Arben Malaj: Blushi na braktisi pas miqësisë me Ramën

13 Dhjetor 2015, 10:56Politika TEMA

Ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-ministri i Financave Arben Malaj ka reaguar në FB pas një shkrimi të Blendi Fevziut lidhur me Lëvizjen për Mendim Ndryshe ku bënte pjesë edhe deputeti Ben Blushi.

Nisur nga shkrimi i gazetarit Blendi Fevziu, ku siç thotë Malaj, ka të pavërteta, ish-deputeti socialist pohon se anëtarët e kësaj lëvizjeje janë persekutuar nga drejtuesit aktualë.

Malaj thotë se “Fatkeqësisht, por është e vërtetë, që ky ‘persekutim’ nisi që në kohën kur miqësia Blushi-Rama lulëzoi, ndoshta edhe nga braktisja e LMN­së”.

Komenti i Arben Malaj:

Sot është një ditë e bukur dhe besoj nuk i prishet bukuria nga këto analiza dhe komente, por analiza e Fevziut lidhur me LMN-­në ka shumë të pavërteta dhe shumë “deformime”. Koha vërtetoi se LMN ishte një inspirim pozitiv për njerëzit e mrekullueshëm të vendit tonë dhe jo një aritmetikë personale e askujt prej kolegëve. Në mirënjohje të të gjithë kolegëve që e inspiruan dhe mbështetën LMN­në, kam detyrim të qartësoj nëpërmjet një artikulli, jo vetëm për saktësi historike – standard që Fevziu përbetohet se nuk e shkel asnjëherë, disa prej të pavërtetave dhe deformimeve.

Koha është aleati dhe gjykatësi më i mirë lidhur me motivet e angazhimeve dhe kontributeve publike dhe politike të individëve dhe forcave politike. Pas 20 vitesh angazhim politik ndjej detyrim edhe ndaj historianëve të shkencave politike, por sidomos ndaj mbështetësve të LMN-së në çdo nivel, të cilët u “persekutuan” edhe në kohë të “demokracisë” për këtë angazhim fisnik. Fatkeqësisht, por është e vërtetë, që ky “persekutim” nisi që në kohën kur miqësia Blushi­Rama lulëzoi, ndoshta edhe nga braktisja e LMN­së.

Persekutimi arriti deri aty sa djali i një ish­kolegut tonë, student i talentuar dhe i diplomuar në një universitet perëndimor, u hoq nga puna sapo socialistët erdhën në pushtet, sepse babai i tij u shpall armik i drejtuesve aktualë të PS­-së.

E trishtueshme deri në neveri – kjo sjellje, e cila shfaqet shpesh në politikën tonë edhe pas 25 viteve. Ky nuk është një rast i vetëm. Ku dallon këtu persekutimi sot nga ai i viteve të komunizmit?! Pse dëshpërohen disa nga “udhëheqësit” majtas apo djathtas kur analistë vendës dhe të huaj i cilësojnë se kanë mentalitete diktatoriale?!

Faktet janë kokëforta – fjalët shpesh prodhojnë demagogji. Personalisht përzgjodha që midis një karrigeje partiake dhe lirisë, t’u përkushtohesha angazhimeve jopartiake. Prandaj nuk vetëpërfshihem në të persekutuarit e aleancave parazgjedhore në PS.

Por, braktisja e shumë kolegëve të mirarsimuar, të përkushtuar, me integritet të lartë njerëzor dhe profesional, solidariteti qoftë edhe në heshtje me persekutimin e tyre, të cilët nuk u angazhuan në PS për asnjë interes të vogël, është një njollë/mëkat që na ndjek nga pas.

Kjo nuk është një pengesë e përhershme për asnjë koleg që të inspirojë, të organizojë dhe të udhëheqë lëvizje të reja edhe politike, të cilat mund të jenë për individë të caktuar, një mundësi shumë e mirë për të korrigjuar edhe gabime të së shkuarës.

Ne duhet të respektojmë çdo individ, që në çdo kohë reflekton për atë që duhet të bëjë më mirë për sfidat ekonomike, sociale dhe politike të vendit të tij. Askush prej tyre majtas apo djathtas nuk duhet penguar, askush prej tyre nuk duhet cilësuar armik, ndaj askujt prej tyre nuk duhet të përdoret asnjë qindarkë para private apo publike për t’i penguar apo për t’i “vrarë” politikisht.

Konkurrenca politike është shumë më e domosdoshme dhe e shëndetshme për demokracitë e reja. Institucionet e forta janë më të dobishme se individët e fortë. Në teoritë e zhvillimit, institucionet e forta nuk nënkuptojnë ndërtesa, por: lirinë e fjalës, lirinë e pronës, lirinë nga korrupsioni, lirinë nga kapja e shtetit, lirinë nga pengesat për barazi të mundësive për mirarsimim dhe shëndet, liri nga procedurat e gjata dhe kostot e rënda për të bërë biznes, liri për ta ndërtuar dhe shijuar jetën tënde si produkt të punës dhe aftësisë individuale, por në një shoqëri që krijon kohezion dhe solidaritet social.

29 komente në “Arben Malaj: Blushi na braktisi pas miqësisë me Ramën”

  1. koco says:

    Mirnjohje per Qytetarin , Ekonomistin , Politikanin zotin Arben Malaj, si gjithmon shume i dreje per se drejti dhe konstruktiv , pa Komente une do i drejtohesha zotit Kryrminister. Guxo dhe emero Zotin Arben Malajn theksoj ” Krye Inspektor te Shtetit dhe Krye Ministrise ” Per gjithe Sistemin Financiar te vendit ” si me poshte :Per Ministrine e Financave ku perfshinet Drejrorite E Taksave – Tatimeve e Doganave, Bangen e Shtetit .K L. Shtetit e bashkepuntorin Kryesot te Qeverise me organin e Prokurorie e Pergjitheshme dhe Kuvendin e Shqiperise . Dhe atehere mundet te thuhet se ka vullnet dhe njeres te afet e te duhur se si luftohet e disiplinohe financat , evazioni , korupsjoni . Pushteti zoti Edi Rama eshte si nje cope Hekur i Dheut ….. Prandaj duhet Bashkim , Unitet , Perkushtim . Trim i mire me shoke te mire Shume .! Paksa qeveria eshte kethyer ne Pulari ?!

    1. veriori serioz says:

      Ky eshte vete Arbeni, ne emer te Kocos. Shiko more djale, pate shansin e madhe te beje karriere, por sot nuk i duhesh kujt gja.Nuk dite.

    2. toni says:

      Admistratori i firmave piramidale? Ik futi nje te dhime.

  2. z.Mero Baze: Jam nje i njohur (jo pak) me dy Ben_at (Ben Blushi dhe Arben Malaj), por dhe dy te tjeret e 4_ershes LMN e 2009 Harasanin dhe Islamin i njoh ne rruge tjeter nga familjaret e tyre. Kjo levizje me emrin LMN, pak dite pas zgjedhjeve te 2009 ku Berisha vodhi te pakten 11 mandate Deputeti dhe lidhi “kerthizen”me Ilir Meten per Qeverisje me 72 vota, eshte nje grup i 4_er personave me te besuar te Fatos Nanos qe i kishin ngelur akoma ne radhet e PS, per te rrezuar e flakur nga PS vetem Edi Ramen. Une kam qene ne shume biseda e takime ku kjo 4-“Mosketieret”e Fatos Nanos akoma ne radhet e PS bisedonin jo vetem ne njeri-tjetrin por hynin e dilnin neper Ambasadat e Huaja ne Tirane, si dhe i shkruanin Mediave filo-Berishjane (qe jane dhe sot 99% e Mediave po te Berishes) si dhe Deputeteve te Djathte te PE ne Strasburg (sepse me Deputetet e Majte te PE nuk kishin “bythe” te takoheshin, pasi e ndjenin se po luanin ne favor te Berishes). Kam pare e degjuar monstruozitete nga Kac Islami e Andi Harasani, por edhe nga dy-Benat (Blushi e Malaj) kam degjuar vetem mellefe dhe egoizem per pushtet personal ne PS, nen hijen e Nanos per llogari te jetezgjatjes te pushtetit te Berishes. Thene troc prej tyre ne nje takim me Doris Pack ne Strasburg ne Gusht 2009 (takim i fshehte, ku ka vetem nje Video 30 sek. pa ze dhe 2 Foto, nga ky takim), se duam largimin sa me pare te Edi Rames nga PS, se Ne kemi me shume kontribute dhe jemi me Socialist se Ai. Por eshe me shume keto 4_Mosketier kane disinformuar shume Nderkombetare si ne Tirane dhe Jashte ne Bruksel apo Washington, sipas porosive direkt te Fatos Nanos dhe pagesave te majme nga tre biznesmene te oborrit te PD e Berishes. Qartazi, megjithe do gabime te Edi Rames ne PS gjate ketyre viteve te tij Kryetar e tani Kryeminister, njerzit e Fatos Nanos qe jane dhe te paguarit e Sali Berishes (per keto seshpejti do dali ne nje faqe Web_i me Audio e Video 5 sinkrone ku flasin disa biznesmene e disa Deputete “skiftere” te Berishes edhe sot ne Grupin e PD, per ndihma te medha ndaj Blushit, Islamit dhe Malajt, ndersa Harasanin nuk e “donin” aq shume dhe nuk para e permendin ne keto 5 sinkrone). Keta jane 4-Mosketieret e fatos Nanos qe luftojne cdo ore e dite kundra PS e pro Berishes e PD, prandaj me kot rreken ta quajne veten Socialist e hiqen neper ambjente e Media sikur i dhimbset elektorati Socialist apo ekonomia e vendit.

    1. LORA says:

      EKZAKT,kolona e peste e LMN-ve u identifikua menjehere nga populli I majte,duke u treguar vendin e strofes nga nderseheshin si gjirizat e nano-kurves.

      1. balua says:

        LMN ose e shkoqitur eshte Levizja Malaj-Nano ku njeri eshte vjedhesi me i madh i piramidave e tjetri pianeci e amorali politik qe pas Ramiz Alise eshte me pisi i kesaj skene , ku sot haraçin e pisllekut te tyre e paguan ky popull!Se fundemi do ti drejtohesha Arben Males, po pse a te q…a udhet kaq shpejt ju mbaruan parate e vjedhura qe doni me ç’do kusht te vidhni prape duke rihyre ne politike si ti edhe ai krye.ari yte Nano!

    2. Bushi says:

      Aldo Mettiri! Shume drejte.Eshte e vertet,dhe jame habitur kur nga komenti yt mesova gjera te reja,qe nuk i kisha degjuar ndonjehere.Bravo.

  3. Arben says:

    I dashur Aldo, ata qe te njohin nuk mbeten anonime, te shpifesh ehste gjeja me el ehte , te kontriboni pozitivisht eshte gje e veshtire. Postimet dhe emailet e mia jane publike : [email protected] dhe [email protected]

    Edhe pse anonim ju uroj dite te mbare, Po afrohen krishtlindjet, ku dominon miresia dhe pozitivitet per te gjithe dhe nga te gjithe.

    Gezuar festat e fundvitit Aldo!
    Arbeni

    1. Argita_B says:

      Arben,
      Thoni se faktet janë kokëforta, fjalët demagogji ne shkrimin tuaj. Problemi qendron se nuk keni sjellë asnje fakt, flisni vetem per gjëra te pergjithshme dhe pse dini shumë gjera dhe keni fakte.
      E thene ndryshe, nuk bani asgje me shume se sa fenomenet apo personat qe kritikoni. Jeni lab apo çfarë dreqin jeni, çfarë lirie keni fituar, e keni gjuhen te lidhur se asnje nga ju nuk denoncon kurre dhe pse keni fakte. Jeni bashkepuntor i Fatos Nanos, koncesionit te Rinasit qe bllokon sot zhvillimin ekonomik ne fushen e turizmit pre kesaj marveshjeje, a e keni denoncuar ndonjehere Fatos Nanon, vetem nje here!
      Keshtu qe ne vendin tuaj, nese do te ndihesha me te vertete e lire so te refuzoja te shprehesha publikisht nese nuk do te doja te ballafaqohesha me mekatet qe keni bere. Ju klasa politke shqiptare jeni nje turp i vertet jo vetem per shqiptaret, po dule filluar nga prindit tuaj, nga familjet, dhe femijet qe keni. Keni kurajon ti shihni ne sy femijet tuaj dhe tu thoni se çfare Shqiperie po i lini?

  4. irini says:

    Akoma me Arben Malaj do.merret PS Boll vodhi. Populli ja dha ate qe i takonte. I njohur si mjeshter i prapaskenave.

  5. G. Doku says:

    Arben Malaj eshte dhe do mbetet nje nga intelektualet me te ndershem dhe me bindes i cili me menyren e te berit politike dha kontributin e tij ne demokracine brenda PS, dhe nuk qendroi ne qoshen e ngrohte si po qendrojn me dhjetra deputete te PS.Sic shkruante dhe vete profesori “Koha eshte gjykatesi me i mire”,qe tani te gjithe po shohim sa larte qendron Arben Malaj ne krahasim ,psh me Ben Blushin dhe depute tjere te PS .Ne aspektin profesional eshte pa me te voglin dyshim Ekonomisti me i mire ne Shqiperi.Te urojme shendet dhe suksese ne kauzen e madhe per nje Shqiperi europiane ,qe po e udheheq me shume dinjitet.

  6. Oketo says:

    “te cilet u angazhuan ne PS per asnje interes te vogel” !!!!! Leri perrallat Z.Malaj njerez te tille nuk ekzistojne sot, ata kane vdekur me kohe !

  7. neda says:

    Po te mos ishte percar LMN ndoshta edhe Kryetari i PS sote nuk do ishte kaq diktator, sa ja kaloi edhe Enver Hoxhes. Kjo eshte histori me vete, Rama me djallezit e tij ja arriti t’i percaj, ku sic thuhet komunistat nuk kane kala qe nuk marrin. Sote eshte per te ardhur keq qe PS mbas dy vjet qeverisje po prballet ,me te drejte, me protesta e demostrata per zgjedhje te parakoheshme. Kejo parti diktatoriale nuk mund te tolerohet me PS duhet te dal jashte ligjit,eshte ne thelb Partia komuniste,nuk jeton dote pa spiun,pa bunkier,pa burgje,pa denigrime. Vetem largimi nga vendi i 46 mije shqiptareve ne vitin e kaluar eshte e mjaftueshme qe kreret e PS te perfundojne pas hekurave. Sote LMN eshte domosdoshmeri. Kjo rilindje, pra kthim tek diktatura eshte ideologjia me fashiste qe propagandohet.

    1. Futja kot nashti says:

      Neda qe na hoqet trurin :P. Mesoni te shkruani , pastaj komentoni . Nuk shkruhet Sote , por Sot dhe nuk shkruhet Kejo por kjo . Jo per gje por filozofet nuk bejne gabime foshnjarake !!

  8. xoni says:

    Keta per interesat e tyre personale,per te zene nje cope karrike qe te mbushin xhepat e tyre,shesin edhe te jemen edhe grate e tyre.
    Dhe te gjithe keta horra na hiqen me te zgjuar se te tjeret,me te zote me te ndershem,por ne shikojme se keta mbushin vetem xhepat e tyre,si malaj si halja,si blushi si bullshiti.

  9. hipokriti says:

    i ke rene pikes o xono.Te dy benat duan karrige dhe nuk i plasi per popullin.Hipokrizi e modhe ,na mbyti hajnija.Ec o beno vazhdo bisneset dhe mos u merr me me politike se je karte e djegur.

  10. Tomorri says:

    Kujdese moj “neda” por nje gje nuk kam te qarte kur ke shkruare ne çfar pozicini ke qene???

  11. eno says:

    Per cfare persekutimi flet ky legeni qe pasi mori leket e njerezve ne Vlore qe grumbulluan firmat si Gjallica dhe Kamberi u be dhe minister. Si qenka persekutuar ky moster kur femijet e miqve te tij (sic e permend vete) arsimohen ne perendim. Po ti Spacin e ke pak mor plehre qe dole kunder PS kur nuk te kandiduan me si karte e djegur qe je. Ti ben qejf se njerezit ketu harrojne shpejt se ndryshe do ishe brenda me kohe. Legen.

  12. mirdash.agolli says:

    UNE NUK DESHA QE ARBEN MALAJ TE ISHTE MINISTER I FINANCAVE NGAQE PUSHTETI SOCIALIST DO KISHTE ZHVILLIME POZITIVE.UNE DESHA NJE HAJDUT INJORANT SI KY MINISTRI I SOTEM I RAMES ME QELLIM QE KJO QEVERI TE THYEJE QAFEN SA ME SHPEJT.UNE I URREJ SOCIALISTET DERI NE ESHTER MBASI JANE SHKATERUES TE VENDIT DHE NERONE TE KOMBIT.ARBEN MALEN CDO QEVERI QE VJEN NE PUSHTET MBAS RREZIMIT TE NERONIT RAMA,TA AFROJE DHE TA VLERESOJE PROFESIONALIZMIN E TIJ TE SHKELQYER PACKA SE AI ESHTE SOCIALIST,POR QE KA VLERA SI DREJTUES I FINANCAVE.NE NJE QEVERI TE DJATHTE ROLI I ARBEN MALAJT I JEP NDER DHE VLERE EDHE QEVERISE.UNE E VLERESOJ SHUME PROFESIONALIZMIN E TIJ DHE NESE NUK DO TE ISHTE SOCIALIST DO I KISHA KERKUAR MIQSI.POR DUKE QENE SOCIALIST MBETEM NE POZICIONIN E KETIJ QENDRIMI DHE VLERESIMI.

  13. emigrant says:

    Fort te nderuar komentues,

    Fillimisht lejomeni t’u them se analfabetizmi juaj eshte padyshim i dhimbshem, per shqiptaret qe kane ruajtur te kulluar shqipen edhe duke qene larg Shqiperise. Mjafton kaq per te mos marre seriozisht analizat tuaja erudite, qe i kalojne kufijte e qesharakes.

    Nese na duhet te pranojme kenaqesine tone popullore per te shpikur, njefare permbushje e genjeshtert per mendjet tona te brishta, le te mundohemi qe ta leme me shpikje, e jo shpifje. E bej kete koment ne kete portal, pasi kam kontrolluar kete artikull ne portalet e tjere, por ky eshte i vetmi ku vershojne lumenjte e sharjeve e akuzave te paprovuara. Te kuptojme qe cdo togfjalesh fyes rendon fyesin, cdo njeri tjeter qe e lexon dhe te fyerin vete. Askush nuk perfiton.

    Per rastin ne fjale, Profesor Malaj ka patur nje reagim korrekt qe eshte pershendetur nga publiku ne gjithe portalet e tjera, pervec ketij. Problemi i disa komentuesve ketu (ne mos qofshin te njejtat duar, ku njera shkruan e tjetra ferkon) eshte qe nuk dine te bejne perjashtime. Ne syte e tyre nuk ka te drejte, te nderuar, te respektuar, te shkolluar. Per ta, ka vetem bastarde e te korruptuar. Kjo verberi e coroditur nuk po e lejon vendin tone te respektoje te diturin, si ne rastin e Malajt, nga i padituri, te rene nga e vjetra, zhvillimin nga e ecura prapa.

