Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka reaguar ndaj apelit publik të personalitetit shqiptar në SHBA dhe ish të dënuarit politik, Sami Repishti.
Në reagimin e saj për “Panorama”, Kodheli tha se dekoratat u janë dhënë veteranëve të kategorisë së parë, të cilët e përfitojnë këtë status që prej 20 vitesh me rastin e 70vjetorit të Çlirimit, por nuk i jep asnjë përgjigje kërkesës së dorëhqejes të bërë nga profesor Repishti.
Kodheli shprehet se qeveria vendosi të dekorojë këtë kategori, statusi i së cilës është miratuar dhe njohur nga të gjitha qeveritë shqiptare që prej vitit 1994.
“Në vitin 1994 është miratuar ligji 78/74 për statusin e veteranëve të LANÇit, status ky që iu është dhënë gjatë viteve ‘95‘96 të gjithë atyre që këtë status e gëzojnë sot. Për më tepër, kjo kategori paguhet me një shumë ekstra parash për shkak të këtij statusi dhënë 20 vite më parë. Për 70-vjetorin e çlirimit të atdheut, qeveria dekoroi të gjithë ata që bënin pjesë në kategorinë 7/a (kategoria e parë) dhe që prej 20 vitesh gëzonin statusin e veteranit të LANÇ-it”, shprehet Kodheli në reagimin e saj.
Në lidhje me akuzat që janë bërë nga opozita dhe nga ishtë burgosurit politikë, ministrja e Mbrojtjes thekson se ligji i lustracionit që është miratuar do të arrijë të pastrojë edhe listat e veteranëve nga xhelatët e regjimit komunist.
“Kjo qeveri me ligjin e lustracionit dhe atë të hapjes së dosjeve do të mundësojë një verifikim nga e para të të gjithë atyre që duke abuzuar me përkushtim në vitet e diktaturës apo për shkaqe të tjera, njollosën karrierën e tyre duke u kthyer në xhelatë”, shprehet Kodheli në reagimin e saj. Opozita akuzoi ministren e Mbrojtjes se ka dekoruar xhelatët e komunizmit.
“Dekorimi i xhelatëve është një thikë pas shpine që u bëhet shqiptarëve, një provokim i një regjimi të ri, që po dëshmon se ka rrënjë e mendësi të përbashkëta me diktaturën gjakatare komuniste”, është shprehur kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka, ndërkohë që nuk kanë munguar reagimet e ashpra dhe nga ishtë burgosur politikë.
Po XHELATET e “postkomunizmit” që nuk i dënoni, të paktën i dekoroni dhe ata, zonja Kodheli…!!!
e shkreta ti…kush je ti? Adriatik llalla apo ministria e drejtesise…..pse nuk thua , ose te te mos zeje gjumi te kerkosh te hapen dosjet dhe automatikisht”xhelatet” eleminohen…po shoket deputete te PS kriminele dhe te droguar…kur do ti verifikosh…..po per makinen e Tahirit pse skerkon verifikim…po Arben Imami pse eshte i lire……po pasurite e Balles dhe Braces kur do ti verifikosh……mjaft me gjueti shtrigash dhe deklarata boshe…uleri te behet rforma ne drejtesi…te tjerat ndoshin si pasoje…o rilindje e vdekjes….
Sa te jene keto tre parti komuniste PD ,PS ,LSI ,Ky vend nuk do te kete qetesi ,me cudirat e ketij vendi cuditet dhe budalli.
e drejte
ka 25 vjet qe SOS ka qene ketu….
–
e ka me te lehte zonja te flase per te shkuaren se te sotmen… se Arben ndocin e Trebicken,21 dhjetorin, vidjon e Metes, makinen e Tahirit po santon i zgjidhi motra….
Ky vënd, është i mallkuar, nuk “ka për t’u bërë” me asnjë parti, me asnjë mjet…!
O moj ti cuca Mrika( vajza e kryeredaktorit te gazetave te PPSH. sh. Pjetrush Vata ). Duket se te kapur deliri i madheshtise. Po ku ke bithe ti moj cuce te matesh me mendimin dhe me persekutimin qe i ka bere partia e babit tend dhe partia bythece e ytja, gjigandit te mendimit , te madhit Sami Repishti. Ti moj lehre se bashku me ato urinimet qe te rrethojne je vonuar ne identifikimin e xheleteve te komunizmit. I ke aq afer sa te ka zebne Micua syckat. Ja ku e ke tepelanasin trim, gramoz Ruci, ja ku e ke Sorgen Ilir Mustafarj. E pastaj mos e co me gjate ja ku e ke deputetin e partise tende, Shokun Besnik bare, djalka i kryexhelateve te burgjeve komuniste, Mithat bare ( 35 vjet Drejtor i Pergjithshem i te gjitha burgjeve komuniste te Shqiperise ). Boll me demagogjira e me sa here shurron populli, por keni kujdes se ditet i keni te numeruara. Si zakon qe atehere kur e ndjen veten me mire, atehere te hyn uji nen bithe. Dy gjera jane : o hiqni nga perdorimi ujin, ose hiqni nga perdorimi bithen. Me respekt. Gjergj Teneqexhiu ( llamarina ).
“Profesori “,ti je nje gjuhe plot helm ,gjithashtu nuk ke respekt per seksin tjeter .
E nderuara ne fjale ka sqaruar ,dhe problemet jane pikerisht ashtu siç thote ajo.
Nuk njihemi ,tani askush nuk del te kete qene krahe PPSh ,sikur Partija paska qene pa anetare e mbeshtetes . Nje gje kuptohet ne reagimin tend ,urrejtja ndaj te nderuares ,sepse nuk dini e nuk doni ta pranoi se eshte nje nder ministrat me te afte dhe shume me e qarte dhe etike se sa ti.