Duartrokitje pa fund për Gianni De Biasi-n, i ftuar nderi në “Galanë e Futbollit të Trivenetos”, që vlerëson lojtarët më të mirë të krahinës veri-lindore të Italisë, nga Seria A deri në Ligën Pro, por edhe trajnerin dhe gjyqtarin më të mirë.
Trajneri i Kombëtares ishte protagonist në ceremoninë e zhvilluar në Viçenca.
Ai konfirmoi se u largua nga futbolli italian prej zhgënjimit se si trajtohen teknikët, ku asnjëherë nuk kanë garancinë e vazhdimësisë së punës.
Sipas De Biasit “në Itali trajnerët shkarkohen në pengesën më të vogël” dhe për këtë arsye ai beson se kishte “kurajën dhe oportunizmin për të punuar në Shqipëri”.
Një mundësi për të vazhduar karrierën “në një vend me futboll jo të zhvilluar” shpjegoi drejtuesi i stolit kuqezi, por ku iu dha mundësia të niste dhe të përfundonte “një punë falë së cilës përfaqësuesja u kualifikua në Kampionatin Europian”.
De Biasi u tregoi personalisht të pranishmëve për arritjen historike të të gjithë vendit, duke theksuar se “së bashku dhe me besim, Kombëtarja mund të shkojë larg”.
Në këtë kuadër, De Biasi foli edhe për shortin e 12 dhjetorit, ku do të përcaktohen kundërshtarët e grupeve të finaleve të Euro 2016.
Trajneri shpjegoi se nuk ka ndryshim cilët rivalët do t’i rezervojnë goglat, pasi “Shqipëria do të jetë në vazon e katërt dhe sido që të jetë, do të luajë me ekipe më të forta”.
Duke kujtuar mrekullinë në kualifikuese në një grup ferri me Portugalinë, Danimarkën dhe Serbinë, De Biasi ironizoi edhe rreth një përballje të mundshme me Italinë.
“Në kualifikuese nuk na jepnin shanse, por ia dolëm. Nëse tani do të jemi në të njëjtin grup me Italinë, do të thotë që do t’i eliminojmë edhe të kaltërit”, ishte batuta e trajnerit, që gjithsesi theksoi se do të dëshironte ta evitonte përballjen me skuadrën e Contes, edhe pse kjo mund të jetë një dëshirë e tifozëve shqiptarë.
De Biasi u vlerësua edhe me çmim në “Galanë e Futbollit të Trivenetos” për arritjen me Kombëtaren shqiptare./ SS
fillove dhe ti gani abazi me i ra [email protected] me grusht…….
Per hir te se vertetes ,Kualifikimi eshte HISTORIK ,por me menyren se si u arrit kualifikimi ne nje grup ku nuk na mungoi dhe shanci qe i morem 3 Piket Serbise ( te cilat na takonin 100 % ) dhe me vetem 4 gola “REAL” te shenuar dhe me 3 qe i morem nga Arbitrazhi dhe 3 golat qe ja shenuam ARMENEVE te pamotivuar ,besoj qe nuk ka vend per ekuivok .
DE BIAZI lot Katenacio te paster dhe deri ketu nuk ka asgje te keqe ,por qe te eleminosh Pipinot ,pikerisht me armen e tyre mua me duket me shume se FANTAKSJE.
Por asgje nuk eshte e pamundur .
“”BURGOUGNE ” !
Nuk e di ne se je i inkuadruar tani tek ky Portal ,por do te beja nje replike te shkurter .
Nuk pretendoj se jam Specialist apo Teknicien futbolli .Jo ,sepse nuk jam i asaj fushe .
Une e shikoj me ndryshe problemin ,por me qe ra fjala tek ajo qe ti thua se BENITEZI PRESINGOI ,ne pjesen e pare ,une mendoj se nuk eshte ashtu ,derisa BARCA e zuri ne befasi REALIN plot 11 here .
Presingu ,ka lodhje fizike dhe qellimi i tij eshte qe tia mare topin kundershtarit dhe ter perdor KUNDER-ATAKUN ,gje te cilen REALI nuk e beri ne asnje pjese loje dhe aq me keq ne te paren .
Si ka mundesi qe BARCA e kapte REALIN e pa-pergatitur ne mbrojtje .
Sidoqofte eshte e shkuar dhe e harruar ,kur te mos harrojme se edhe BARCA dhe BAYERNI ja kane bere kete gje njera-tjetres .
Totila benevreksi, flitet per De Biazi, per kombetaren e Shqiperise!! Ça lidhje ka Barca dhe Reali ketu?! Hap nje blog privat ose dergo mail perzonit qe do te diskutosh per tema qe skane lidhje me artikujt. Ne moshen tende nuk ta kane mesuar se eshte mungese respekti per te tjeret!
De Biazi ka te drejte kur thote se bashkimi ben fuqine. Lojtaret shqiptare nese jane te mobilizuar, te motivuar dhe luajne per ekipin kane mundesi te tjera per te krijuar surpriza. Greqia ne europian nuk kishte asgje me teper ne Portugali, thjesht luajti ne maksimum dhe e priu fati.
Sharjet ne adresen time me gojen e te tjereve sikur nuk shkojne per ty ,megjithese te kam falur dhe je i lire qe shkruash cte te doje zemra .
Une ne pjesen e dyte kam replikuar miqesisht me personin me Nickun “Burgougne ” dhe jo me tjeter njeri .
ARGITA !
Mos u nevrikos se BARCA doli perkohesisht 6 Pike perpara REALIT dhe asaj qe MESSI e ka mare TOPIN e TIJ te PESTE .
Gjithashtu mos u merzit se “PLESHTI ” ndaj ROMES dhe BARCA gjithashtu beri thjesht detyren .
Por tu “GMT ” ti gjen Telat te cilit perndryshe gjej rastin ti uroj “Gjithe te mirat “.
Cirivediamo alla prosimo !
RESPEKT MISTER DE BIASI
De biazi duhet te kishte ftuar ne Ceremoni edhe 3 faktoret vendimtare qe percaktuan kualifikimin tone ne Evropian :
– Ballist Morinen qe ngriti dronin
– Gjykaten e CAS-it qe na dha 3 piket
– Teatrin kombetar te kukullave Armene.
Por ky dhe shumica ne Shqiperi jane te verbuar nga arritja ne Evropian , saqe nuk arrijne te arsyetojne se kush na coi atje .
– Mos te te gjenjeje mendja Gani , se atje na cuan skemat e tua.Ah po , nese do te kishe marre minimumin 1 pike ne ndeshjet me Portugaline dhe Serbine atehere do te kishe edhe ti merite. Por ato ndeshje I humbe si amator.
Do te eleminojme Italine ??? !!
Po patjeter , kush na ndal ne tani ? Ne shkaterruam edhe Gjeorgjine , jo me Italine.
Madje:
“U bejme thirrje publike skuadrave te medha , Italise , Spanjes , Gjermanise , Anglise , Frances qe te mos na dalin perpara ne Evropian se do ti shkaterrojme me goleade. Sepse ne krye kemi Gani trimin qe e orienton skuadren ne nje loje super-sulmuese ….brenda 16 metershit te portes se vet.”
Liku,
Shqiperia eshte ne Europian dhe ky eshte fakt. Te gjitha te tjerat jane llafe boshe. Diten qe do te besh vetem 5% te asaj qe ka bere De Biazi per Shqiperine hajde dhe bej teori ketu.
Nje pyetje, po ky Ganiu sikur ja mori 3 pike Portugalise apo gabohem!
Edhe pak e vetmja skuader qe ja mori ishte ajo qe drejtonte ky.
Per te mos folur per Frnacen qe mbyti ne gola te gjithe ekipet e grupit pervec njerit.
Ju ka ngel ora ke nje idiotllek ne ndeshjen Shqiperi – Serbi.
Goxha ambicie, shpresoj qe te realizohet poooor kujdes se pordhet e medhaja grisin breket e vjetra!
De biazi eshte gjigant
Ha ha ha …sa kam qesh….mosss moreeeee
Love De Biazi! Sei un grandeeee
ooo debias nga ty skemi pare nje loje tamam mos shit pordhe kot te pame me serbine dhe portugalin qe nuk more nje pike ne france jemi prej ballist morines dhe teatri kukllave ne armeni un ju pashe dhe me gjerorgjine skandal neve do na shpartallojne keq ne france se nuk na takonte te ishim atje neve skemi lojtare per atje neve kemi skemi 5 lojtare qe luajne rregullisht