10 shifra që duhet të dini për “El Clasico”…

20 Nëntor 2015, 15:59Sport TEMA

0 – “El Clasico” ka drejtuar Rafel Benitez gjatë karrierës së tij. Luis Enrique i Barcelonës ka sfiduar dy herë Realin si trajner, në humbjen 3-1 në “Bernabeu” dhe në fitoren 2-1 në “Nou Camp”, gjatë sezonit të kaluar.

19 – Kartonë ka marrë në ndeshjet edhe “El Clasico”, ish-mbrojtësi i Spanjës dhe Realit të Madrid, Fernando Hierro, 18 të verdhë dhe një të kuq. Nga futbollistët në aktivitet më i ndëshkuari është Sergio Ramos me 15 kartonë të verdhë dhe dy të kuq.

21 – Gola ka shënuar argjentinasi i Barcelonës, Lionel Messi, në 30 “El Clasico” të luajtura, një rekord absolut. I dyti është Cristiano Ronaldo që ka shënuar 15 gola për Realin në 23 ndeshje kundër Barcelonës.

29 – ndeshje e “El Clasico” ka luajtur si futbollist, trajneri aktual i Barcelonës, Luis Enrique. Ai ka qenë pjesë e Realit nga viti 1991 deri në vitin 1996 kur shkoi te Barça ku luajti deri në vitin 2004.

31 – ndeshje “El Clasico” ka luajtur mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, më shumë se çdo futbollist tjetër në aktivitet, një më shumë se Sergio Ramos dhe Lionel Messi.

79 – ndeshje “El Clasico” së bashku luajtën ish-portieri i Realit, Iker Casillas (37) dhe ish-mesfushori i Barcelonës Xavi (42). Të shtunën do të jetë ndeshja e parë në dekadën e fundit që dy lojtarët nuk do të zbresin në fushën e lojës.

92 – fitore ka arritur Real Madrid ndaj Barcelonës në ndeshje zyrtare, ndërsa Barcelona ka fituar 90 “El Clasico”. 48 sfida janë mbyllur në barazim.

230 – “El Clasico” janë luajtur që nga përballja e parë për gjysmëfinalen e Kupës së Spanjës në vitin 1902, ku Barcelona fitoi 2-1. Reali ka shënuar 389 gola kundër Barcelonës, ndërsa katalanasit kanë tundur 374 herë rrjetën e madrilenëve.

500 – milionë shikues është numri mesatar i personave që ulen para televizorit për të parë ndeshjen “El Clasico”, nga çdo cep i botë. Kjo është një shifër e publikuar nga La Liga

719 – milionë euro është vlera totale në merkato e gjithë skuadrës së Real Madrid, në bazë të të dhënave të marra nga faqja e internetit “transfermarkt.de”. Futbollistët e Barcelonës, të gjithë së bashku, vlejnë 658 milionë euro./ Telesport

5 komente në “10 shifra që duhet të dini për “El Clasico”…”

  1. totila direktan prenos says:

    MESSI ne El-Clasico e ka mesataren 0.7 gola/ndeshje ,Ronaldo e ka 0,65 ,thuajse Barazpeshe .
    REALI eshte perpara me 2 Fitore me teper dhe e ka tundur 15 here me shume rrjeten e BARCES .
    Me se shumti Tituj dhe Trofe REALI ka mare ne kohen e Francisco FRANKOS sidomos ne vitet 1953-1958 kur BARCES ju mohuan dhe ju hoqen 3 La-Liga .
    Ardhja e MESSIT dhe e RONALDOS i beri keto 2 ekipe me te SHIKAURAT ne RRUZULL .
    Di te them se ,qekur ishja femije ne 8vjecare ne vitet e 70’ta dhe deri me sot ,nuk kam pare kaq rivalitet lojtaresh sikurse keto te dy ekipe .
    Nuk di qe te flas per periudhen kur akoma nuk ishja ne Koqet e Babes per vitet 1956-1960 ,ateher kur Muzika e Realit luhej sipas Partitures se MAGJIKUT DI STEFANO i cili ngelet ABSULUT besaj dhe per 100 vite te tjera kur ja dha Realit 5 Kupa -Kampionesh rresht .
    Ne mos gaboj ne ate bote luanin dhe te medhenjte e Ferecvaroshit te Hungarise PUSHKASH dhe FAZEKASH .
    Neser edhe pse dua qe te fitoj BARCA ,fiton REALI duke e barazpeshuar La-Ligen .
    Messi nuk eshte rikuperuar plotesisht ,perndryshe me duhet qe te jem i sinqerte se :
    Sa here e ka topin ne kembe Ronaldo ,Benzina ,James dhe Bale ,PIQUESE ,BATRES dhe ALBES u shpeton CICI ne Breke ,kurse Portieri i BARCES BRAVO me duket shume Arrogant dhe njekohesisht Pordhalec .
    Ky eshte realiteti !

    1. Did you see the reality today? This is Barcelona, is “the one” team in the world . Did you see Bravo today: the best so far.. You Albanians in Albania still don’t get it: Ronaldo is finished, done, Real is dead. No matter how much you personally love Ronaldo, today’s game stamped the reality of this two teams: Barcelona is the only super team in the world. And as per “pordhac” , Ronaldo is champion.

  2. H says:

    Toto me bute , Reali sot sfiton nje = eshte ?.

  3. nardi says:

    do vej ndonjeri bast? fiton traktori!

  4. Altini says:

    0-4 e pate si e hengri Reali?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje