SUPERSPORT ESHTE NJERI I FUQISHEM,DHE ASKUSH S’MUND TA NDALE.
    NUK MUNDI BERISHA SI DIKTATOR QE ISHTE,DHE JO ME edi rama,QE S’ESHT GJE TJETER VECSE NJE GJEL QE KAKARIS.!!!

  20. NAIMI says:

    Ka qene nje organizim katastrofal bileta shume hapesira e vogel desh na u ngulfaten femijet. turp per Fadil Vokrrin e te gjithe mashtruseit tjere ne federaten e Kosoves qe vetem lekun shiqojne…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje