Gerrard: Chelsea dhe City kanë dëmtuar Premier League

21 Nëntor 2015, 17:36Sport TEMA

Ish-kapiteni i Liverpool Steven Gerrard beson se është e vështirë për skuadra si Liverpool, Arsenal dhe Tottenham të luftojnë për titullin, duke parë fuqinë e madhe ekonomike që kanë skuadra si Manchester City dhe Chelsea. Ish-skuadra e Gerrard, Liverpool, nuk ka arritur të përsërisë suksesin që ka pasur në vitet 70, 80 dhe 90, me Manchester United që, nga ajo kohë, u bë ekipi më dominues në Premier League.

Megjithatë, gjërat janë përkeqësuar për “Të Kuqtë”, ashtu si për Arsenalin dhe Tottenham, kur miliarderët Roman Abramovich dhe Sheiku Mansour kanë blerë respektivisht Chelsea dhe Manchester City. Rusi e ka blerë klubin londinez në 2004-ën dhe i ka ndihmuar “Blutë” të fitojnë katër tituj në Premier League në 11 vite e fundit, gjithashtu edhe një Europa League dhe një Champions League.

Ndërkohë, City ka marrë një mbështetje të madhe financiare nga Lindja e Mesme, me “Citizens” që kanë fituar dy kampionate në vitet e fundit. Gerrard beson se fuqia e madhe ekonomike që kanë këto dy klube e bën gjithçka më të vështirë për rivalët: “Unë e konsideroj veten dhe ekipin përgjegjës për faktin që nuk kemi fituar asnjë kampionat në Angli, por Premier League është shumë  e vështirë”, ka thënë Gerrard.

“Çdo vit ata – Zoti Abramovich dhe Sheiku te Manchester City – investojnë shuma të mëdha parash dhe për këtë arsye klube si Liverpool, Tottenham dhe Arsenal është shumë më e vështirë për të pasur sukses”. Gerrard, i lindur në Liverpool, ka dalë nga akademia e “Anfield” dhe, pavarësisht karrierës së suksesshme, nuk ka arritur asnjëherë të fitojë një titull në Premier League. Aktualisht mesfushori anglez luan për Los Angeles Galaxy në Amerikë./ Telesport

3 komente në “Gerrard: Chelsea dhe City kanë dëmtuar Premier League”

  1. dfg says:

    Po ti ,more legen,per cfare ke shkuar ne SHBA,mos valle per bamiresi<<
    Sot kush ka leke,ka edhe BREKE,te tjeret nuk blejne dot as breke!!!

    1. tani says:

      mylle gojen hale dfg

  2. toni sport says:

    Ceshte ky koment pa sens cdo ti more bole ne kete blog sportiv?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje