Biznesi i luftës dhe miliardat që vijnë nga Siria

6 Dhjetor 2015, 11:11Bota TEMA

Kriza në Siri që zgjat prej disa vitesh ka përfshirë shumë shtete që kanë dërguar forcat ushtarake në të.

Por një pjesë e mirë e këtyre shteteve kanë pasur nevojë për armatime shtesë për të përballuar një betejë që në muajt e fundit është ndezur shumë.

Dhe askush tjetër më shumë se kompanitë e armëve nuk mund të jetë më i lumtur.

Kompanitë e mëdha duket se po bëjnë fitime kolosale në Siri.

Tom Kennedy, CEO i prodhuesit të armëve “Raytheon” thotë se konflikti në Siri ka rritur ndjeshëm fitimet e firmës së tij.

Por përveç armëve një fitim të madh kanë patur edhe kompanitë e prodhimit të mjeteve të blinduara.

Uilson jones, presidenti i kompanisë “Oshkosh”, thotë se ka patur një bum të shitjeve të mjeteve të blinduara M-ATV që prodhon kompania e tij.

Një tjetër kompani që ia ka parë hajrin luftës është “Lockheed Martin”.

“Nëse SHBA dërgon trupa të tjera fitimet tona do të rriten në qiell”, thotë CEO i kësaj kompanie Bruce Tanner, raporton CNN.

Por një tjetër përfitim është se duke qenë që SHBA ka nevojë të madhe për armatime, nuk trajton çmimin e armëve.

Raportohet se ka patur një rritje të ndjeshme në dy vitet e fundit të çmimit të armëve dhe kompanitë e armëve thonë se ka ardhur për shkak të rritjes së madhe të kërkesës.

SHBA ka një buxhet prej 607 miliardë dollarësh për ushtrinë për vitin 2016.

Kompanitë e armëve fërkojnë duart, për të gjithë ka nga një pjesë./a.l

2 komente në “Biznesi i luftës dhe miliardat që vijnë nga Siria”

  1. hajdari says:

    Cfare koincidence! Paskan qelluar te gjitha kompani amerikane…

  2. An.Spaho birr I kurves greke says:

    Ja perse behen lufterat.Jo per fe.Feja me e mire per te besuar sot eshte”USD Dollar”.Ndersa te gjithe fete tjera le te mbajne “sehir”.Kur dihet se atje ka vetem nji Zot.Dhe per fate te keq ai nji zot nuk ka,ose ndonjihere do kete ndonji femije.Se po Te kishte “ai nji birr I zotit ” do mbisundonte ne gjithe boten .Perjetsisht.Paramendoni cfare idiota “pice of shit” jeni kur debatoni per fe.Sidomos ju ” indijancat” e Shqiperise qe u mungon vetem “Enver Hoxha” Se ai ishte Shpetimtari juaj.?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje