Policia në dhomën e hotelit të futbollistit të Romës, e mori për terrorist

19 Nëntor 2015, 15:22Sport TEMA

Mbrëmë gjeti në dhomën e tij policinë që po e priste e armatosur, e thërritur nga disa njerëz të pranishëm në hotelin “Radisson” të Anversës sepse ai konsiderohej një person potencialisht i rrezikshëm. Por në fakt, ishte thjesht futbollisti Radja Nainggolan!

Sipas asaj që ka bërë të ditur shtypi belg, pas anulimit të miqësores mes Belgjikës dhe Spanjës, Nainggolan shkoi në Anversë, qytetin e tij të lindjes, ku do të kalonte 24 orë me miqtë e tij përpara se të rikthehej te Roma në Itali. Për shkak të pamjes së tij, u ngatërrua me terroristët…

Aspekti i Nainggolan, pasi hyri në hotel me kapuç dhe i mbushur me tatuazhe, bëri që disa pushues të tjerë të thërrisnin policinë. Policët e mbërritur në vendngjarje e njohën menjëherë futbollistin, i kërkuan ndjesë për shqetësimin dhe bënë një fotografi me të, duke e mbyllur pa shumë zhurmë këtë ngatërresë.

Nëse nuk do të kishin ndodhur ngjarjet tragjike të Parisit, kjo do të ishte një histori qesharake, por faktikisht tregon se qytetarët e Europës Perëndimore janë të terrorizuar që nga e premtja në mbrëmje, kur shtatë sulme terroriste i morën jetën 129 personave në kryeqytetin francez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje