Derbi i prefekturës mes Naftëtarit dhe Tomorit, luajtur të dielën që kaloi në Kuçovë, prodhoi shumë tension, ndërhyrje të ashpra dhe plot 6 kartonë të kuq, 4 për beratasit.
Naftëtari fitoi 1-0 ndaj rivalëve të vet në “luftën” për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë.
Por ajo që u cilësua si ndërhyrje horror ishte faulli i shkaktuar nga ana e kapitenit të Tomorit, Gersi Arberit, ndaj mbrojtësit të kuçovarëve, Ardit Lleshi.
Një ndërhyrje pa top, që i shkaktoi lojtarit të Naftëtarit një frakturë të dyfishtë në gju, ndërsa dje ai i është nënshtruar një operacioni në “Spitalin e Traumës” në Tiranë.
Ky eshte per ndjekje penale, ska lidhje me futbollin!
Kjo goditje eshte per 10 vjet burg!!!
Ky duhet te futet ne burg dhe te mos shikoj me top me sy.
Ne burg ??? Cfare thoni ju ore .Ai e ka bere qellimisht qe ta vrase dhe duhet te pergjigjet me koke edhe sikur te ishte njeri nga djemte e mi .
Gjynah se ishte nje nga ata te fisit apash arbri qe kane mbajtur Tomorin me buke.Nderhyrje kriminale e qellimshme dhe neqoftese ai lojtar nuk perjashtohet nga futbolli do ishte nje skandal.
jo per top, por per lakra
ca eshte ky lojtar kurv qe nderhyn ashtu…..