Shorti i Euro 2016, zviceranet preferojnë Shqipërinë

19 Nëntor 2015, 15:23Sport TEMA

Zvicra ka gjysmën e futbollistëve të saj me origjinë shqiptare dhe ndoshta është kjo arsyeja se përse disa nga futbollistët e saj preferojnë pikërisht Shqipërinë në Grup në fazën finale të Euro 2016. E përditëshmja zvicerane Blick ka realizuar një sondazh me disa nga futbollistët e Përfaqësueses të drejtuar nga Vladimir Petkovic duke i pyetur se cilët kundërshtarë do të parapëlqenin në Grup, ku nuk kanë munguar preferencat edhe për Shqipërinë. Fabian Schar për shembull shprehet se një shortim me Shqipërinë do të ishte argëtues, ndërkohë që si kundërshtarë të tjetërë ka përzgjedhur Gjermaninë dhe Republikën Ceke.

Cuditërisht një preferencë identike për të njëjtat skuadra në Grup ka shprehur dhe Michael Lang, futbollist i Bazelit ku luajnë dhe futbollistët e Kombëtares Shqiptare, Shkëlzen Gashi, Taulant Xhaka,Naser Aliji dhe Albian Ajeti, vëllai i mbrojtësit kuqezi Arlind Ajeti. Vetë trajneri Petkovic është treguar më i kujdesëshëm duke u shprehur se është herët për t’ju përgjigjur një pyetje të tillë ndërkohë që ka shtuar se në dijeninë e tij Franca mikpritëse konsideron pikërisht Zvicrën si kundërshtarin më të lehtë nga vazoja e dytë. Në fakt një konstatim i tillë është mëse i drejtë pasi në vazon e dytë vec helvetëve bëjnë pjesë Italia, Rusia, Austria, Kroacia dhe Ukraina cka do të thotë se edhe për Shqipërinë Zvicra do të ishte një kundërshtar më i pranueshëm në Grup, pa përmendur këtu faktin se në rradhët e përfaqësueses së Petkovic bën pjesë një koloni e madhe shqiptarësh./ SS

2 komente në “Shorti i Euro 2016, zviceranet preferojnë Shqipërinë”

  1. Neorealizmi says:

    Shqiperia nr 1(ose Zvicra nr 2) takohet me Zvicren nr 1(ose Shqiperia nr 2)!

  2. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

    E preferojne sepse ia dine menyren e lojes dhe dobesite.

    – Shqiperia parkon autobuzin ne 90% te ndeshjes.
    – Ndonje lojtar qe te nxjerr nga situata nuk ka.
    – Ne minutat shtese peson gola shpesh dhe humb ndeshjet.
    – Kundersulmin e ka te dobet.
    – Trajnerin nuk e ka aq te afte sa te zgjidhe situatat , eshte mese modest. Mjaton te shikosh ndeshjet me Portugaline , Serbine ne eleminatore.
    – Per momentin eshte ende me kembe ne ajer sepse kujton se eshte skuader e madhe , por ra pertoke me Gjeorgjine .
    – Drone dhe gjykata te CAS qe ti japin pike nuk ka shans te kete ne Evropian.

    Sa per Zvicren , as nuk krahasohet fare. Shqiptaret qe luajne me Zvicren jane te gjithe 2 shkalle me lart se gjithe lojtaret tane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje