Kategoria Superiore/ Kukësi thyen Skëndërbeun. Tirana barazon ndaj Laçit

19 Nëntor 2015, 19:09Sport TEMA

Kukësi thyen Skendërbeun. Nënkampionët e Shqipërisë kanë mundur me rezultatin e ngushtë 2-1 në stadium “Zeqir Ymeri” kampionët e Shqipërisë.

Veriorët fituan falë dopietës të shënuar nga sulmuesi, brazilian Lima, i cili ishte lojtari më i mirë i ndeshjes, ndërsa për Skëndërbeun shënoi Olainka.

Korcarët nuk mundën dot të përfitonin nga barazimi i Partizanit kundër Flamurtarit, duke humbur mundësinë që ti afrohej në krye të tabelës.

Me këtë fitore Kukësi renditet në vëndin e tretë me 20 pikë të grumbulluara, ndërsa Skëndërbeu mban vëndin e dytë me 25 pikë.

Nderkohe, në takimin tjetër Tirana ka barazuar në “Qemal Stafa” kundër Lacit me rezultatin e bardhë 0-0.

Kryeqytetasit nuk mundën dot të arrinin fitoren e tretë radhazi, duke humbur dy pikë shumë të rëndësishmë përballë kurbinasve, të cilët zhvilluan një 90-minutësh të mirë, duke qënë shumë të kujdeshëm në fazën mbrojtëse./f.b

3 komente në “Kategoria Superiore/ Kukësi thyen Skëndërbeun. Tirana barazon ndaj Laçit”

  1. Akilis says:

    E shikoni qe shkojme ne rruge te “mbare”,fitoi Ze-qiri kunder Skenderbeut.
    Hallall zoti Erdogan qe ke then qe Xhamite jane bajoneta Turke kunder te tjereve si Orthodokse apo Katolike.
    Edhe them une qe si ka mundesi qe urrejme Grekun qe na hapi porten ne 1989 se ndryshe do kishim vrare njeri tjetrin qe 97ta do dukej buke me djath,kaq e thjeshte.

    1. Thor says:

      Ca lidhje ka kjo me sportin o kar ,ropt turqve ropt grekerve.

    2. Elton says:

      Shko vizitohu o akilis I iranit se I greqise nuk je qe nuk je.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje