Në konferencën për shtyp përpara sfidës miqësore të ditës së hënë, mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, që do të luhet në “Qemal Stafa” në orën 20:00, trajneri italiano-shqiptar është shprehur se do të fokusohet në eksperimente të reja, përpara eventit më të rëndësishëm të vitit të ardhshëm, kampionatit europian që do të zhvillohet në Francë.
“Me Gjeorgjinë – është shprehur tekniku De Biasi, – do të kemi një ndeshje të veçantë, pas asaj festive të zhvilluar me Kosovën në Prishtinë. Ndaj gjeorgjianëve do të provojmë gjëra të reja, në mënyrë që të përcaktojmë disa gjëra të rëndësishme të vlefshme për Europianin e 2016-s. Në Francë, – siç e ka deklaruar edhe herë të tjera De Biasi është shprehur se – do të vijnë kryesisht ata që kanë kontribuuar në kualifikimin historik të Shqipërisë në atë Europian, ndërkohë që dyert e Kombëtares do të mbeten të hapura për cilindo që do të ‘shpërthejë’ papritur apo do të ketë një ecuri pozitive në vijimësi”.
Për mediat ka folur edhe Lorik Cana, i cili duket se nuk është shumë i fokusuar te Gjeorgjia, por mendjen e ka qysh tani te Europiani i Francës. Ai është shprehur se ky do të jetë eventi i parë dhe i fundit madhor që do të zhvillojë me Shqipërinë, pasi siç është shprehur “pas Europianit do të ulem e të vendos për të ardhmen”.
Kapiteni i kombëtares kuqezi është në moshën 32-vjeçare dhe me të gjitha gjasat mund të tërhiqet pas France 2016, por kjo mbetet për t’u parë, duke qenë se mundësitë janë që edhe të mund t’i zhvillojë kualifikueset për në Rusi 2018.
“Armiku ynë i vetëm në Francë do të jetë eksperienca e paktë e lojtarëve të përfaqësueses në kompeticione të tilla, siç do të jetë Europiani. Por, do të përpiqemi të japim maksimumin, pse jo edhe të surprizojmë, nëse do të na jepet mundësia”, ka thënë Cana.
Do te besh eksperimente ?
Patjeter , ne nje ndeshje me nje skuader inferiore De Biazi nxjerr anen e tij te guximshme qe asnjehere nuk e shfaqi ne eleminatore. Problemi eshte se keto eksperimente nuk do na vlejne ne Evropian sepse atje do te kemi skuadra me te mira se ne , dhe De Biazi do te khehet ne ate menyre loje qe e do me shume : Parking 90 minutesh para porte.
Keshtu qe me mire mendohu se si do ta parkosh autobuzin para portes sone ne evropian , ne menyre qe te mos hame gola jo vetem brenda 90 minuteshit por edhe ne shtese. Te pakten kete menyre loje qe te pelqen ta besh , beje deri ne fund derisa ti bjere arbitri bilbilit.
Po eshte miqesore mo. Normale qe do beje eksperimente se prandaj behen miqesoret. Mos e shaj kot Ganiun sepse eshte merite e tij cdo gje qe kemi arritur. Me e pakta ta falenderojme per disiplinen qe na ka mesuar si dhe sensin tejet realist. Eshte mbreselenes fakti qe lojtaret tane thone gjithmone “te jemi me kembe ne toke”. Kjo eshte merite e Ganiut komplet pasi ne shqipot, na pelqen apo jo, fluturojme pak me fshese ne mendere….
Po eshte miqesore , por ne miqesore skuadrat eksperimentojne skema qe do ti perdorin ne ndeshjet e verteta.
Nese eksperimenton skema sulmuese me nje skuader me te dobet , s’ke asnje shans ti perdoresh ne ndeshje me skuadra me te medha si ato qe do luajme ne evpropian.
Me beri pershtypje edhe pergjigja e De Biazit kur nje gazetar e pyeti : “Pse nuk bete ndonje miqesore me skuadra me te forta , si ato qe jane kualifikuar per ne Evropian?” Dhe De Biazi u pergjigj se skuadrat e forta nuk vijne te luajne me ne se kane frike se mos humbin”.Si mendon , kjo pergjigje ka lidhje me shprehjen ” Te rrime me kembe ne toke ?” apo eshte shenje “.. fluturimi me fshese” ?
Prandaj je trajner ti. Lere te bej punen e tij, humb apo fiton nuk na intereson.
Mua me intereson nese humb apo fiton , sepse trajneri paguhet dhe kerkon miliona euro nga FSHF , dhe keto jane leke te taksapaguesve. Nese per ty qenka njelloj nese humb apo fiton , atehere si trajner kombetare mund te caktohet ndonje vendas me 500 mije leke te vjetra ne muaj. Perseri mund te themi shprehjen tende “.. fiton apo humb nuk na intereson…” , por te pakten kursejme miliona.
kur te ikim ne botror kan me na rraf te gjithe un po shikoj skuadrat qe po kualifikohen tani lujane shum shpejt dhe saket kan me na rraf nga 6 me zero ne france ose skemi me marr nje pike duke u mbyll ne mbrojtje