Sacchi sulmon Mancinin: Interi i tij luan një futboll antik

23 Nëntor 2015, 16:41Sport TEMA

“Interi është dëshmia e një futbolli antik, të vjetër, që është rikthyer në modë nga një person me ide të qarta”.

Ky ka qenë komenti i Arrgio Saçhit, i cili nuk është sapak i kënaqur nga spektakli i ofruar nga kryesuesit e Serisë A, dhe ditën pas Inter-Frosinone ka sulmuar trajnerin Roberto Mancini.

“Në disa vende ky lloj futbolli nuk do të pëlqehej apo vlerësohej.

Por funksionon në një vend si Italia, ku fitorja është gjithçka”, ka thënë ish-trajneri i Italisë dhe Milanit.

Sacchi ka shpjeguar mënyrën se si e kupton ai futbollin:

“Në shumë vende futbolli është një spektakël sportiv. Ndërsa, këtu nuk është as spektakël dhe as sport sepse nuk ka estetikë, nuk respektohen rregullat, siç tregojnë skandalet e shumta”.

Në fund, ish-trajneri ka pranuar se:

“Tani po kalojmë një moment të mirë sepse kemi një grup trajnerësh më ide të reja, krijues dhe optimistë, që kanë dëshirë të mësojnë më shumë dhe luajnë hapur në çdo ndeshje, pavarësisht nga kundërshtari”, ka përfunduar Sacchi.

4 komente në “Sacchi sulmon Mancinin: Interi i tij luan një futboll antik”

  1. y,yyy says:

    O sacchi ,ti ke pjerdh por kur ke akoma TV,qe te paguajne vazhdo se mire e ke

  2. robi says:

    O sacchi ben mire te shohesh milanin tend,qe eshte katandisur si mos me keq.

  3. enter''" says:

    Sacchi eshte thjesht nje mendjemadh.

    4-0 nuk e di cdo te thote kjo per Sacchin.

  4. totila direktan prenos says:

    Asnjehere nuk e kam pelqyer kete karafil pa gonxhe edhe ne kohet qe ate e mbajne per inovator.Me i mire se ky ka qene Bearzotti bile bile dhe Viccini derisa Italine ne 1994 e shpetoi dhe e “varrosi” vetem Maghiku Baggio dhe jo ky i “PaSakti” dhe i pa takti.-

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje