Ksavi: Mesi më i miri, por kjo falë edhe Ronaldos

20 Nëntor 2015, 12:32Sport TEMA

Ka qenë një nga lojtarët kyç të Barcelonës duke marrë pjesë në shumë “El Clasico”, por Ksavi Hernandez nuk mungon as kësaj radhe, edhe pse tashmë nuk e ofron mbështetjen në fushë për katalanasit.

Ish-mesfushori blaugrana, i cili aktualisht aktivizohet te Al-Saad, foli për supersfidën e së shtunës, për më saktë për dy prej protagonistëve kryesorë, Mesin dhe Ronaldon.

Argjentinasi nuk e ka ende të sigurtë aktivizimin për shkak të dëmtimit, por Ksavi nuk harron të thurrë elozhe për ish-shokun e tij të skuadrës.

Mesi është padyshim lojtari më i mirë i historisë së futbollit.

Edhe pse mendoj se nuk do të ishte kaq i fortë pa Kristiano Ronaldon, dhe ndoshta nuk do të kishte fituar aq shumë “Topa të Artë”, ashtu si Ronaldo nuk do të kishte fituar të tijët.

Të dy motivojnë veten për të fituar” – theksoi Ksavi.

4 komente në “Ksavi: Mesi më i miri, por kjo falë edhe Ronaldos”

    1. Aleksander says:

      Ne spanjisht thuhet çavi .

      1. akrepi says:

        fiks çavi
        kur X hyn ne mes te fjales ne spanjisht shqiptohet H

        por ka dhe raste psh emri xavier, shqiptohej havjer dhe jo cavjer
        pak e komplikuar spanjishtja

  1. totila direktan prenos says:

    Meruni me MESSIN i cili eshte i vetmi qe ben pjese ne 11 Lojatret me te mire te te gjitha koherave me “‘ gjallje””( sepse eshte ne futbollin aktiv ).
    Ndryshimi midis MESSIT dhe Ronaldes eshte se :
    MESSI e ZGJIDH Ekipin kur ai me se shumti ka nevoje ,kurse Ronalda e LIDH ose e koklavit Ekipin kur ai ka nevoje .
    Jua kam bere me dije me heret se ,ne nje kohe oportune do tu sjell te dhena per golat qe ka shenuar MESSI dhe sa Trofe Ekipore dhe Individuale ka mare dhe golat qe ka shenuar Ronalda dhe sa trofe Ekipore dhe Individuale ka mare .
    Natyrisht qe MESSI eshte ABSOLUT .
    Per neser ,edhe ne se fiton Reali ,asgje nuk ndryshon ,sepse ne ndeshjet e 19 xhirove te dyta BARCA eshte dukshem e avantazhuar duke luajtur si Shtepiake .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje