Perez konfirmon Benitez, por lojtarët nuk e duan te Reali

23 Nëntor 2015, 15:28Sport TEMA

Disfata me shifra të thella në El Clasico-n kundër Barcelonës vuri në diskutim pozitat e Rafa Benitez në krye të stolit të Realit të Madridit. Megjithatë, sipas mediave spanjolle, presidenti i Blancos, Florentino Perez vazhdon t’i besojë trajnerit, që të vijojë punën në “Santiago Bernabeu”.

Benitez cilësohet zgjedhja më e duhur për Realin, pavarësisht katër golave të pësuar nga rivalët historikë, të cilët e kanë rritur në 6 pikë diferencën në krye të Ligës spanjolle. Por, vendimi i drejtuesit të klubit nuk duket se do të kënaqë lojtarët. Yjet e Realit janë pozicionuar kundër trajnerit të tyre, ndërsa zbulohen edhe arsyet përse kërkohet divorci.

Prej momentit të emërimit te gjigandët madrilenë, Benitez nuk e nisi me këmbën e mbarë. Marrëdhënia me lojtarët ka qenë e ftohtë dhe hendeku vetëm sa është thelluar. Skuadra nuk e mbështet teknikun edhe sepse nuk i pëlqen metoda e tij e punës. Ish-tekniku i Napolit, Chelsea-t, Interit e Liverpool-it është i fiksuar me punën taktike. Lojtarët besojnë se dështimi nis në stërvitjen metodike, krejt ndryshe nga puna që bëhej me Ancelottin.

Tekniku italian është një tjetër arsye përse ekipi nuk e mbështet Benitez. Në publik apo edhe në stërvitje, ky i fundit  ka bërë komente kundër punës taktike të Ancelottit dhe mënyrës si mbronte Reali. Episode që nuk janë pëlqyer nga yjet madrilenë.

Edhe lufta që trajneri i ka shpallur doktor Olmos, duke e shpallur armikun numër një, pavarësisht besimit që lojtarët kanë te mjeku. Pavarësisht mbështetjes së munguar në dhomat e zhveshjes, Benitez qëndron. Por, nëse skuadra do të vazhdojë të regjistrojë rezultate të dobta dhe tifozët do të hedhin kore kundër tij, Florentino Perez është i gatshëm të thërrasë asamblenë e klubit, për të zgjedhur presidentin e ri.

9 komente në “Perez konfirmon Benitez, por lojtarët nuk e duan te Reali”

  1. Realmadrid says:

    Do te duhet edhe pak kohe qe tifozet ne delir te barcelones te kuptojne qe diferenca mes realit dhe barcelones nuk eshte ajo e te shtunes. Qysh ne momentin qe filtej per largimin e Ancelotit ne fund te sezonit, lojtaret bene te ditur se nuk ishin dakort, dhe nuk do te mireprisnin asnje trajner tjeter. Kjo nuk eshte normale, por ja qe gjerat rrodhen ne kete menyre, dhe kjo situate nuk riparohet pa ndryshime, pamvaresisht se cfare lloji. Mos u habisni me kapricot e Ronaldos, sepse edhe messi i vuri kushte Barcelones per te hequr Ibrahimovicin. Mos harroni se edhe Arrigo Sachi, nje nga me te medhejte qe ka drejtuar Milanin e viteve 90′, eshte heq nga Milani vetem se nuk e donte Van Basten. Prandaj, vetem nje njeri qe nuk kupton, nuk shikon qe Reali ka probleme brenda vetes vet.

  2. toni sport says:

    Benitez mund te kete probleme sepse gjithmone nje trajner i ri ka nje menyre te veten te punes dhe nje qendrim ndryshe ndaj aspekteve dhe gjerave ne pergjithesi.Edhe Murinjo e humbi klasiken e pare por ai eshte bir kurve dhe e zhvendosi debatin jashte fushes se lojes duke ja vene fajin sistemit qe medemek luftonte Realin dhe atehere kishte zera per shkarkimin e tij keshtu qe duhet pritur.Po jo te gjithe fajin e ka trajneri sepse dhe lojtaret nuk bene asgje ne kete ndeshje sidomos nga ata yjet e medhenj qe per mua jane ne perendim.Barca ka nje loje qe te carmatos sepse qarkullon topin deri sa te humbet durimin dhe kjo ndeshje erdhi ne castin e duhur kur u be nje pushim i gjate se nuk luajten kunder Belgjikes dhe Iniesta ishte shume i fresket.Mesi i fushes se Realit ishte me teper mbrojtes se sa krijues i lojes dhe pasi i gjate dominoj lojen e madrileneve kjo eshte shume e thjeshte per nje ekip qe luan ne toke qe te neutralizoj pikate e referimit.Tani del qe u be gabim qe u hoq Anceloti.Per mendimin tim ai nuk ka asgje me teper se Benitez vetem qe nuk eshte autoritar dhe kjo sjellje e ben me te afrueshem me lojtaret.Harrojne keta zoterinjte qe kerkojne kthimin e tij qe ai shpetoi vetem per dy minuta nga shkarkimi duke patur nje fat te madh vec kesaj humbi dy kampionate kur kryesonte dhe me 7 pike diference.Perez eshte nje megaloman dhe kjo menyre sjelljeje e ketij presidenti ben qe te mos kene stabilitet nderimi i shpeshte i trajnereve ndryshon menyren e lojes dhe taktikat e saj.Ndryshe nga Barca qe ruan te njejten filozofi qe nga koha e Krujfit duke e persosur ate me Guardiolen.Kushdo trajner te vije me Realin Barca gjithmone do te jete superiore Reali do te fitoje ndonje ndeshje te parendesishme qe asnjehere nuk ka ndikuar ne ecurine e Barces.Kjo ndeshje e vertetoi me se miri qe loja eshte e pa varur nga nje individ i vetem sado qe eshte me i madhi i historise se futbollit.

  3. papi says:

    bravo toni ky eshte koment

  4. papi says:

    nuk e ka fajin traineri po kta deshtaket 100 milionesh ronaldo hames bejl

    1. ed says:

      o papi, Bejl eshte lojtar i madh por eshte nen hijen e jevgut portugez…

  5. Realmadrid says:

    Nuk eshte problemi eshte I mire apo i keq Benitez, por marrdhenia ose atmosfera ne ekip. Askush nuk duhet ti Japi te drejte lojtarit, por ja qe situatat krijohen dhe s’ ke cfare te besh. Ne 2004 Reali mori si trajner me shume buje dhe deshire Kamacion, ish-mbrojtesin e vet legjendar. Lojtare si Zidane, Figo dhe me krye Ronaldo, e detyruan te jepte doreheqje pas vetem 4-javesh kampionat vetem se nuk I pelqente si trajner. Kerkoni dhe do ta vertetoni.

  6. Realmadrid says:

    Sa per ato golat e minutave te fundi, me kujtohet shume mire gjysem finajja me celsin kur iniesta shenoi mbas 6 minutash shtese, apo finalja e 1999-es kur Mancesteri e mori kupen ne 2 minutat e fundit, dhe nuk Kam degjuar njeri deri me sot qe te thote qe ato ndeshje u fitun me fat. Vetem tani per cudi disa tifoza te Barcelones qe gjithe diten merren me kampin madrilen apo me Ronaldon, kane nxjerre si perfundim se golat ne minute shtese nuk duhet te quhen sepse jane dhurate nga Zoti, dhe jo aftesi lojtaresh.

  7. totila direktan prenos says:

    Une nuk kam deshire qe te hyje dhe te spekulloj me taktikat ne Taborrin madrilen .
    Por jam bere “BOZE ” ,duke e permendur qe ne Qershor kur u vendos ky thesi me mu….se :
    Ky problemin NR 1 do te kete komunikimin me lojtaret e Realit ku te gjithe ata te shesin PORD…..me oke .
    E dyta do te ishte Insuficienca e Benitezit qe te sillte dicka te re tek Kampi Madrilen .
    E treta do te ishte nxitimi i pa-pritur i PEREZIT per t’iu pergjigjur me Trofe BARCES ,por duke mos zgjedhur as Lojtaret qe ne shumice i ka te PAFORMUAR dhe KAPADAINJ ,EGOISTA dhe FODULLE ne kundershtim me lojtaret e BARCES qe ngelen KONSERVATORE dhe Koke-ulur per ti zbatuar urdherat .
    E Katerta ,sipas mua eshte problemi se PEREZI do trofe cdo vit ,por handikapi i tij eshte se sjell ne Madrid qe nga 2010 ,pas Largimit te M.PELEGRINIT ,Trajnera sa Psikopate ,po aq dhe teper te varfer ne Inovacione taktike qe ti pergjigjen ekipit kundershtar qe ne dekaden e fundit ,se pari Dominon me Filozofi dhe per pasoje dhe me rezultae dhe Trofe .
    E Pesta ,eshte se Ky kapricoz i heshtur dhe pordhac ,i shperqendroi dhe Taktikisht ,lojtaret e Realit kur ata per 3 sekonda shkonin ne porte dhe te benin gjemen me kunder-napadin e tyre vrases .
    Se Gjashti ,perqendrimi i gjithe lojes dhe shkarkimi i saj tek RONALDUA vec qe ka mbjelle Xhelozite e radhes tek te ardhurit sikur BALE ,JAMES e ndonje FENDAKU tjeter sikur ai DJALI i BUKUR me MJEKER QE MORI KARTONIN E KUQ te shtunen kunder BARCES ,Apriori vendosin Primare Rekordet e tij se sa rezultatin .
    Se Shtati ,si ka mundesi qe Klube sikur REALI qe per hir te se vertetes ka bere HISTORI ne Futbollin Boteror ,pavarsisht se Filozofine ky klub e ka tek MERCENARET ,te mos nxjerrin tash sa vite ,te pakten qe nga 2009 e ketej kur Trofete i mer BARCA ,te METAT ku calon ekipi dhe cfare lojtaresh blen dhe a ua pershtet keta lojgtare FILOZOFISE se TRAJNERIT QE KY KLUB BLEN .
    Se Teti ,per illustrim ,le te marem MURINJON .
    Ky erdhi me tam-tame te medha dhe sa per PROLOG qe ne klasiken e pare mori 5 GOLA ,por u degjenerua si TAKTIKISHT ashtu dhe Fizikisht ,sido qe ata qe e adhurojne u JARGAVITEN kur ky tipi e rrahu nja 2 here BARCEN .
    Shikoni se ne cfare gjendje eshte katandisur tani me Chelsean ky DON KISHOT alla Portugez ,kur i ka ngelur ne dore nje tjetrer GALLOFI CIFUT sikur Abramovici .
    Se Nenti ,ne se REALI do te kishte ndjekur ate qe BARCA beri keto 10 vjet ,duke i POSEDUAR TROFTE e saj kryesisht me lojtaret e ekipeve zinxhir Edhe sikur REALI ta kishte filluar Fidanishten me femije 10 vjecare ne 2008 ata sot do te ishin 17-18 vjecare dhe do te ishin nje investim kolosal per REALIN Ne se Tifozet e REALIT do ta ndjekin te regjistruar ndeshjen midis REAL-BARCA do te gjenin NJE KOMPONENTE qe e bashkon lojen e BARCES .
    Pasimet ,ku perfshihen mbi 10 figura Gjeometrike dhe Papritmes DEGAZIMET ( shperndarjet e topave ) ,ku per kete menyre loje BARCA pos qe ka lotaret e vet ,ku spikasin dhe Buze-qumeshtit ,Mynir ,Sandro ,e te tjere ,por dhe karakteristikave te PIQUESE ,MASKERANOS ,BUSQUETS-it , INIESTAS ,MESSIT u ka pershtat lojtare “BINJAKE ” sikur MATHIEW, VERMALEN ,RAKITIC ,NEYMAR apo SUAREZ .
    Ndeshja midis REAL -BARCA e dates 21 Nentor dhe fitorja turperuese 4-0 ne te mire te BARCES ishte nje SIMFONI EKSTREME e dirigjuar jo vetem nga nje Dirigjent ,duke perjashtuar MESSIN i cili edhe pse u fut ne loje si Zevendesues nuk pati ROL ,sepse nuk ishte e nevojeshme prania e tij kur lojen e BARCES qysh prej 26 Shtatorit e vendos Dyshja NEYMAR-SUAREZ .
    Se Dhjeti ,LOJA ne grup dhe qarkullimi torturues i topit nga BARCA i kthehet ne makth cdo lloj ekipi kundershtar .
    Ne rastin ne fjale midis REAL-BARCA ,vec varferise taktike te BENITEZIT ,Mungeses se deshires nga REALI ne pjesen e pare ,mundet te kete influencuar dhe ndonje Kundervenie ndaj Trajnerit ,te cilit i mungon QETESIA dhe TAKTICIZMI i ANCELOTIT .
    E bera kete shkrim te gjate duke hedhur disa refleksione ,sipas kendveshtrimit tim per lojen e dates 21 Nentor ,por me keto nuk mundem une tu imponohem komentuesve te tjere .

    1. Bourgogne says:

      Direktan Prenos , je zgjeruar shumë duke perdorur shkëputje episodesh në lojën e futbollit! Specialistët do qeshnin me komentin tënd!
      Humbja e Realit ndaj Barcelonës kishte vetëm një arësye taktike të thjeshtë: Benitezi përdori presingun në sulm ! Gabim foshnjor i tij kur e dinte se po luante kunder një ekipi me kapacitete të mëdha teknike dhe shpejtësie dhe jo kunder Gijonit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje