Ben Blushi për pronat: Një brez u persekutua, tani po persekutojmë edhe bijtë dhe nipat e tyre

4 Dhjetor 2015, 09:21Politika TEMA

Ben Blushi ka qenë kundër projektligjit të mazhorancës për pronat.

Blushi tha se në mënyrën se si është formuluar ky ligj, nuk i jep zgjidhje problemeve të pronarëve.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai u shpreh se prej 70 vitesh pronarëve po iu mohohet prona.

Sikur në këta 25 vjet do kishim zgjidhur çështjen e pronës, sot do të kishim më pak konflikte në këtë parlament, dhe Shqipërisë do ti kishim kursyer të paktën 3 mijë jetë. Kjo është një nga faturat më të dhimbshme të konflikteve sociale që ka krijuar mungesa e kthimit të pronës.

Të paktën 3 mijë jetë me statistikë janë marrë për shkak të sherreve për pronat e pakthyera, për të mos thënë këtu se çfarë ka humbur ekonomia jonë, mungesë investimesh në turizëm në bujqësi, miliarda euro që i kanë marrë padrejtësisht dhe që duhet ti kishin marrë ata që kanë prona.

Kam përshtypjen se ne si klasë politike kemi një problem, nuk jemi sa duhet të ndjeshëm për çështjen e pronës se shumica në këtë parlament nuk janë konfiskuar nga shteti para vitit ‘44 edhe ata që kanë pasur prona nuk kanë qenë të ndjeshëm.

Imagjinoni të gjithëve ne këtu në këtë sallë të na merreshin shtëpitë, pra shteti të kthehej kundër jush, t’ju merrte shtëpitë, tokat, pronat gjithshka që keni dhe t’ua sekuestrojë. Dhe pas 20 apo 30 vjetësh kur shteti të kthehet në ekuilibër, nipërit apo bijtë e këtij parlamenti të futeshin në një kalvar gjyqesh dhe të mos i gëzojnë pronat që keni lënë trashëgim ju. E pra kjo ka ndodhur në këto 25 vjet.

Një brez e humbi mundësinë që të gëzonte pronën që kishte vënë, u persekutua dhe vazhdon të persekutohet, bijtë apo nipërit e tyre akoma nuk po i gëzojnë edhe pas 70 vjetësh. Pra ky është një detyrim të drejte, them unë. Dikush tha këtu se kjo është çështje politike. Kjo nuk është çështje politike. Po të ishte kështu s’do kisha folur fare sonte. Besoj se çështja e pronës është çështje e të drejtës universale.

Është njëlloj si liria e besimit, liria e lëvizjes apo si fjala e lirë. Edhe prona hyn tek e drejta themelore e njeriut. Nuk është një e drejtë relative që mund të negociohet mes palëve. Po të ishte konsideruar si e tillë që në vitin 1991 apo 1992 kur u ndërhy për herë të parë për të zgjidhur çështjen e pronës, dhe kthimi dhe kompensimi i pronës të kishte qenë automatik, do ti kishim kursyer vetes kaq shumë andralla që do të vazhdojnë për fat të keq.

Sigurisht nuk është dita për të bërë gjyq, por është dita për ta thënë që për fat të keq pronarët menduan se u përfaqësuan nga Partia Demokratike, duke i trajtuar edhe më keq. Është paradoks se partia që pretendonte të përfaqësonte pronarët, në fakt pretendoi se përfaqësonte edhe ata që zaptuan pronat e tyre.

Është e pamundur të pretedosh se përfaqëson edhe pronarët edhe ata që kërkuan legalizim mbi pronat që i zaptuan pronarëve. Ky është absurdi i parë politik. Të vijmë tek ligji. Unë jam në dilemë nëse ky ligj e zgjidh ose jo. Pse? E para në parim. Ligji nuk e kthen pronën. Ligji e trajton dhe kompenson financiarisht”, tha Blushi.

4 komente në “Ben Blushi për pronat: Një brez u persekutua, tani po persekutojmë edhe bijtë dhe nipat e tyre”

  1. ben says:

    O blush

    Shqiperia eshte bere nje hale e madhe islamikesh perziere me rilindas.

  2. ivani i madh says:

    Bravo deputeti i te majtes ate qe se bejne te djathetet e ben ky trap Ben quramani ne vend qe te mbroje shtresen qe perfaqeson dhe ti qaje halle ka dale avokat per te pasurit .Besoj se ky kameleon karerist i pa cipe ka ngatruar vendin ku mund te ishte.Se elektoriati i majte se votoi kete quraman te mbroje te djathten po te mbroje ate qe ky jo qe spo e ben po me orjentimet e komarxhiut e matrapazit Nano po mundohet ta demtoje ate.¢ibane te tille duhen shkulur sa me pare nga trupi i PS se do maise gjithe trupin e saj.

  3. METEH says:

    Fatkeqsia ne kete vend edhe per çeshtjen e pronave eshte e PD-Sali Berishes,i cili u deklaroi shqipetareve”…shkoni e ndertoni ku te doni,jeni te lire..”Dhe kjo katraure 25 vjeçare ka sjell vetem çorjentim,katrahure,vrasje…!

  4. Kasandra says:

    I drejti dhe parimori!
    Kush pretendon për të qenë i drejtë dhe parimor duhet të mbajë parasysh të gjitha shtresat e popullsisë. Për çështjen e pronave sot mbrohen ish-pronarët, ata që u përmbysën nga argatët e tyre, fshatarët, punëtorët dhe intelektualët e kohës që luftuan për një shoqëri pa bejlerë e agallarë. Kush i mbron këta që u përmbysën nga kapitalizmi në bashkëpunim me ish-klasën e përmbysur? Shumica dërrmuese e popullit me punë dhe sakrifica hapën toka të reja, ngritën fabrika e hidrocentrale, banesa e institucione, etj. dhe, ndonëse e mbështetën regjimin e ri, njerëzit e thjeshtë humbën gjithçka nga ligjet gjysmake e çoroditëse të demokracisë, u zhveshën nga çdo e drejtë dhe sot vuajnë pasojat më tragjike. Po pronën publike kush e mbron? Pse pritet që çdo pronë ose t’i jepet ish-pronarit ose të shitet? Nuk do shumë shkollë për të kuptuar si operojnë sistemet shoqërore dhe pse përmbysen ato.
    Aktualisht dhe parimisht sot kemi dy shtresa të përmbysura e të shpronësuara që për të mirën e përgjithshme nuk mund të ndahen duke i vënë nën kujdestarinë e partive të ndryshme. Nëse ligji është ai që përcakton drejtësi për të gjithë pa dallim dhe institucionet përkatëse sigurojnë zbatimin e tij në jetë, atëhere, ai duhet të ketë premisat e nevojshme që të realizojë mirëqenie të pranueshme për të gjithë, unitet dhe mbarëvajtje, jo pakënaqësi e rrebelim. Ndryshe këto debate pa fund me ndarje interesash partiake, do ta përcjellin më tej përçarjen dhe do të dëmtojnë ecurinë e përbashkët në drejtimet themelore të shqiptarëve në të gjitha territoret ku janë. Edhe e drejta universale na ndihmon për të na kthyer pronat, trojet shqiptare, që na kanë grabitur pa të drejtë, po me kusht, vetëm sipas rregullit të treshit, duke u bashkuar në Europë me shtete të tjera, quhemi të bashkuar edhe si shqiptarë. Sidoqoftë, dihet se kush investon fiton kur çasti e dikton. Kasandra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje