Pas fitores ndaj Norwich me rezultat minimal 1-0, Mourinho gjeti kohë të kthehet në hiret e tij të talljes. Ai tha se pozita e katërt për të nuk është problem të arrihet por, për të mbrojtur titullin e kampionit Chelsean duhet të jetë në dorë të Tom Cruise, aktori kryesor në filmin “Mission Impossible”(shq. “Misioni pamundur”), transmeton Koha.net.
Chelsea gjendet në vendin e 15-të, me vetëm 14 pikë pas 13 ndeshjeve dhe kjo ishte fitorja e parë në katër ndeshjet e fundit në Premier League. Chelsea ka 14 pikë nga vendi i parë, që çuditërisht gjendet Leicester City, duke treguar se në ligën më të fortë evropiane konkurrenca nuk është në dy ose tre klube.
Ndërsa për të arritur vendin e katërt, që momentalisht mbahet nga Arsenal, 13 pikë larg Chelseat, sipas BBC Sport, deri në fund të sezonit Chelsea duhet të arkëtoj 58 pikë, ose 19 fitore dhe një barazim nga 25 ndeshjet e mbetura. Me këto rezultate do të arrinte në kuotën e 72 pikëve.
jo ton kruiz por edhe rambo apo raxh kapuri te luajne me celsin vetem nje idiot enderron per titull, Ne ate ekip me vjen keq vetem per fabregas