“Ylli” i Hollywood, Jean-Claude Van Damme, u shfaq në qendrën stërvitore të Manchester City ku bërë disa fotografi me futbollistët e kësaj skuadra, përfshi edhe dy bashkatdhetarët, Vincent Kompany and Kevin De Bruyne.
I ashtuquajturi “Muskujt e Brukselit”, i cili e ka vënë emrin e tij duke luajtur një “mal” me filma në vitet ‘80 dhe ’90, darkoi me lojtarët e drejtuar nga Manuel Pellegrini duke treguar disa anekdota nga filmat e tij dhe karriera në artet marciale.
Ndoshta 55-vjeçari nuk ka më famën e dikurshme, brezi i ri e njeh më pak, megjithatë futbollistë të nivele më të larta, përfshi Yaya Toure dhe Sergio Aguero, nxituan të bënin foto me të. Edhe trajneri
Manuel Pellegrini nuk bëri përjashtim.
Pas pushimit, si pasojë e ndeshjeve të kombëtareve, Manchester City do të rikthehet në Premier League për ndeshjen e së shtunës ndaj Liverpool në “Etihad Stadium”. City ndan vendin e parë të kampionatit me pikë të barabarta me Arsenalin.
Sulmuesi kryesor, Sergio Aguero, do të rikthehet në fushën e lojës, pas dëmtimit të pësuar më 9 tetor.
Argjentinasi ka shënuar pesë gola në 20 minuta gjatë ndeshjes së fundit që luajti në kampionatin anglez kundër Newcastle.
“Do të bëj të pamundurën për ekipin, nëse trajneri më aktivizon ndaj Liverpool, – tha Aguero për faqen zyrtare të klubit. – Kam kaluar 40 ditët të vështira pa luajtur futboll. Pesë golat që shënova ndaj Newcastle ndodhin shumë rrallë. Herën e fundit që kisha bërë diçka të tillë isha 12 vjeç.”