Andi Bushati ka bërë një shkrim pas reagimit të ambasadorit gjerman në Tiranë, prania e të cilit në protestën e PD-së, është keqpërdorur nga mediat pranë PD-së.
Bushati thotë se ambasadorët ranë në kurthin e mazhorancës, duke dënuar dhunën e shfaqur në protestë dhe duke mos u marrë me thelbin e protestës.
Ai thotë se ata na shohin si qytetarë të dorës së dytë dhe gjatë ëktyre 15 viteve, ata kanë qenë gjithmonë me pushtetin dhe kundër opozitave, për të ruajtur stabilitetin.
Ja çfarë shkruan Bushati tek Lapsi.al
Një incident mediatik me ambasadorin gjerman Hemut Hofman është shndërruar në instrument për të parë një qasje të nxituar dhe tejet simpliste që ambasadat kryesore në Tiranë kanë shfaqur ditët e fundit.
Ambasadori Hofman u gjend “rastësisht” në protestën e opozitës pikërisht në vendin ku një grup njerzish të pashpresë po tentonin të shkallmonin një bunker betoni me shkopij, dhe ti vinin atij zjarrin e zemërimit. Nuk dihet nëse në ato 5 minuta që ai ka ndejtur në rrugë e ka parë edhe ndonjë xham të thyer, apo ndonjë pllakë të hequr.
Ajo që dihet është se nga disa media periferike opozitare u abuzua me prezencën e tij. Madje keqazi. Ai u paraqit si një mbështetës i opozitës që i përkrahte aktet e njerzve të saj.
Dhe ai vendosi të reagojë. E drejta e tij.
Po pyetja që shtrohet është a mund ti përgjigjet një diplomat një abuzimi me një kundër abuzim? Një kalimi mase me një tjetër tejkalim?
Ambasadori i dërgoi të premten në mbrëmje një email mediave ku ai rrëfente se kish mbetur i tronditur nga ajo që kish parë në protestën e opozitës. E natyrisht me sloganin e gatshëm të fabrikuar edhe nga shumë homologë të tij edhe ai nxitoi të dënojë dhunën e demostratës.
Po përpara se ti marim të mirëqëna termat që na serviren nga ambasadat e huaja, le të ndalemi pak tek ato: ç’kishte tronditëse aty? Pse ato shkopij që valviteshin në ajër u përshkruan si simbole të dhunës ekstreme?
Natyrisht ambasadori i gjerman nuk qe i vetmi që ra në kurthin e ngritur nga propaganda qeveritare për ekzagjerimin e efektit dhunës në demostratën e PD-së.
Menjëherë pas mitingut ambasada e ShBA-ve i dënoi ato: “akte të tilla si hedhja e gurëve, vënia flakë strukturave dhe dëmtimi i pronës publike nuk përputhet me vlerat demokratike” nënvizoi ajo.
Me po të njëjtën shpejtësi reagoi edhe selia e BE së në Tiranë. Retorika kundër demostrimit të forcës u shndërua në kryefjalë të përshkrimit të protestës.
Dhe më ironikja e të tëra deklaratave ishte fjalia që i paraprinte tërheqjes së veshit për opozitën. Me një naivitet ekstrem thuhej se protestat janë një vlerë e demoktacisë, se e drejta për tu tubuar dhe demostruar është legjitime. Nënteksi i nënndërgjegjjes qe i qartë dhe gati racist: këta qytetarë të dorës së dytë ndoshta mund të privohen edhe nga e drejta për të protestuar.
Por pavarësisht nga këto, çështja kryesore e këtij debati të stisur është: pse nga diplomatët e huaj në Tiranë iu vu kaq shumë theksi akteve të forta të mitingut të opozitës duke anashkaluar mesazhet e tij reale?
Kush ishin më të rëndësishme, disa xhama të thyer, disa gurë të hedhur, njollosja e strehës deliranto -korruptive të kryeministrisë, nxirja e fasadave të institucioneve që nga brenda janë shume më të errëta sesa jashtë, apo ato që u thanë në protestë?
Duke mos dashur të merren me akuzat e mbështetura në kor nga afro 10 mijë njerëz, me denoncimin e tenderave, koncesioneve, parave për miqtë e kryeministrit, kriminelëve në parlament, propagandistët e qeverisë, menduan ti mbivendosin atyre denoncimin e akteve të demostruesve. Dhe kështu bënë.
Pikërisht në këtë kurth ranë me dashje dhe ambasadorët e Tiranës.
Për disa arsye. E para sepse ende ata nuk janë miqësorë dhe nuk kanë besim tek opozita.
E dyta sepse prej 25 vjetësh janë po të njëjtit: idhtarë të stabilitetit përpara demokracisë.
E fundit dhe ndoshta më e rëndësishmja, sepse prej një çerek shekulli, në Shqipri, ata e kanë më të thjeshtë të bëhen me pushtetin.
I mbani mend? Që nga i famshmi Torkuado Kardili i cili mbështeste qeverinë e Partisë së Punës. Më pas erdhi Rajersoni që ngrinte dy gishtat në tribunat e mitingjeve të PD. Pastaj Paolo Foresti që kërkonte të mbronte Berishën edhe pas mbi 2000 të vrarëve të 1997. Pastaj Limprehti që u bë qesharak më shumë se me preferencat e tij hedoniste, me militimin e tij për pushtetin e socialistëve. Dhe në fund qe Arvizuja që i tha Berishës “burrë shteti” pasi vrau katër vetë.
Kjo është pra historia që në një farë mënyre na zbërthen dhe të tashmen. Edhe këtë rradhë selitë diplpmatike u shfaqën antiopozitare. Jo duke goditur PD, por duke përçudnuar në ekstrem mesazhin e protestës së saj. Sipas propagandës me të cilin atë e serviri Rama.
Edhe njëherë ambasadorët ranë në kurthin e pushtetit.
Dhe kjo është puna e tyre.
Por kjo na bën ne që ti marrim më pak seriozisht fjalët e tyre, dhe të mendojmë vetë më shumë. Sepse edhe ata që janë kundër PD-së, edhe ata që nuk i duan djegjet, xhamat e tyer, qoftë dhe fasadat e fëlliqura që mbulojnë një qeverisje të kalbur, e dinë se mesazhi kryesor i 8 djjetorit, nuk qe ai i dhunës.
Z. Bushati! E keqja nuk eshte parullat qe ju i shkruani aty ne goje te opozites (pavaresisht se 90% e tyre qe ishin ne proteste, nuk e kane idene per cfare dalin), por opozita e cila eshte e diskretituar per 8 vjet te pushtetit te saj ku kryefjala ishte RREMUJA, RRUMPALLA, LIGJI I TE FORTIT, KORRUPSIONI EKSTREM etj. Shqiptaret, Edi Ramen e kane zgjedhur si te keqen me te vogel
Ooooooo Bushaaaaaat
Problemi i kapur nga Ju eshte i drejte poooor periferik, ne raport me situaten.
Ke te drejt, lufta kunder korrupsionit nuk po funksionon.
Sistemi i Drejtesise funksionon si Organizate e Strukturuar Kriminale, dhe qeverrisja e sotme as qe ka ndermend ti japi zgjidhje.
Ne shume iniciativa te qeverris se sotme, ata qe e kane pesuar, me se shumti kan qene qytetare varfanjak ose te pafajshmit,
Per fat te keq, kaq shpejt, u be e domosdoshme te protestohet, edhe dhunshem bile…
Poooooor a eshte Saleh Vuqidol Vandali me Lule te Kryekorruptuarin qe duhet te me udheheqin dhe perfaqsojne mua ne kete proteste????
Kurrrrre
Nuk me perfaqeson dot mua, Ai qe e ndertoi nje Shqiper kaq te ndyre, kaq te pabese, kaq te pabanueshme..
Nuk me perfaqson dot, Salehu me banden e vet Veriore Geshtenjore, qe ndertoi nje sistem kaq te ndyre Drejtesie, mbushur me plepaxhi e tropojan..
Ky eshte problemi ooooo Bushat..
Un kam nevoj te protestoi s Edi Rama nuk po shkul ende banden e Salehut nga pushteti, po me godet edhe pse zbatoj ligjin…..
Ndersa vjen Saleh Vandali dhe me vjedh edhe te drejten e protestes…
Ky eshte problemi….te te vjedhin edhe te drejten e protestes…….
Ndaj edhe Amb. Gjerman ka ngelur i Habitur – ” Si mund te protestoi dhunshem ai qe Vet i ka shkaktuar problemet qe vuajm sot”
Por cfare te presesh nga gjermanet , Shikoni se cfare behet ne Siri vazhdojne te mbrojne ISI . Po te krahasosh protestat tona me ato te Greqise jane shume larg . Greket nuk lane gje pa djegur dhe coptuar ,por gjermanet nuk e hapen gojen ,se populli kishte te drejte . Kurse ketu u dogj nje bunkier komunist dhe keta shpejt te mbrojne qeverine . Turp .
Ja dhe një i anshëm që shtiret si i paanshëm; që gjoja e ka me ambasadorët e prej tyre mbron shqiptarët. Me fytyra të tilla është lodhur Shqipëria po aq sa edhe me politikanët që ia kanë sjellë majë hundës. Si s’u vjen turp e vazhdoni të çani drrasa, duke menduar se jepni mend!
Ça mesazhe reale thane ato te opozites mor Bushatovicka? Ty te ka kap inati se Rama ia dha lejen Sandrit me ndertu pallat afer shpise tende te vilas bregdetare ne Qerret e tani cdo shkrim e ke kunder Rames. Ok, po fakti qe protesta degjeneroi ne dhune mbetet fakt. Te djegesh objekte, te gjuash me gure ndaj insitucioneve, te thyesh xhama quhet DHUNE dhe kete ti e di shume mire, ashtu si dhe ambasadoret. Po ti je spekullativ e tendecioz ne shkirmet e tua per interesat e ngushta personale. Je nje cope bajge gazetareke qe nuk te shkel askush as padashje…
Perderisa nuk keni ruajtur pavaresine normalisht jeni jo te dores se dyte por te dores se trete.
Lepirja e bythes nuk te ben qytetar te dores se pare.
nuk munde te mbeshtet kjo opozite,o bushat…dhe ti e di mire dhe shqiptaret me inteligjenc mesatare e dine me mire akoma…me realist bushat…duhet te kalojne njiher nga drejtesia ata….sa per te bere opozite eshte kollaj kundra kesaj maxhorance me plot mekate e korrpsion…por kjo opozite nuk eshte aq e e paster sa te beje opozite te ndershme dhe te kerkoje llogari per te miren e shqiptareve…
Andi me gjithe respektin qe kam per ty,nuk e kuptoj pozicionin tend.Ku je,me ,ne cilen ane ha buke sepse me cfare kam lexuar je ne opozite me pushtetin por edhe me PD,ku je ? Ne mes?
Qe je i dores se dyte dhe te trete keshtu ka qene,por sic duket Ti tani poe e ndjen kete nenvleftesim.Per popullin e dhjere keshtu ka qene ,jete e mot,shejtani dhjet dhe populli e ha.Te uroj te jesh nje gazetar i denje per 21 janarin qe po vjen dhe mos te ngelet hatri per Frangaj.Si kunj qe eshte ,Rama po ben gati vehten se ku do te shkoje,por nuk jam ne merak se si Nano qe hengri 4 vite burg,si Rama qe e rrahen vence,do ti lepijne prap bythen Berishes.Keshtu beri Imami.Zogaj,Manjani,Frangaj,Lesi,Selami,Islami, e plot ushunjza me jarge qe ti i njeh mire.
po mire mo gazetar. qeveri e kalbur nga korupsioni. pse nuk I denonconi?
nuk keni besim tek drejtesia?
kete po ben maxhoranca reformen ne drejtesi, qe opozita e saliut kerkon ta bllokoje me dhunen e fakirit.
jo vetem kaq por qeni sali thote prit se nuk keni pare gje akoma.
cfare do beje, aleancen me isis.
nuk mbahet shteti me droge dhe informalitet, lere pastaj me nje drejtesi te kalbur.
sali berisha eshte betuar qe ta shohi shqiperine ne flake edhe nje here para se te vdese. leri ambasadoret, te keqen e kemi Brenda.
E di si mendoj une bushat, ajo kurva e be-së do loqe zezaku, ky amerikani lu eshte gay, dhe ky gjermani gay duket, keshtu qe dhe keta me nje zezak mbaron pune. Jo per gjë, dhe qeveria plot me gay eshte, shtet me i degjeneruar dhe pervers se ky i rames sma mer mendja se do shohim më. Korrupsin kemi pas sa te duash dhe me saliun po kete degjenerim se kshim pare!
Dote doja t`i kujtoja zotit Bushati qe cdo ambasadori punon per interesat e shtetitte tij. Ne rastin e Shqiperise, interesi i shumices se shteteve eshte qe te mos kete trazira. Pike. Funksionimi i shtetit dhe demokraca as eksportohen, as importohen e as dhurohen. Jane popujt ata qe zgjedhim sistemin qe ju pershtatet.
Ka logjike artikulli por:
Rajersoni nuk mbeshteti qeverine, por opoziten !
Pra, nuk ka qene gjithenje ashtu si thote Andi
Po per c’mesazhe e ke fjalen mor Bushat ? Shiko mor Bushat kush idha ato mesazhe ! Salijte e Lulushet flasin per korrupsion ? Ata flasin per ekonomi ? Ata flasin per fukarallek? Ata flasin ligj ? Ata ? Po a ishin ata 8 vjet ne pushtet ? E luftuan ata korupsionin ? Kush e la ekonomine e fukarallekun ne kete gjendje, apo e solli Rama ? Me mire ka qene ekonomia, nuk ka patur fukarallek ? E… Apo ishim te dytet ne Europe pas Gjermanise ? Po c’ mesazhe more Bushat , c’ mesazhe mund te japin te korruptuarit, hajdutet, tradhetaret qe shiten detin shqiptar, vrasesit e ata qe krijuan nje shtet rrumpalle ? Atyre dhe ty ju qan zemra per ligjin. Pyasni sa e kush u burgos e i shfajsoni me lloj lloj arsyesh, po nuk pyesni mos keta kane shkelur ligjin ? E …. Keto mesazhe, mua si qytetar i thjeshte e qe nuk shkel ligjin, nuk me hyjne ne pune aq me shume kur i perkra dhe ti qe do te na sjellesh prape Salinjte ne pushtet. Edhe perpjekjet e tua per te fajesuar ambasadoret prandaj i ben. Do Salinjte po mire, mire ben se edhe une dike tjeter dua, po sopatat, varrete, zjarret, guret e pllakat e rruges qe goditen institucionet mos i minimizo, se ato ishin te verteta e qe bene dhunen, nuk ishinsi cadrat e stilolapsat revolvere e thikat me helm. Nuk behen revolucionet me veze e domate o Bushat. Ti vertet ke inat Ramen po nxirja inatin atij. Mos u mundo ti ulesh vlerat e fillimit te revolucionit te PD duke bere varete shkopinj e xhamat e thyr asgje. Keshtu Bushat nip i gjyshit.
Respekte Bushat, je qytetar i dores se pare. Faleminderit qe po ndihmon edhe te
tjeret te fitojne respektin tek vetja.
Po Bushat! Mesazhi nuk ishte ai. Mesazhi ishte: Mos guxoni të bëni reformën në drjetësi se do tju djegim si bunkerin, duke perifrazuar me parullat; Prisni, akoma nuk keni parë gjë.