Federata e Futbollit të Belgjikës ka bërë të ditur se ndeshja miqësore me Spanjën nuk do të zhvillohet.
Ndeshja miqësore e parashikuar për sot në mbrëmje është anuluar për shkak të frikës nga sulmet terroriste.
“Në konsultim me autoritetet përkate të përfaqësueses spanjolle, Federata e Belgjikës ka vendosur të anullojë takimin. Anulimi I ndeshjes ka ardhur për shkak të të kërcënimëve terroriste”, thuhet në njoftimin e federatës.