“Basha dhe Berisha të udhëheqin revolucionin demokratik pasi të bëjnë burg për 21 janarin”

12 Dhjetor 2015, 12:05Politika TEMA

Në një intervistë të publikuar ditën e sotme kreu i PSD Skënder Gjinushi ka folur lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe disa çështje të tranzicionit.

Gjinushi ka sqaruar edhe çështjen e votimit për heqjen e imunitetit të Fatos Nanos që çoi më pas në burgosjen e tijn.

“Partia jonë nuk ka qenë në sallë në momentin e votimit. U larguam qëllimisht. Ka shumë fjalë se unë kam votuar pro heqjes së imunitetit por janë veç gënjeshtra”, ka thënë Gjinushi për Sot.

Më tej ai ka folur edhe për “revolucionin demokratik” të dyshes Basha-Berisha.

“Pas dy dështimeve spektakolare që ka pasur PD me pasoja të mëdha, si në ’92, ’97 dhe 2005, 2013, kuptohet që lidershipi i ri duhet ta fillonte me çdo kusht nga distancimi nga gabimet, fajet, bëmat dhe gjëmat e mëparshme, dhe për të treguar që tashmë do kemi një ndryshim rrënjësor në rilindjen e vetë PD dhe të së djathtës shqiptare.

Por në fakt kemi një kryetar të emëruar, i cili përpiqet që të imitojë në formë dhe në përmbajtje ish-kryetarin e PD, që është shkaktari i dështimeve në PD dhe i politikës shqiptare në tërësi. Berisha është protagonisti kryesor i ngjarjeve më të rënda që kanë ndodhur që nga manipulimi i zgjedhjeve të ’96, ’97, Gërdeci, 21 Janari., etj.

Kryetari i ri i PD ka edhe një defekt tjetër serioz: Në background-in e vet ka të regjistruara disa nga episodet dhe implikimet më të rënda që e bëjnë të ngjashëm me ish-kryetarin e PD. Problemi numër një i Berishës ka qenë mosrespektimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në ’96, ndërsa Basha pranoi të vidhte mandatin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës në 2011. Berisha e bëri nëpërmjet bandave anembanë Shqipërisë, ndërsa Basha e bëri nëpërmjet një bande në KQZ, në palcë dhe në qendër të Shqipërisë.

Kryetari i mëparshëm njihet që, për hir të pushtetit përdor armë për të rrëzuar pushtetin e tjetrit apo për të mbajtur të vetin. Të njëjtën gjë bënë së bashku në 21 Janar. Sot e kësaj dite, Basha nuk distancohet nga vrasjet e 21 Janarit dhe të pranojë edhe gjykimin sepse ka qenë ministër i Brendshëm.

Këtu ka një kontrast të madh. Protesta e opozitës kërkoi që të legjitimohej e drejta e popullit, e drejta e opozitës për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë kur ajo ka abuzuar rëndë me fondet publike.,etj. Çfarë u kërkua në 21 Janar? E njëjta gjë. Si shpjegohet që, kur këta janë në opozitë kanë të drejtë të kërkojnë largimin e qeverisë dhe kur janë në pushtet kanë të drejtë të vrasin kur i kërkohet largimi nga qeveria!? Ky është problemi kryesor i Lul Bashës.

Ne si PSD kemi thënë se populli në protestë ka të drejtë të kërkojë edhe largimin e qeverisë kur ka abuzuar me fondet, kur kanë dështuar në gjëra thelbësore. Këtë legjitimitet nuk mund ta ketë PD pa amnistuar 21 Janarin dhe pa u gjykuar për 21 Janarin. Duhet të bëjë një herë burgun e vrasjeve të 21 Janarit, pastaj të kërkojë të udhëheqë protesta demokratike për ndryshime në qeveri”, tha Gjinushi.

5 komente në ““Basha dhe Berisha të udhëheqin revolucionin demokratik pasi të bëjnë burg për 21 janarin””

  1. Profesori says:

    Me se e vertete o profesor i madh i politikes. Dhe krietar te trupit gjykues te kene babin tend, Ethem Gjinushken.

  2. TJ says:

    Bravo Profesor Gjinushi! Si gjithmone i qarte dhe i sakte! Urime! Le ta udheheqin revolcionin si Lenini ,qe Sala e di mire! NGA BURGU!

  3. Urimi says:

    Po kush mendon se do ta gjykoje sali berishen e lulzim bashen pasi dihet se ata e prisnin kete prandaj dy-tri dite pa ikur (per lesh) nga pushteti ata u kujdesen qe ne drejtesi te vendosin te gjithe militantet e tyre duke filluar qe nga llalla,prandaj ju prisni qe njerez si fatmira hajdri qe per ta ruajtur fotelen e gjykatesit denon njerez te pafajshem por qe heshte per vrsesit e burrit te saj,prandaj arrestimi i tyre duhet te behet patjeter sepse ndryshe ska drejtesi por kush ta beje vrasesit e te njejetes skuader qe drejtohet nga dyshja sali-lul kurre,shpresa vdes e fundit,urojme.

  4. gasper says:

    O Skender gjith jeten ngele sahan lepires, ku je tani qe nuk more asnje vend pune nga rilindja e atij te gjatit qe ka 2 vjet qe nuk te hap telefonin dhe ti i ri gatitu, por tere jeten ke ngrene buken e te tjereve qyl dhe ke qene dhe minister ne kohen e Dulles dhe perseri vazhdon e bie legenit per Bershin i cili te ta trajtuar si intelektual, por ti nuk je mirnjohes per asgje dhe kjo tregon qe ti nuk je burre.Ti nuk do te votoj asnje qytetar ne zgjedhjet e parakoheshme qe do te zhvillohen ne pranveren e 2016 dhe kjo eshte me se e sigurt se kam informacion nga BE-ja,qe jane te pa shmagshme zgjedhjet e parakoheshme, shko dhe ha ndonje koke qingji nga tragjasi.

  5. UNE says:

    OOO PROFESOROOOOO , NUK KA MUNDESI QE NJE……………SI TY TE BEJE KOMENTE TE SAKTA , TE KISHE KOKEN NGA KEMBET , DO ISHE PAK ME I SAKTE……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje