PSG “çmenduri” për Ronaldon, i ofron më shumë se 500 mijë euro në javë

25 Nëntor 2015, 15:47Sport TEMA

Pavarësisht deklaratave të menaxherit të tij, Jorge Mendes se Cristiano Ronaldo do të mbyllë karrierën te Reali i Madridit, gjasat më të mëdha janë që ylli portugez të largohet nga “Santiago Bernabeu”, verën e ardhshme. Manceshter United dhe Paris Saint Germain janë dy klubet që e dëshirojnë më tepër 3 herë fituesin e “Topit të Artë”, madje presidenti i kampionëve të Francës, Naser Al-Khelaifi është gati të bëjë një cmenduri financiare për të transferuar në “Parc Des Princes”, 30-vjecarin.

Sipas gazetës spanjolle “AS”, e cila i referohet një burimi të të përditshmes angleze “Mirror”, Paris Saint Germain dëshiron me cdo kusht të marrë në gjirin e vet, Cristiano Ronaldon dhe është gati t’i ofrojë luzitanit një pagë faraonike prej më shumë se 500 mijë Eurosh në javë, shifër kjo e padëgjuar më parë në futboll. Ekzaktësisht parizienët i ofrojnë sulmuesit të Realit të Madridit plot 567 mijë Euro në javë.

Nëse lajmi që ka publikuar “Mirror” rezulton i vërtetë atëherë shanset e Manchester United për të firmosur me Ronaldon mund pakësohen së tepërmi. Trajneri i “Djajëve e Kuq”, Van Gaal e bëri të qartë se në merkaton e verës së ardhshme te United do të bëjnë cdo tentativë për të mundësuar rikthimin e CR7-s në “Old Trafford”. Lufta mes Manchesterit dhe Parisit ka nisur tashmë por duke parë edhe afrimitetin e tëpërt që pati Ronaldo me trajnerin e kryeqytetasve, Laurent Blanc dhe presidentin Naser Al-Khelaifi në përfundim të sfidës së Championsit mes Realit dhe Parisit mundësitë më të mëdha për të marrë shërbimet e 30-vjecarit i kanë kampionët e Francës./ SS

5 komente në “PSG “çmenduri” për Ronaldon, i ofron më shumë se 500 mijë euro në javë”

  1. totila direktan prenos says:

    O P.S.G ,mos vrapo kaq shume ,por prit deri nga fundi i vitit ,per ta VLERSUAR RONALDON me te vertete SA i VLEN LEKURA ,pavarsisht se atij qe tani kane filluar qe ti bjene takemet .
    Anyway ,do evth. ‘u want .

  2. Totila Gomori says:

    O Totila o budalla, po ik or trap se nga leket e veta do ti japin, e jo nga te tuat. Apo je aksioner ti mer karrallo? Ik or idiot merru me edukimin e kalamojve te tuj, e mos rri gjithe diten tu shkrujt per Realin dhe per Ronaldon, se nuk kane honger buken tate. A more vesh or idiot?

  3. totila direktan prenos says:

    Ik or te q.fsha robt te gjalle dhe te vdekur KU dhe SI ti kesh ,sepse nuk me meson ti mua se cfare te shkruaj .

  4. Ner kishe me i ba Realit me e zhduk nga aty ……

  5. Totila Gomori says:

    Ha ha ha ha ha. O Totila o Gomor, mos shkruj mo, po ik lexo ato gazetat sporti te viteve 70′. Ha ha ha c’torrollake ka kjo bote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje