Ultimatumi i Ronaldos: O unë, o Benitez!

22 Nëntor 2015, 12:55Sport TEMA

Gjithmonë e më shumë “kaos” te Real Madrid, pas humbjes 4-0 në shtëpi ndaj Barcelonës. Sipas disa burimeve brenda klubit “merengues”, në fund të ndeshjes, Cristiano Ronaldo, ka vënë me shpatulla pas murit duke i thënë drejtuesve madrilenë: “Zgjidhini kë doni në skuadër: ose mua, ose Benitez!”.

Fakti që mes “Topit të Artë” dhe trajnerit spanjoll nuk ka pasur kurrë një marrëdhënie të mirë dihet prej kohësh, por tani nëse konfirmohen fjalët e thëna prej Ronaldos pas ndeshjes, atëherë situata do të jetë shumë kritike për trajnerin e Realit. Mendohet se nesër do të bëhet një mbledhje në qarqet më të larta “merengues” për të vendosur fatet e Benitez.

Ndërkohë, vetë Rafa Benitez, tha pas ndeshjes: “Fitojmë të gjithë së bashku dhe humbasim të gjithë bashkë. Sigurisht që më vjen keq të humbasësh në mënyrë të tillë ndaj Barcelonës. Duhet të punojmë menjëherë për të korrigjuar gabimet e bëra, sepse kemi një ndeshje në Champions League pas tre ditësh. Detyra ime kryesore tani është të rikuperoj gjendje psikologjike të futbollistëve.” / Telesport

5 komente në “Ultimatumi i Ronaldos: O unë, o Benitez!”

  1. M 35 says:

    Pse benitesi ta ka fajin ty o pordhmadh

  2. totila direktan prenos says:

    Ronaldo ! It’s time to go for you. Je ti personi pergjegjes per kete Real
    qe perkunder faktit se eshte “Armiku ” im eshte ekip mbreteror dhe une armilun e dua te jete i barabarte me vehten. Reali do nje Jup Heinckes again.

  3. riti says:

    ronaldos i ka hyre vetja ne qef,eshte nder njeshat por mendjemadh, sa her gjate ndeshjes veshtron ekranin e madh te stadiumit si i ka floket ,kete te mete ka dhe pogba ,thjeshtesia duhet te jete virtyt i njeriut te madh , shume lavderohet dhe moiurinjo ;un jam njeshi ,njesh me hunde pertoke ,per te qeshur ,

  4. ed says:

    ronaldo kishte inat se madrilenet po duartrokisnin Iniesten

  5. argenti says:

    Po kush leshin kujton se eshte ky debil qe do me dhan urdhra hahaha ca nuk mban kjo toke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje