Pas rinovimeve të shumë lojtarëve në radhët e Lazios, erdhi edhe radha e Igli Tares që të rinovonte kontratën me klubin. Drejtori Sportiv zgjati qëndrimin në radhët e bardhekaltërve deri në Qershor të vitit 2018. Lajmi u konfirmua nga klubi i Lazios, ndërsa mediat italiane theksonin se kontrata e ish-kapitenit kuqezi kishte skaduar gjatë verës që lamë pas. Me besimin e marrë nga presidenti Lotito, tashmë Tare mund të përqendrohet plotësisht te merkato e janarit, ku objektivi është përforcimi i skuadrës.
Detyra është ajo e zakonshmja: afrimi i lojtarëve cilësorë, por me kosto të ulët, prej buxhetit të kufizuar të klubit. Falë kësaj politike, shqiptari ka spikatur në rolin e drejtuesit sportiv. Ai është etiketuar gjatë në Itali si gjeniu që ringriti Lazion me shpenzime dukshëm të ulëta se rivalët. Mjafton të kujtosh që me 30 milionë Euro në dy merkatot e fundit të verës Igli Tare afroi në ekip emra si Klose, Hernanes, Candreva, Zarate, De Vrij, Djordjevic apo Parolo. Magjitë e tij me transferimet e lojtarëve u vlerësuan me çmimin si menaxheri më i mirë për klubet e Serisë A në Korrik të vitit 2015, ndërsa Interi e kërkoi ta afronte në klub. Megjithatë, Igli Tare mbeti te Lazio ku një tjetër çështje që kërkon zgjidhje është ajo e trajnerit. Me Piolin skuadra po përjeton një prej momenteve më të dobta, me vetëm 1 pikë në katër ndeshje të kampionatit.
Në rast të hapave fals me Dnipro në Europa League dhe me Empolin të dielën në Serinë A, Pioli do të largohet. Si alternativa shihen Mazzarri, Lippi dhe Del Neri që nuk janë në aktivitet. Por Igli Tare preferon trajnerin e Shqipërisë, Gianni De Biasin. Gjithsesi, tekniku kuqezi i ka mbyllur derën emërimit te Lazio, duke theksuar se ka kontratë me Kombëtaren edhe për edicionin e ardhshëm, në kualifikueset e Botërorit 2018./ SS
Mos u lodh kot o tare se lazio e ka banken bosh
E siguroi Lacio vendin e fundit deri 2018. Qe kur ka shkuar ky kuqua qe nuk arriti te mesoje si mbahet topi me kembe, Lazio ka humbur cdo gje per te cilen krenoheshin tifozet e saj – grinten sportive pozitive”naziste”.
Ky loqja kuqo Tare ka filluar te enderoje vendin e Armando Dukes ose De Biazit.
Nderkohe ka aplikuar per nje vend ne haremin e Rames, krahas vellezerve azabi Tare i bregdetit, dhe teveqeli i vogel Tare ministri e jashteme. Kane genet e se jemes,….