  14. Ira says:

    Rilindasve ozurpatorë të PS-së ju ka hyrë frika. Shihni komentet që bëhen kundra grupit të quajtur LMN, kundër dy Benëve me gjoja rregjsitrime, biseda të fshehta që ata kanë bërë etj. Duhet krijuar partia e re e socialistëve, ndërsa ju të keni partinë tuaj të Rilindjes. Elektorati të vendosë me votën e tij.

  15. Adi says:

    Malaj edhe njeher tregon se i thote gjerat hapur ashtu sic eshte e drejte te thuhen dhe, ne fund te fundit, ashtu sic ne te gjithe e dime por nuk shprehemi. Me duket per te qeshur qe sa here Malaj permend emra konkret nje turme “te perhershmish” ndersehen, hakerrehen e lehin…Pse nuk ka komente kur nga Malaj dalin perla te analizes se problemeve aktuale politike dhe ekonomike? Besoj, sepse ato nuk cenojne padronet tuaj. Ne, ne pergjithsi, nuk themi te verteten, e injorojme. Mir kjo por sa here dikush guxon e thote, edhe me kosto personale, sulmohet neper komente te nje formati standart copy-paste qe transportohen dhe jane arsenal i gatshem per cdo here kur dikush guxone.. Ndersa Malaj e thote ate, dhe e thote vet. Perse Z. Blushi a kushdo qofte nuk del te reagoj personalisht dhe te hedhi poshte faktet e konstatuara nga Malaj? Ju siguroj qe qente si ju ne fund te dites nuk i merr askush ne kosniderate, dhe ju e dini. Z. Malaj, ju kam mbeshtetur dhe do tju mbeshtes perhere, jam deshmitar, edhe pse jo i drejtperdrejte, i integritetit tuaj te jashtezakonshem!!! Ju siguroj qe edhe ata qe bejne keto komente jo vetem nuk e besojne ate qe shkruajne por edhe u vjen keq qe e shkruajne ndaj jush. Por kane marr parate dhe nuk kane faj, ju lutem, i mirekuptoni!

  16. Arben says:

    Pershendetje,
    i mirekuptoj angazhimet tuaj per shpifes.
    Kam shkruar zezen mbi te bardhe , nuk jam i “persekutuar” dhe se midis nje karriere partiake dfhe lirise zgjodha lirine

    ju vazhdoni me shpidje, mos ju kane vene ndonje pagese sipas numrit te shpifjeve/postimeve.

    Ju uroj nate bukur, filloheni duke pare “Portokalline”

    Miqesisht edhe per shpifesit,
    Arbeni

  17. Lulkuqja says:

    Jam dakort me komentin Koco . Nuk ka per te pare Shqiperia diktator me te madh se i gjati i vendit Edvini. Eshte fatkeqesi e madhe qe ky njeri te drejtoj vendin, pasi eshte nji drejtues partie qe ka dy vjet i pa votbesuar . Perse nuk e ben kongresin ,po nuk ja mban b..a se e di qe humbet . Dhe mendoni se kur humbet nga antaresi padiskutim qe humbet nga votuesit e vendit . Bravo Arben Malo . Je nje nga figurat me te shquara ne politik dhe profesion . Nuk jemi ndier mire kur te largoi majmuni nga politika .

  18. sokrati dhe hypokrati says:

    une do te mendoja te vinim minister financash ilir beqjen.i gjate po,ish basketbollist po,i sinjqerte po,menxher i afte po,jo i korruptuar po,goje embel po,sistemin shendetesor shqiptar e beri si ne amerike po.cdoni me per minister financash

  19. baffo says:

    thone por nuk e di se eshte e vertet apo jo Blushi Malaj Bello do jene ne 2017 deputet te PD bashke me Kacin e ZI

  20. bleta says:

    O Beni, me vjen keq shume qe je katandisur ne nje gjendje te tille. Une te njof me rrenje e dhemballe qe nga babai yt zetorist Qamili e deri tek vellezerit e tu. Ti me je dukur me i urti, me i kulturuari, por edhe njeri i pergatitur, por paskam gabuar. LMN-ja nuk ishte levizje per mendimin ndryshe, por nje levizje per te marre frenat e partise socialiste me puç demokratik gjoja; Ku jane antaret e LMN-se? Arben Malaj hiq e mos e keput, Ben Blushi nje aluçinate mendor me fraza shkrimtari, Adi Harasani ne Amerike, Kastriot Islami deputet i kriminelit Sali Berisha. Pra ju terboi Fatos Nano Vjena dale ne foto me nje perfaqesues te alkaides ne Pogradec ( e pashe ne nje gazete para ca ditesh)dhe nuk dinit çfare te benit se u mori Edi Rama PS-ne. Ketu nuk flitet per sinqeritet, por per tradheti nd

  21. Skender says:

    Urime Malaj! Mik per koke I virtytit jeni, ndriconi ne zymtesine qe ju rrethon. Jeni qiriri I shpreses I ndezur ne terr per te cilin fliste Nene Tereza.. Vazhdoni ti qendroni besnik vetem te vertetes dhe do te keni gjithmone vleresimin e te gjitheve. Sepse, te jeni te bindur, jeni te vleresuar nga te gjitha kahet, nga te mendhenj e te vegjel! Pra I drejti has veshtiresi por ne fund vleresohet, ju vleresoheni Arben, koha ka qene aletja juaj… Urime mik I dashur dhe suksese perhere

  22. lori says:

    Cdo levizje qe ne thelb promovon vlerat demokratike mund te denigrohet vetem nga ata qe kane alergji nga keto vlera! Kredibiliteti i atyre qe e themeluan nje levizje duhet te ishte diskutim jo primar. Megjithate tashme jemi ne kushtet kur nje bilanc mund ta bejme. Malaj i qendroi besnik parimeve te tij dhe vet frymes demokratike qe kerkonte te promovonte nepermjet pjesemarrjes ne LMN, koha dhe ecuria e tij e vertetoi. Blushi nga ana tjeter sakrfikoi LMN ndoshta per ndonje premtim te marre ne ate kohe nga Kryeministri i ardhshem, per kete ka kerkuar edhe falje publike, nese nuk e kujtoj gabim, ne emisionin Opnion te z. Fevziu ku vecanerisht theksoi dhe pranoi mekatin e tij ndaj Malaj por edhe kolegeve te tjere te levizjes qe ne fund te fundit me shume se viktime e vetvetes u bene viktime e Blushit. Besoj se kaq gje eshte teper e qarte tashme dhe ecuria e secilit deshmon per qellimet e pastra ose jo te tyre. Mendoj se ne rastin e Malaj ka deshmuar pikerisht se eshte nder te paktet ne kete vend, fatkeqsisht, qe qendron ballelart perball nje klase politike “pisanjose” qe spo arrin as sot te pastroj sadopak vetveten. Po jetojme ne nje kohe kur po na zhveshin dhunshem nga e vetmja gje qe “vdes pas njeriut”, nga shpresa. Nese edhe ju, z.Malaj, per shkak te “pisanjoseve” te politkes shqipetare, qe jane shumica derrmuese, do te vendosni te dorezoheni dhe te hiqni dore nga pjesmarrja aktive ne jeten publike athere cfar na ngelet me…ose te gjunjezohemi e te pershtatemi ose te ikim me nate nga ky vend..Jeni nje fije shprese per ne qe ju ndjekim ne vazhdimese dhe kemi deshiren qe ky vend te behet! Dhe nje dite ky vend do te behet, edhe “keta ketu” nuk do te detyrohen te “vrasin gjumin” me perpjekje qesharake per te denigruar figura kaq te mirenjohura. “Keta ketu” do te kene mundesine e nje vendi pune dinjitoz qe nuk u kerkon te shesin shpirtin ne kembin te disa qindarkave..Ndaj i meshironi dhe, edhe per ta, vazhdoni ne rrugen qe keni zgjedhur…Me sinqeritet ruaj respektin me te thelle ndaj jush

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje