Juve shkëlqejnë Mandzukic, Alex Sandro dhe Pogba. Por fitorja është e Allegrit

26 Nëntor 2015, 12:42Sport TEMA

Në gusht të gjithë komentonin shorteun e grupeve të Championsit: Juventusi ka rënë në një grup ferri, do ta ketë të vështirë të kualifikohet”. Edhe pse në fushën e gjelbër, Grupi D ishte më i përballueshëm se ç’pritej, me një Sevilje që nuk ishte aq kompetitive sa në sezonet e kaluara. Kualifikimi për në 1/8-at e Championsit, kur ka ende një ndeshje për t’u luajtur është një sukses i madh i Massimiliano Allegrit. Një trajner që, edhe pse sezonin e kaluar arriti në finale të Championsit dhe fitoi titullin në Serie A, vihet gjithmonë në diskutim.

Zgjedhja për të lënë jashtë Morata dhe Cuadrado solli reagimet negative dhe disa buzëqeshje ironike të disa tifozëve. Megjithatë, edhe një herë tjetër Allegri tregoi se e njeh më së miri Juventusin e tij, duke hedhur në fushë ndaj City-t një formacion 3-5-2 dhe duke mos i lejuar shumë hapësira një ekipi që krijon shumë raste për shënim. Navas dhe De Bruyne u bllokuan në krah të mesfushës, ndërsa Aguero pati vetëm një rast për shënim, me asist nga…Marchisio.

Një nga problemet e fillim sezonit ishte pamundësia për të shërbyer Mario Mandzukic, i cili për të shënuar ka nevojë të furnizohet me krosim nga krahët. Kroati gjeti menjëherë golin, duke fituar çdo kontrast fizik me Otamendin. Më pas kontribuoi edhe për ekipin. Nuk është nga ata që driblon kundërshtarin, por në nivele të tilla kontributi i tij është i pamohueshëm. Tani Allegri shpreson që problemi fizik që e detyroi të largohej nga fusha të mos jetë serioz dhe ish sulmuesi i Atletico Madridit të arrijë të gjejë vazhdimësi.

Alex Sandro. Që dinte të krosonte, kjo ishte diçka që dihej dhe mund të shihej edhe nga videot në “Youtube”. Zbulimi i vërtetë ishte fakti që është përshtatur më së miri në detyrat që i ngarkohen në fazën mbrojtëse. Cerci e vuri disa herë në vështirësi në ndeshjen ndaj Milanit, por Jesus Navas nuk e shqetësoi asnjëherë. Kujdes, pasi nëse ish futbollisti i Portos vazhdon me këtë ritëm, Allegri nuk do ta lëvizë më nga formacioni titullar. Me të Juventusi arrin të krijojë lojë edhe nga krahu u majtë.

Për t’u rikthyer Juventusi i gjashtë muajve të mëparshëm, bardhezinjtë kanë nevojë për titullarët e gardës së vjetër. Buffon vazhdon të jetë thelbësor dhe të shpëtojë portën. Mbrojtja po fillon të rikthehet e papërshkueshme, por mbi të gjitha pamë sërish Paul Pogbanë e vërtetë. Përballja me idhullin Yaya Toure e karikon: në sytë e të gjithëve do të mbahet mend aksioni që solli golin e fitores, me talentin tjetër, Kevin De Bruyne që nuk arriti as ta rrëzonte. Por ajo që gëzon Allegrin dhe drejtuesit bardhezi është konsistenca e francezit, që për 90 minuta nuk humbi asnjë top duke qenë i saktë në çdo pasim./ Telesport

1 komente në “Juve shkëlqejnë Mandzukic, Alex Sandro dhe Pogba. Por fitorja është e Allegrit”

  1. totila direktan prenos says:

    M.City ,P.S.G, Chelsea, Real e ndonje tjeter jane Ekipe Komerciale shume te mediatizuara ku Manjatet qe lajne miliona nuk e kane per gje qe ti rellamojne ne te gjitha llojet e mediave si te shkruara dhe Vizive
    E riperseris per te 100 here aq sa per disa jam bere i bezdisur.Juvja ne Itali Bayerni ne Gjermani River Plate ne Argjentine, Santos ne Brazil, Penjaroll ne Uruguaj misherojne karakteristikat e kombetareve respektive.Mbreme City ne plan te pare dukej sikur e posedoi lojen por Juvja ime edhe pse luan keq e kontroloi loken edhe pse inkasoi 3 poenat shume te vlefeshme fale nje goli te “”VOCKEL”” shenuar nga Katoliku Mandzukic. Nje Bufon qe ne shume raste me kujton te Madhin DINO ZOFF
    .Megjithate mendoj se Juvja nuk do te shkoje kete edicion aq larg sa c’shkoi sezonin e kaluar,per vete ecutine e ekipeve te tjera por dhe per ate tjetren se qe tani ka filluar qe te te ravijezohet nje Bayern i Frikshem. Por me mire t’ia leme kohes.sepse ajo di se si te vendos rregull ne kete tollovi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje