Hetimet për naftën virgin zbulojnë majën e ajsbergut

12 Dhjetor 2015, 17:48Politika TEMA

Nga Lindita Çela

Në vitin 2010, Kombinati i Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, në atë kohë nën pronësinë e Rezart Taçit, i shiti një sasi karburanti gjysmë të përpunuar, të njohur si “virgin”, një kompanie të panjohur me emrin “Tea Construction & Petrol”.Sasia prej 5.6 milionë kilogramësh kishte vlerën prej 500 milionë lekësh dhe qe pa taksa.

Në Shqipëri, aktualisht një litër naftë i nënshtrohet një tatimi prej  rreth 100 lekësh për litër, ku përfshihet, 37 lekë akcizë, 27 lekë taksë qarkullimi, taksë karboni e TVSH, e cila varion nga çmimi final i shitjes.

Karburanti i blerë nga kjo kompani, u depozitua pjesërisht në një magazinë pranë rafinerisë, të njohur si depozita G-43 dhe pjesërisht në katër depozita që gjenden pranë fshatit Mëzez, Tiranë.

Bilanci i kompanisë Tea për vitin 2011, tregon se kjo kompani ka në rezervuarët e saj një sasi produkti Virginia me vlerë 344 milionë lekë. (Link bilanci). Në bilancin e vitit 2013, e njëjta kompani deklaron se ka në inventar Virgin në masën 270 milionë lekë.

Virgin është një nënprodukt i naftës i ngjashëm me benzinën, i cili, për shkak se nuk plotëson standardet, nuk mund të shitet në tregun shqiptar. Formalisht ai mund të eksportohet si produkt gjysmë i gatshëm për t’u përpunuar nga rafineritë që kanë kapacitetet për ta bërë një gjë të tillë. Por tashmëështë e njohur se përgjatë 20 viteve të fundit, një sasi e këtij nënprodukti të realizuar në rafinerinë e naftës së Ballshit, është shitur në mënyrë ilegale në tregun shqiptar. Dëmi është i dyfishtë, për shkak se nga njëra anë, taksat që duhet të paguhen mbi naftën nuk paguhen, ndërsa nga ana tjetër, makinat që furnizohen me këtë produkt dëmtohen dhe amortizohen më shpejt ndërkohë që ndotja e lëshuar prej makinave është shumë më e lartë se sa ndotja e shkaktuar nga benzina e zakonshme.

Kontrolle false

Administrata doganore shqiptare ka një eksperiencë të gjatë me sasinë e naftës Virgin të prodhuar në Ballsh dhe që është “zhdukur” më pas. Rrjedhimisht, çdo rezervuar i magazinimit të kësaj nafte i nënshtrohet procedurave strikte të menaxhimit fiskal, përfshirë vulosjen me vula të posaçme nga punonjësit e administratës doganore apo qarkullimin e saj me dokumente të detajuara si dhe kontrollet periodike.

Në nëntor të vitit 2013, Drejtoria Rajonale e Tatim Paguesve të Mëdhenj, në bazë të një programi të paracaktuar kontrollesh, shkoi të kryejë kontrollin te kjo kompani. Mes të tjerash, kontrolli duhej të përcaktonte sasinë dhe cilësinë e naftës që gjendej në rezervuarë.

Me dokumente, në depozitat e kompanisë në Kodër Mëzez pranë Tiranës, duhej të gjendej rreth 3,6 milionë kilogramë naftë virgin. Por kontrollorët e tatimeve hoqën dorënga kryerja e inventarit fizik për arsye të paqarta. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Fierit, Tatimet ia referuan çështjen e inventarit Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Në janar 2014, doganat shkojnë për të bërë matjet, por nuk i bëjnë pasi zbulojnë se nuk kanë mjetet matëse të kalibruara dhe të certifikuara. Doganat i kërkojnë ndihmë Inspektoriatit Qendror Teknik për të bërë matjet e sasisë dhe për verifikimin e cilësisë.

Sipas prokurorisë, nga matjet e kryera ka rezultuar se, në rezervuarët nr.1, nr.2, nr.3 dhe nr.4, gjendej në total sasia prej 4.431.881.6lt/ 3,049,729 kg lëndë djegëse.

Kjo qe një sasi dukshëm më e vogël se sa duhej të tregohej në letra, por të dhënat e prokurorisë janë kontradiktore.

Në gusht të vitit 2014, biznesmeni Ardian Xhillari, i cili qe gjithashtu administrator i kompanisë “Tea Construction & Petrol”, kërkoi pranë tatimeve të Tiranës për të hequr plumbçet e rezervuarëve duke deklaruar se do ta transportonte këtë naftë në depozitën G-43 në Ballsh. Procesi i transferimit të naftës raportohet se përfundoi më 21 gusht 2014, kur një doganier i Fierit vulosi tubacionin hyrës të depozitës G-43.

Një vit më vonë, në qershor 2015, kompania britanike Crown Agents, e cila ka një kontratë me qeverinë shqiptare për asistencë në luftën kundër evazionit fiskal, kreu një kontroll në depozitën G-43 dhe e gjeti atë bosh. Nafta virgin nuk ekzistonte aty.

Prokuroria e Fierit hetoi çështjen për gjashtë muaj dhe në dhjetor të këtij viti, doli në konkluzionin se transferimi i naftës në gusht 2014 nga Tirana për në Ballsh qe i rremë. Prokuroria dyshon se nafta ose është shitur më herët në treg ose është shitur gjatë transportit.

“Virtualisht”

Hetimet e prokurorisë së Fierit zbuluan se një numër i madh doganierësh ishin përfshirë në prodhimin e dokumentacionit justifikues për lëvizjen e naftës virgin, lëvizje që dyshohet se nuk ka ndodhur kurrë.

Prokuroria zbuloi se kompania kishte dorëzuar një kontratë qiraje në tatime mes saj dhe kompanisë ARMO për depozitën G-43, por kjo kontratë rezultoi e falsifikuar. Evidencat e kompanisë ARMO treguan se në depozitën G-43 nuk është hedhur asnjë produkt.

U zbulua gjithashtu se për qarkullimin e mallrave në regjim akcize, qe kërkuar një garanci bankare e cila rezultoi e skaduar dhe e pavlefshme. Prokuroria përdor termin qarkullim “virtual” për të përshkruar kalimin e naftës me dokumente nga një magazinë në një tjetër, kalim që fizikisht dyshohet se nuk ka ndodhur kurrë.

“Nuk dimë gjë”

Personi kyç në administratën doganore përgjegjëse për ngjarjen, sipas prokurorisë rezulton Lula Njebza. Si zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e Doganave ajo ka autorizuar transferimin e karburanteve nga një magazinë në tjetrën. Njebza ka deklaruar para prokurorëve se nuk ka dijeni për ngjarjen dhe se nuk e njeh personalisht biznesmenin Ardian Xhillari. Por prokuroria thotë se ka zbardhur tabulatet telefonike për të zbuluar se gjatënjë jave në gusht 2014, kohës kur është kryer transferimi, ajo pati kryer 32 biseda telefonike dhe shkëmbime mesazhesh me biznesmenin Xhillari. Njebza, një drejtuese e vjetër në administratën doganore, u arrestua në dhjetor 2015 dhe është aktualisht nën masën e sigurisë arrest me burg.

Doganierët e tjerë të arrestuar deklaruan para prokurorëve gjithashtu se nuk kishin dijeni dhe nuk mbanin mend detajet e ngjarjes. Gjithsej, pesë punonjës të doganave u arrestuan ndërsa dy u vunë në ndjekje penale në arrest shtëpie.

Por personi kryesor, biznesmeni Ardian Xhillari nuk gjendet. Prokuroria dyshon se ai është larguar nga Shqipëria muaj më parë, dhe se është larguar për shkak se kompanitë e tij akumuluan borxhe ndaj subjekteve të ndryshme dhe jo për shkak se prokuroria ishte duke kryer hetime mbi të.

Kompania e tij në faqen e vet të internetit thotë se ka aktivitet në fusha të ndryshme, nga ndërtimi te tregtia e karburanteve, import-eksporti i mallrave të ndryshme apo plastikës.

Bilancet e kompanisë së tij tregojnë se ai kishte një xhiro të përgjithshme prej 2.7 miliardë lekësh (rreth 20 milionë eurosh) në vitin 2011 dhe 2.6 miliardë lekësh në vitin 2012. Por në vitin 2013, xhiroja e kompanisë së tij u rrit në 8.7 miliardë lekë, (62 milionë euro) (link bilanci 2013). Por xhiroja nuk është shumë domethënëse për kompanitë që merren me tregti karburantesh.

Në korrik 2015, një përmbarues privat vendosi masën e sekuestros mbi aksionet e debitorëve Ardian Xhillari dhe Teuta Xhillari mbi kompaninë Tea, për shkak të një kredie me vlerë 510 mijë euro që këta dy shtetas kishin marrë nga banka Raiffeisen në vitin 2013. Përmbaruesi gjyqësor i shkroi Qendrës Kombëtare të Regjistrimit në shkresën për bllokimin e kuotave të aksioneve se nuk kishte arritur të kontaktonte debitorët në adresat e tyre të deklaruara. Në të njëjtën kohë, një kompani tjetër përmbarimore kërkoi bllokimin e kuotave të aksioneve për llogari të një kompanie private që kishte ngritur kërkesa për detyrime të pashlyera nga Tea. Pikërisht rreth kësaj kohe, raportohet se biznesmeni Xhillari është larguar nga Shqipëria.

Shtet disfunksional

Sasia e naftës virgin në qendër të skandalit ka qenë e njohur për autoritetet shqiptare që prej pesë vjetësh, megjithatë strukturat e shtetit, përfshirë administratën doganore, duket se nuk qenë në gjendje të verifikonin në kohë zhdukjen e saj. Vetëm një kontroll i një shërbimi të huaj si Crown Agents mundësoi certifikimin e faktit që një sasi nafte që gjendej në dokumente, nuk ekzistonte në realitet. Prokuroria thotë se nuk ka mundur të vërtetojë shitjen e kësaj sasie karburanti në treg por thjeshtë faktin që transferimi i karburantit është kryer me dokumente të falsifikuara.

Tregtia e karburanteve në Shqipëri është një nga ato segmente tregu që njihen nga qarqet e biznesit si thellësisht të politizuara. Një pjesë shumë e madhe e tregut të karburanteve ndryshon në mënyrë thelbësore bashkë me ndryshimin e qeverive. Disa kompani që ishin të plotfuqishme në tregun e karburanteve deri në vitin 2005, pushuan së ekzistuari pas ndryshimit të qeverisë ndërsa disa kompani të tjera që ishin të plotfuqishme deri në vitin 2013, pushuan së ekzistuari më pas. Aktualisht, një numër kompanish, përfshirë Tea, kanë raportuar rritje dramatike të xhiros bashkë me ndryshimin e qeverive.

Të ardhurat e qeverisë gjatë dy viteve të fundit kanë qenë ndjeshëm më të ulëta se sa plani. Qeveria mohon me forcë akuzat e opozitës se shkaku i deficitit është ekzistenca e evazionit fiskal dhe kontrabandës në shkallë të gjerë. Rasti i Tea sugjeron që po, Shqipëria ka një problem me kontrabandën, i cili ngrihet deri në nivelet më të larta të administratës doganore.

16 komente në “Hetimet për naftën virgin zbulojnë majën e ajsbergut”

  1. br says:

    Kush e ka fituar tenderin per hetimet ?

  2. Qerimallamoni says:

    Per kete duhet pyetur F Balliu

  3. sokrat says:

    Kush eshteAi qe thote se:
    Nuk ka DoreSaliu-Liria dhe Taci?
    Po ku ka Kallamaqosje ne Shqiperi
    pa patur Hisen e vet Sali Hajduti?
    P-o pse bene tere ate zhurrem ky Mavri?
    Mos i dhimbset Populli? Jo ore Jo!
    Ai kerkone te mbuloje Hajduterite,
    Krimet dhe Vrasjet e tija.
    Dhe keshtu do ta shty Ai sefare budalla
    nuk eshte.Shume kujt jaka futur Koqet ne Bige
    dhe po te veprojne,ja keput fare.Po si do naveje halli?
    Per Dreq!do navene.Shpresa duket Vite Drite larg!
    Te Koruptuarit kane Orbiten e Vet,sa nuk ka
    Force qe ti terheq!Te gjithe kane Satelitet e tyre:
    Gjykatesa dhe Prokurore jane Ato!
    Atehere A mund te Shkeputet Henanga Toka?
    Aq do shkeputen edhe keta nga njeri tjetri.
    Populli ka mjafte Premtimet se Denimet puthu me Milion.
    Nejse C,fare se ka gjetur te ziun Njeri
    dhe nuk i ka Hequr! Ja keshtu edhe Ne.
    Le te kenaqemi me perleshjet e tyre.

  4. Treviso says:

    O qeveri, kush eshte ai qe i kontrollon doganat nga qershori 2013-2015? Nga kush prisni qe qe te veje ne binare sistemin doganor? Kur do marri fund ky korrupsion qe arrin ne majat me te larta te qeverise? Po te kryej çdo institucion punen e tije eshte shume e thjeshte qe te frenohet korrupsioni. Keshtu lehtesohet dhe puna e prokurorise dhe e gjykatave nga nje ane, dhe nga ana tjeter do kete me pak korrupsion ne sistemin e drejtesise duke mos u marre shume me produtet e karbureve.

  5. ggg says:

    Fajin e kane bandat Pd,ps,lsi dhe kelyshet e tyre me te vegjel.

  6. dulla says:

    po edvin palla cthote,ilir blloku ka nuhatur gje….apo aferat ndermjet partive jane te ndara

  7. O gazetar says:

    Per lengjet ( naften ) thuhet 5,6 miljon LITRA .. dhe jo 5.6 miljon kilogram

  8. Pilo Lala says:

    Nafta Virgin eshte nje vjedhje e taksave, dhe prishje e makinave.
    Amerika per 7 makina qe pesuan aksident, gjobiti |Toyota me gjoba te renda.
    Xhillari ti sekuestrohet pronat, dhe te paguaje te gjitha makinat, ambjentin.
    Kelyshet e Sales, tani e kuptojne ku jane futur, se kane paguar pjesen tek Taci, Liri Berisha, dhe kujtuan se ja hodhen shtetit.

  9. Fierku... says:

    Tani shpjegohet cdo gje…ne vitin 2009 disa persona qe punonin shofera te ARMO me kane thene: “nuk po marrim vesh asgje…nisemi me autobotin nga magazina (kjo g-43 ne fjale)…veme ne destinacion (vlore-port kryesisht) edhe kthehemi po me autobotin plot”…kjo shpjegohet me kete qe ka ndodh edhe po zbulohet tani…ne fakt me keto xhiro vajtje-ardhje (fatura fiktive) krijohej ideja sikur po cojme jashte shtetit kete naften Virgin (qe smund te tregetohet pa perpunim) nderkohe po marrim naften (benzinen) e mire nga jashte….por ne realitet vinin verdall kot me po te njejten nafte virgin edhe pastaj e hidhnin ne tregun shqipetar…edhe makinat tona qe ikin per lesh…pervec faktit te evazionit…se me kete levizje i rrisnin edhe cmimin fiktivisht kesaj nafte Virgin!!! Skemi shtet skemi drejtesi …xhungel..e kane marre ne dore injorantet e pabuksit e babzitur qe vetem duan te hane se gjithe ato milion as per ti prishur nuk dine!

  10. koco says:

    Po çeshte kjo Mut administrate Tatimore Doganore e Shteti e Qeverie ? Nje Qeveri ne se nuk eshte ne gjendje Domozdoshmerisht te administroje Tatim – Taksat – Doganat ajo eshte turpi i botes dhe nuk duhet te qendroje as nje dite ne krye te vendit . Perse ?.?.? sepse kjo eshte nje gje teresisht Subjektive . = me instalim me dashje te nje mafje shteterore bande te krimit ekonomik te cilet paguhen edhe me paga te larta per te mbrojtur e mbuluar e qene pale ne krimin . Dhe kur nje qeveri eshte kaq e qelbur , si puna e atij peshkut nga koka , kuptohet se si shkojne punet ne tere piramiden shteterore ne kete sektor , Kujt i vljne lufta e evazionit fiskal per bisneset e vogla dhe ambulnte , kur ujqerit po cfrosin te gjitha te ardhurat e pasurive kombetare , H .E.C me koncensionet , Naften , Minierat , Doganat , Tatimet, Tenderimet ??? Po cfare shtet je ti kur per prodhimin nuk pergjigjesh e nuk prodhon , per mbrojtjen nuk pergjigjesh e nuk e ben, kujtoj prerjen e vjedhjen e mijerave ha pyjesh , Naften ,Minjerat etj . Po te moa administrosh as edhe Tatimet e doganat te maresh edhe Kompani kontrollimi nga jashte dhe te jet kjo gjendje , kjo tergon se ketu shteti eshte ne fuksjon te pasurimit te nje grusht hajdutesh bandite , qe bejne sikur bejne ” Policin ” apo “Gjykatesin ” ” Patriotin ” ” integrimin ” etj etj, Dhe aktrojne Komedi – Tragjedi te ketyre Politike bersave ne Parlamentin e ketij Vendi ??! Kesaj i thone ” Qeshu Rini Qeshu , Bota eshte e Jote . Do bejme shtet ne , de morede , lun si ti o popull qe ne na ke .

  11. koco says:

    Ritja ekonomike eshte realisht mbi 6% per vitin 2016 por ne kete vend qareazi shihet qe mbi 50 % e te ardhurave detyrimeve financiare Vidhen . Si detyrim i nje grushti pushtash pushtetare , dhe papergjegjesise dhe ndergjegjies te ketyre felliqesirave dhe tupzimit te krimit ekonomik me administrate e financave te ketij vendi . Pune shteti e nje shteti te qelbur ne te cilin notojne ne pare Mskarenjt e pa nenshkueshem qe e kane koke ne ato tashme per shume vitesh Hale te ketij vendi te cilat quhen dhe e kane koken ne ato Seli te Partive politik berese te ketij vendi konkretisht PD , LSI , P S , P.D.I.U etj . detyrimisht kerkohet berja e gjykimit dhe pastrimit te kesaj politike te mbrapesht , e krahas saj pastrimi i Shqiperise , Pastrimi duhet te filloje nga Politik berja .

  12. loni says:

    Pa shikoni se ka edhe raste te tjera si ky,por duhet ta dini se lepuri fle gjetiu,nuk ka gisht zj.Njebza, por ajo e hengri se hapi kete problem dhe e perdori opozita,por ketu ne kete afere eshte grupi i Canit,qe e ka realizuar kete afere.Ka edhe raste te tjera ne Fier,Lezhe,Tirane mund ti verefikoni,ketu jane diferencat qe dalin ne dogana.Pse e larguan Z>Shtylla se po hetonte keto dhe kontrabanden e cigareve……

  13. A says:

    Kjo eshte veprimtaria korruptive dhe mafioze e ketyre 25-se vjeteve te politikes shqiptare te kryesuara nga PD (Sali Berisha, Lulezim Basha), Ps (Fatos Nano, Edi Rama) dhe LSI (Ilir Meta).
    Ku vendosin doren keto prototipa kemi vetem shperdorime marramendese ne tendera dhe koncesione gjithandej ku ka fitime me vlera te medha monetare.
    Keto prototipa shkaterruan per fitime meskine personale pasurite kombetare, por njekohsisht jane edhe hajdut xhepash te taksapaguesit shqiptar.
    Tani, kerkojne edhe shkaterrimin e shtreses se mesme dhe te biznesit te vogel, ne menyre qe i mbare populli te jete skllever dhe bujkrober te tyre si skllavopronar dhe feudal qe e konsiderojne vehten.
    Pra, kjo shtrese e pa skrupullt eshte 0,5 PERQIND e popullsise, kurse 99,5 PERQIND te popullsise duan ta bejne te varfer dhe te mjeruar. Ne nje kohe qe shtrese e varfer dhe mjeruar eshte aktualisht 84,5 PERQIND e popullsise dhe shtresa e mesme eshte 15 PERQIND.
    Keto jane pra FARAONET dhe FIRAUNET e popullit shqiptar.
    A ndigjoni kur flet njefare idjoti si EDI RAMA perpara simpatizuesve dhe militanteve te PS-se kur thote mos shikoni njeri tjetrin o anetar te PS-se kush eshte ne pune dhe kush nuk eshte ne pune. Menjefjale mua me intereson vetem VOTA e juaj, se per te tjerat vrisni vehten.
    Ku i ka premtimet e 300’000 vendeve te punes dhe kerkund nuk ka thene gjate fushatave zgjedhore se keto vende pune do ti hapi privati. Se cfare hape privati vende pune eshte tjeter pune.
    Kurse nje tjeter qafir si SALI BERISHA dhe LULEZIM BASHA bejne protesta per gjoja simbolet komuniste dhe per karriget e tyre te humbura, ne nje kohe qe populli ka nevoje per buke, pune dhe mireqenie sepse jemi vend dhe shtet ne mes Evropes i varfer.
    Qeverite e te gjithave ngjyrave politikave dhe levat e tyre si doganat, taksat cfare bejne a po nuk e dine situaten e tyre. Ketu po luftohet qe gjithcka te behet monopol i nje grushti te vogel njerezish. Edhe ato monopole qe jane nuk bejne asgje qe te shkaterrohen. Rruga e Kombit qe ka kushtuar 4(KATER) FISHIN nga kosto, qellimisht eshte ndertuar pa asnje studim dhe projekt, kerkon minimalja 160 MIJELION investime te tjera, ne nje kohe e dihet qe kesaj rruge i jane vjedhur 250 MIJELION EVRO nga LULEZIM BASHA.
    Ku eshte EDI RAMA qe ne fillim tha kur te vi ne pushtet do te bej namin??!! Deri tani nuk po shohim asgje, por ndonje berber ose ndonje varfanjak qe nuk ka paguar dritat. Kurse BOSET e HAJDUTERISE POLITIKE livadhisin dhe shetisin lirshem.
    Te merret shembull nga disa shtete Evropiane si Rumania qe ka futur neper burgj dhe arrestuar duke filluar nga kryeministra, ministra dhe cdo lloj pushtetari tjeter qe ka shperdoruar dhe vjedhur fondet e shtetit dhe te popullit, ka arritur numri i te arrestuarve 1000 persona.
    Prandaj asnjera pale politike ne shqiperi nuk deshiron ligje te forta dhe kur ka nuk i zbaton.
    Kur shikon nje politikan, pushtetar dhe qeveritar ne Shqiperi duket si hajdut xhepash dhe ordiner.
    Kjo eshte situata aktuale politike, ekonomike dhe sociale e popullit shqiptar.

  14. Te fala sandrit says:

    Edi po i con te fala sandrit nga saliu. Shqiperia ka nevoje urgjente te zhduke kriminelet berisha basha dhe te koruptuarit rama meta beqja gjiknuri nikolli ahmetaj Nese shqiptaret nuk e kane kuptuar ende kete atehere nuk kane te
    drejte te ankohen dhe te emigrojne. Ata jane vete fajtore per gjendjen ku ndodhen

  15. Mortja qe s na ha kur veme nedrejtoreshe doganash ne qe quhet LULA says:

    kjo eshte si ajo shprehja…:vrit 1 te quajne kriminel, vrit 100000 te quajne hero.Kjo qeveri e ka shume per zemer te luftoj fort korrupsionin e 2000 lekshave me “prova ” “fakte” “kamera te fshehta” e me Median servile ….por nuk e ka per gje ti vidhen miljona euro,dhe hajdutet ne vend te perfundojne ne pranga dhe te kthejne cdo qindarke , ia hedhin bythes , ose duke u “zhdukur” ose duke “rifituar lirine” ne keto hale gjyqesore qe qelbin gjithe shqiperine

  16. Mirush Dorda says:

    Crown Agents e justifikon me te vertete panine e saj vetem sukur te kontrollonte sasine e naftes dhe kromit qe shitet pa pa u tatuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje