Masa të larta sigurie për Real-Barça, nën kontroll edhe paninet

17 Nëntor 2015, 16:50Sport TEMA

Sulmet terroriste që kanë tronditur Parisin rrezikojnë të përmbysin zakonet e gjithë Europës. Konfirmimi i radhës ka ardhur nga Madridi ku, të shtunën në mbrëmje, do të luhet super sfida Real-Barcelona. Ndeshja, të paktën për momentin, nuk është në rrezik shtyrjeje, por masat e sigurisë para dhe gjatë ndeshjes do të jenë të jashtëzakonshme.

Në fakt, një delegat i qeverisë spanjolle, Concepcion Dancausa, ka thënë për të përditshmen “AS” se: “Do të kontrollohen edhe paninet”. Kjo masë do të merret për shkak të precedentit që ka ndodhur me tifozët e Benfikës që, me rastin e ndeshjes së Championsit kundër Atletico Madrid, janë futur në “Vicente Calderon” me fishekzjarrë të fshehur në paninet që kishin marrë me vete.

Dancausa ka shpjeguar se: “Është rasti të ndjekim procedurën e zakonshme, por me më shumë kujdes. Kontrolli i tifozëve që do të futen dhe do të dalin nga stadiumi do të jetë më i detajuar”. Pikërisht për këtë arsye numri i policëve, që do të jenë në gatishmëri për “El Calsico”, mund të jetë mbi 1000, por për të garantuar sigurinë do të jetë i nevojshëm edhe bashkëpunimi i tifozëve.

“Të premten, në ‘Stade de France’, publiku ka dalë me qetësi nga stadiumi duke kënduar himnin francez. ka qenë një shembull që shpresoj të ndiqet edhe nga publiku që do të jetë i pranishëm në ‘Bernabeu’”, ka thënë Dancausa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje