Një element shumë i rëndësishëm në paralajmërimin e bërë nga Shërbimi Informativ Shtetëror, gjatë të cilit bëhet thirrje për rritje të masave, është edhe një aktivitet dhe një datë fikse gjatë këtij muaji.
Bëhet fjalë, për ardhjen e kombëtares franceze të futbollit për femra, që pritet të vijnë në Tiranë për një ndeshje me kombëtaren shqiptare, në datën 27 të këtij muaji.
Në dukje, një aktivitet normal sportiv, madje më pak si i tillë, pasi futbolli për femra në Shqipëri, nuk është se ka shumë ndjekës.
Por në situatën aktuale kjo datë dhe ky aktivitet, pikërisht pas valës së sulmeve terroriste në Francë dhe pas alarmit për sulme të tilla edhe në Shqipëri, e komplikon disi situatën, duke vënë në alarm drejtuesit e SHISH dhe policisë.
Dyshimi dhe frika është se pikërisht ky aktivitet sportiv mund të jetë një objektiv sulmi, nga elementë të dyshuar si të lidhur me ISIS.
Për këtë arsye, gjithmonë nëse do t’i qëndrohet axhendës sportive dhe ky aktivitet do të zhvillohet, po hartohet një plan masash për të garantuar sigurinë e sportistëve, por dhe të tifozëve që do e ndjekin atë.
Pikërisht për këta të fundit, SHISH ka sugjeruar që mos të bëhet shumë publicitet në mënyrë që të shmanget një numër i madh tifozësh pasi në këtë mënyrë agjentët e policisë dhe SHISH mund ta kenë më të lehtë mbarëvajtjen e sigurisë se aktivitetit.
Disa takime ndërkombëtare futbolli u analluan vetëm pak ditë më parë në Belgjikë dhe Gjermani, menjëherë pas valës së sulmeve terroriste në Paris që mori jetën e 129 personave. Nuk ka një vendim të tillë edhe për takimin në fjalë mes kombëtares franceze dhe asaj shqiptare të futbollit për femra, nga Federata Franceze dhe ajo shqiptare e futbollit por gjithsesi data 27 Nëntor për shkak të këtij aktiviteti, ashtu si dhe datat 28 dhe 29 Nëntor të Festave Kombëtare, mbeten si datat me punën më të ngarkuar për organet e rendit dhe sigurisë, për shkak të rrezikut të paralajmëruar.
“Shish ka sugjeruar qe mos te behet shume publicitet”
Dhe ju si media c’beni? E nxirrni ne faqe te pare,tufe gomeresh.
Gazetarë pa kod moral
Nëse SHISh do që t’i shërbejë atdheut duhet të ndjekë veprimtarinë armiqsore antishqipatare të Janullatosit dhe të rrjetit të tij të bashkpuntorëve minoritarë apo tradhëtarëve shqiptarë në shërbim të tij, laikë apo fetarë qofshin.
Ky rrjet agjenturial i rrezikshëm punon për greqizimin e ortodoksve shqiptarë, shpërbërjen e Kishës Autoqefale Shqiptare dhe coptimin e Shqipërisë në kuadër të rivendikimeve shoviniste të organizatave të Vorio Epirit, të përkrahura dhe të mbeshtetura me euro-dollarë, me infrastsukturë dhe armatime nga një sërë segmentësh të rëndësishëm të politikës, diplomacisë, parlamentit, të qeverisë, ushtrisë dhe shërbimeve inteligjente greke.
Ky plan po implementohet haptazi, që nga katedralja e Janullatosit në Tiranë, me zyrat dhe shtabet në të gjitha kishat greke që ka ngritur djalli i zi Janulla, kudo ku i ka lënë dorë të lirë syleshësia dhe indiferenca tradhtare e qeverisë shqiptare.
Aq absurde është bërë kjo situatë, aq qesharakë dhe të pafytyrë janë bërë taborri i politikanëve dhe qeveritarëve shqiptarë, aq të verbër a të shitur janë bërë institucionet shqiptare, akademia shqiptare, media shqiptare dhe opinioni publik shqiptar, sa jo vetëm është toleruar agresioni i përgjithshëm greko-ortodoks për coptimin e Shqipërisë, por ky gjarpër që drejton këtë agresipn, është dekoruar mga presidenca shqiptare me urdhërin e Skënderbeut.
Nuk besoj se gjëndet një rast tjetër i ngjashëm tradhëtie kombëtare në historinë botërore, të lashtë dhe të re.
Turpi i mbuloftë përjetë kush ka pasur dorë dhe zë në historinë e Janullatosit në Shqipëri.
Ju preftë trupi në litar dhe shpirti në fërr këtyre tradhëtarëve shpirt katran që shitën besimin e popullit dhe shkelën betimin për t’i shërbyer atij dhe atdheut.
Nese doni ti kapni terroristet neper bote, beni ndeshje futbolli me femra. Terroristet, qe kane hyre ne stadium, do te mbajne syte ulur gjate kohes qe femrat jane ne fushe, pasi shikimi i femrave gjysem-lakuriq perben mekat per ‘ta. Keshtu, sapo te dallohen personat me syte per cimento, te kapen menjehere! Kjo eshte metoda me e mire, me e lire, dhe me e sukseshme per neutralizimin e terroristeve.
Kur ske pune do luash deren thote il popolo. Sa te marum jemi as nje ngjarje te denje per atentat nuk gjejme dot dhe shpikim budalliqe pa lidhje. Ndeshje futbolli femnash edhe ti thush robve shkoni ti pagush me shku zor se bohen me shume se 200 vete. Ah ca popull car jemi dum me i dhone rendesi vetes kot. Nuk pjerdh njeri per ne mos keni frike
Ai cka vret edhe shikon edhe perdhunon dhe ska te bej fare me islamin o Pjatlepirs
Eshte nje bllof.