Nga Auron Tare
Dokumenti i botuar sot vjen nga arkivi i Sigurimit te Shtetit dhe ben fjale per zbulimin dhe arrestimin e ish zyrtarit te larte te Regjences Lef Nosi. Kapja e Nosit nga Sigurimi ka qene gjithmone e rrethuar nga mjegulla duke mos dhene asnje detaj mbi dinamiken e ngjarjes dhe personazhet e perfshire ne to. Nga botimi I ketij dokumenti mund te kuptohet edhe arsyeja e kesaj mjegullnaje e cila eshte ngritur per te ruajtur bashkepunetoret dhe figurat qe moren pjese ne kapjen e Regjentit Lef Nosi. Dokumenti autentik ndodhet ne Arkivin e AMPB fondi i SEMP-it
“Vezhgimi behej pa nderprerje gjate 24 oreve. Ai behej jo vetem per te fiksuar lidhjet e elementeve te dyshimte por edhe banesat, dyqane kafene dhe hotele qe dyshoheshin se frekuntoheshin nga te huaj dhe te prekur. Verifikimi i lidhjeve te dyshimta maskohej bukur. Vezhguesit tane paraqiten si nenpunes te trisketimit te cilet bejne “regjistrimi” e banoreve apo si elektriciste qe ‘rregullonin” dritat si grup “hidraulikesh” perkthyes, shoqerues apo sherbyes. Keshtu u zbulua agjenti i vjeter i zbulimit amerikan profesori Lodz i cili frekuentonte misionin amerikan dhe nuk ishte identifikuar. Agjentia e vjeter Sara Blloshmi qe mbante lidhje me misionarin amerikan Hogdson nen masken e lidhjeve intime. Ne kete menyre u kap edhe agjenti i vjeter i INteligjence Servisit Lef Nosi per te cilin armiqte e partise u munduan shume ta arratisin jashte shtetit me ane te misionit anglez.
E dhena e agjentit tone DRINI theksonte se Lef Nosi gjendej ne Elbasan. SEMP-i i Elbasanit (SEMP pararendesi i Sigurimit te Shtetit) gjate kerkimit kishte krijuar dyshime se Nosi mund te fshihej tek nje plak baze e tij e vjeter (AMPB, fondi i SEMP-it te Tiranes. Raportet e DRINIT).
Tek kjo baze u drejtua informatori XH.N i cili nga biseda qe beri me plakun mesoi se Lefi gjendej diku i fshehur dhe se plaku i premtoi XH.N 40 napolona flori ne se do ta percillte Lefin jashte shtetit. Me pas megjithese ja kishte dhene paret, plaku nuk i tregoi se ku ndodhej Lefi duke u justifikuar se e kishte percjelle me nje tjeter. Ne kete situate plaku u arrestua ku dhe tregoi se Lefi ishte nisur per tu dorezuar ne Tirane tek anglezet.
Nderkohe nje informacion i ardhur theksonte se “Lefi Nosin mos e kerkoni se ruhet dhe fshihet nga Esta Ndreu” (fondi i SEMP raporti i Bako Dervishit)
Sic doli nga verifikimi i kesaj informate, Esat Ndreu paskish shkuar ne Elbasan si i derguar i Drejtorise se Mbrojtjes se Popullit pa pasur asnje dijeni SEMP i Elbasanit dhe ai i krahines se pare te cilet ishin urdheruar nga Drejtoria per kapjen e Lef Nosit.
Ceshtja ju referera Koci Xoxes:
“Ne forme indirekte thuhet se keni derguar per kapjen e Lef Nosit ne Elbasan, Esat Ndreun. Ketu del se Esati dhe Dali Ndreu kane gisht. Si te veprojme?” Por Koci Xoxe ne vend qe te merte masa per verifikim dhe zgjidhjen e kesaj ceshtje te rendesishme, thiri ne drejtori shefin e SEMP te krahines se pare Bako Dervishin dhe i heq vemendjen pse kishte raportuar ne menyre te pa drejte per Dali Ndreun dhe e urdheroi qe te likujdonte te dhenen nga kartoteka si shpifje dhe te vazhdonte kerkimin ne rregull. Ne vazhdim te kerkimit u bene disa veprime nepermejt informatoreve dhe miqve te SEMP-it. Nga keto rezultonte se Lefi gjendej ne Elbasan dhe se dijeni te sakte kishte nje nga bijte e Cen Elezit. Xhelali.
Deri ne kete kohe Cen Elezi hiqej si patriot biri i tij Xhelali megjithese kishte qene major i Ballit Kombetar ishte hedhur ne prag te clirimit ne rreshtat partizane dhe tani ishte oficer me graden toger ne nje repart te Elbasanit. Per ta shlyer te kaluaren e tij jo te mire perpiqej te dukej se punonte me vendosmeri per pushtetin popullor por ne bisedat me te afermit e tij dukej se anohej nga anglezet. Pavaresisht nga kjo SEMP e terhoqi ne sherbim Xhelalin duke bere nje pune te madhe edukative per ta bindur se e ardhmja i takonte komunizmit. ne vazhdim te punes me Xhelalin u arrit qe ai te hapej para SEMP .Xhelali tregoi se Lefi i kishte thene se ai do te ikte jashte shtetit me ane te misionit anglez ne Tirane. Anglezet do ta shpinin te maskuar me makine ne Greqi. Ai raportonte se Lefi ishte ne Elbasan por se ku nuk e cilesonte me pretendimin se nuk e dinte por me ne fund premtoi se so ta sillte ne Tirane ne bazen Z.M nje baze qe ai e njihte mjaft mire dhe ku do ta priste nje misionar anglez per ta nxjerre pa buje jashte vendit. SEMP-i e kishte te qarte se Xhelali po ndihmonte jo se u bind por per te shlyer te kaluaren e tij. Kjo u qartesua kur SEMP i kerkoi qe ta binte ate ne shtepine e tij pasi Lefi i besonte si mik te vjeter qe e kishte. Por Xhelali per sy e faqe kerkoi qe ai te mos kapej ne shtepine e tij. ne kete rast pa dashje ai nxorri se lefin do ta sillte ne bazen Z.M nipi i tij Vasil Nosi i cili i kishte dhene edhe maqinen etij. Ky ishte nje variant jo i keq. ne momentin qe makina do te ndalonte dhe Lefi do zbriste oficeret e SEMP do ta kapnin. ne kete menyre nuk digjej as baza dhe as Xhelali pasi do te dilte fjala se ai u kap nga pakujdesia e shoferit. Por pas kesaj Xhelali raportoi se Lefi mund te vinte ne bazen Z.M o me maqine o me pajton dhe nuk do te futej nga rruga kryesore por nga rrugica e erret. Ai tha se Lefi mund te kishte edhe arme. Dhenia e nje raporti te tille nje dite para se Lefi te vinte ne Tirane nuk u studiua dhe nuk u konkludua por u morren keto masa: u be rrethimi i bazes, u vune prita perqark ku nuk dukeshin nga te tjeret. ne rrugicen e erret qendroi Shoku Siri.Carcani me nje shok tjeter, perpara Edip Cuci che Z.M si che disa shoke te tjere. Sapo u duk makina Z.M dha sinjalin dhe shoket u turren per ta kapur por makina nuk ndaloi por iku dhe u zhduk. Ky ishte nje gabim i rende qe vinte nga pa durimi. Shoket nuk priten qe makina te ndalej dhe te fikte dritat por u turren kuturu. Gabimi me i rende ishte se nuk u identifikua targa che drejtimi se nga shkoi kjo makine. Kjo i linte shteg informatorit qe te justifikohej per kontributin dhe informaten qe dha. me kete kamuflonte misterin e raportit qe dha ne prag te kapjes si dhe lojen e dyfishte qe po bente. Pavaresisht nga disfata SEMPmori te gjitha masat ngriti postoblloqe duke mos lejuar te dilnin makinat pa bere kontroll te imet. Edhe Xhelali pavaresisht se qendronte ne baze informoi se maqina nuk qendroi por ajo iku ne drejtim te pacaktuar. Operacioni deshtoi.
Per kete gjendje shkoi vete shoku Enver Hoxha ne Drejtorine e Mbrojtjes se Popullit ku pasi degjoi raportin per ngjarjen tha “Ky eshte nje minus i punes. mospasja e durimit ju kushtoi rende. Kjo shoke duhet riparuar sa me pare. Lefi dhe kriminelet e tjere duhen kapur te gjalle” U thane udhezime se si duhej punuar me mire.
Pas analizes oficeri i SEMP Siri.Carcani duke dyshuar ne te dyja te dhenat e Xhelalit i shkoi ne shtepi gjoja per ti kerkuar mendim, ne fakt te bente verifikime dhe te shikonte sjelljen e tij. Me kete ai deshi ti jepte te kuptonte Xhelalit se SEMP dinte gjithcka te sigurte per Lef Nosin por donin qe ai vete te tregonte. Xhelali duke pare se oficeri i SEMP-it i qendronte serioz e qe dinte ne fakt ku fshihej Lefi u pergjigj i shqetesuar me gjysem zeri. Lefin e kam ketu. Si e late dhe u turret te gjithe pas maqines? Mos kini merak se eshte brenda dhe do ta kapim te gjalle. Siri.Carcani nuk beri ze pasi gjoja kete e dinte vec se i tha i qete ”gjithcka eshte e qarte dhe masat jane marre me kohe. vepro me kujdes se ky eshte fundi i lojes” Xhelali mezi foli -mos kini merak po do ishte me mire ta kapnin ne bazen ku u pata thene.
Edhe ketu nuk eshte keq -e nderpreu Siri.Carcani asnjeri nuk do ta marre vesh se ku u kap Lefi. Siri.Carcani lajmeroi shoket qe moren masa te menjehershme sepse mendohej se Xhelali si dhelp[er qe ishte mund te bente gjithcka. ajo qe e perforeconte dyshimin ishte veprimi i deritanishem me dy faqe i Xhelalit. Kishte rrezik qe Xhelali ta dorezonte Lefin ne misionin anglez pavaresisht se misioni qe vene nen vezhgim te rrepte.
rreth 20 shoke te SEMP te Tiranes bene rrethimin e bazes. Siriu trokiti ne dere. E si thua ne kemi ardhur te gjithe per kapur Lefin ja preu ai prere Xhelalit sapo hapi porten.
Me mire me vrisni se sa ta kapni ketu u gjegj Xhelali me ze te dridhur.
Perseri ju theksua se askush nuk e dinte se ai do te kapej ne shtepine e tij. Pa humbur kohe e urdherojne Xhelalin te shkoje perpara dhe Siri Carcanin me Manolin pas u futen ne dhomen ku flinte Lefi.
Lef o Lef i thiri lehtasi Xhelali-ngrehu se ka ardhur (emri i fshire) te te marre pse kane marre vesh ata te sigurimit. Duhet te nderrosh baze
Lefi ngrihet i tronditur. Siri.Carcani dhe Manol Milo e kapin nga krahu.
– Ti Vasil je pyeti ai pasi qe erresire.
Po mos ki frike se je ne duar te sigurta ishte pergjigjia. Sapo doli ne korridor Lefi u perpoq te shpetonte por ishte vone.
Keshtu u kap krimineli i Luftes Lef Nosi agjent i vjeter i zbulimit anglez rekrutuar qe ne vitin 1920 nga kuadri i Inteligjences SErvisit, Margaret Hasllek e cila pati ardhur ne shqiperi ne 1919 nen masken e studiueses se folklorit shqiptar” (AMPB, fondi i SEMP-it)
Mbi debatin per kolaboracionistet.
Auron Tare
Tashme qe panairi i Librit u mbyll dhe nuk ka me debate qe sherbejne per promovime librash mendova te sillja nje deshmi dokumentare te gjendur ne Arkivin e Sigurimit te Shtetit mbi figuren e Lef Nosit. Nje deshmi e cila eshte ne nje fare menyre nje epilog i jetes se Nosit. Lef Nosi nje shqiptar eksentrik i cili njihet pervec te tjerave edhe per kontributin e tij ne ruajtjen vlerave dokumentare perben nje rast tejet interesant ne debatin e pervitshem (cdo fund nendori) midis atyre qe mbrojne tezen e revizionizmit te figurave kolaboracionizmit dhe atyre qe jane kunder.
Permendja e figures se tij si nje personazh libri risolli me vrull debate te nxehta duke mjegulluar qartesisht faktin se Lef Nosi apo figura te shquara te politikes dhe histories shqiptare kane qene bashkepunetore te Gjermanise Hitleriane. Si te tille te denuar qartesisht nga Europa fituese me damken e kolaboracionisteve. Qe Lef Nosi apo shoket e tij nacionaliste e donin Shqiperine ndryshe nga pala fituese kjo nuk ka asnje diskutim. Qe Nosi ishte nje kontribues i njohur i ceshtjes Shqiptare perseri kjo nuk ka diskutim. Qe Nosi ishte nje patriot shqiptar edhe kjo nuk ka diskutim. Fati i tij dhe i miqve te tij fatkeqesisht u vulos ne momentin kur ai vendosi te ishte nje bashkepunetor i vullnetshem i Gjermanise Hitleriane. Arsyet pse mori kete vendim mund te kene qene mjaft fisnike dhe nacionaliste por aleati qe ai zgjodhi, Gjermania, humbi Luften dhe per kete si Nosi si figura te tjera europiane pro gjermane u cilesuan si Kolaboracioniste. Nosi ishte pjestar i rendesishem i Regjences, nje Qeverie e ngritur me miratimin Gjerman. Regjenca ashtu si Qeveri te tjera ne europen e pushtuar qe u ngriten me miratimin gjerman ishte pjese e bashkepunimit.
Historiani amerikan Stanley Hoffmann ( i cili sapo u nda nga jeta ne Harvard Masachuset) qe ne vitin 1974, e ka perdorur termin kolaboracioniste per te gjitha ata simpatizante te Nazizmit te cilet per arsye ideologjike kerkonin nje bashkepunim me Gjermanine hitleriane.
“Kolaboracioni (bashkepunimi) eshte nje bashke- punim ndermjet elementeve te popullsise se pushtuar dhe perfaqesuesve te fuqise fituese (pushtuese)” Stanley Hoffman
Profesori i famshem shkruan se kolaboracionizmi mund te kategorizohet ne dy nen grupe, Servile dhe Ideologjike. E para “si nje sherbim i qellimshem dhe e dyta si nje mbeshtetje e qellimshme e bashkepunimit me nje force te huaj e cila shikohet si mbeshtetese e nje objektivi e cila sjell nje transformim te brendshem”.
Mbeshtetesit e tezes se revizionimit te kolaboracionisteve shqiptare sjellin tezen se shume bashkepunetore te gjermanise hitleriane kane sjelle si argument, bashkimin me Kosoven dhe Camerine nen obrellen gjermane. Nen kete veshtrim eshte nje fakt historik krijimi i Divizionit Malor SS Skenderbeg ne Prill te 1943 me miratimin e Himlerit. Megjithese ky Divizion malor nuk kishte nje jete te gjate dhe nuk pa aksion ne beteja ne mbrojtje te kauzez hitleriane nuk mund te mos merret ne konsiderate fakti se krijuesit e tij ishin mbeshtetes ideologjike te Gjermanise.
Po keshtu roli i forcave ushtarake qeveritare kunder partizaneve te cilet tashme ishin nje force luftuese e njohur nga aleatet anti hitleriane nuk mund te injorohet. Te gjitha keto veprime kishin mbeshtetjen politike te figurave qe u rreshtuan ne krahun Gjerman pjese e Regjences. Si nga dokumentacioni i Misioneve Agleze si dhe dokumentacioni i forcave gjermane del qarte tablloja e situates ne Shqiperine e asaj kohe. Forcat pro aleate kishin si objektiv luften kunder gjermaneve ndersa gjermanet ne terren mbeshteteshin nga forca shqiptare te cilat ishin pjese e qeverise kolaboracioniste apo forca politike pro gjermane. Mbeshtetesit e temes se Shqiperia u perfshi ne Lufte Civile injorojne faktin se gjate Luftes se Dyte Boterore palet nderluftuese ishin qartesisht te ndare. Pro Aleateve dhe pro Gjermanise naziste.
Trajtimi i figurave politike me kontribut ne historine e Shqiperise por qe u rreshtuan ne krahun gjerman nuk mund te diskutohet jashte kontekstit europian. Si shembull mund te marrim Francen nje prej vendeve qe tradicionalisht kane ndricuar europen dhe me gjere me shembullin e saj.
Pas clirimit Franca u perfshi nga nje vale e egzekutimit te personave qe cilesoheshin si Kolaboracioniste. Jane te famshme fotot apo filmimet ku ne bulevardet e Parisit grave qe kishin pasur marrdhenie me oficere gjermane ju qethej koka si shenje e turpit per qendrimin e tyre gjate okupacionit. Te gjithe ata Tregetare qe kishin perfituar nga tregu I zi gjate luftes u cilesuan si “ profiteurs de guerre” dhe njiheshin me emrin “BOF” ( Gjalpe, Veze dhe Djathe) pasi kishin shitur keto prodhime me cmime katastrofike per popullsine e gjere. Megjithate vala e zemerimit popullor u kontrollua nga Qeveria Provizore e Republikes Franceze e cila stabilizoi rregullin dhe solli KOlaboracionalistet perpara Gjygjit. Megjithate duhet permenduar fakti se nje numer zyrtaresh te ulet te Qeverise pro Gjermane te Vichis perfituan amisti nga Qeveria Franceze.
Historianet e fushes kane percaktuar tre faza te marrdhenieve me Kolaboracionalistet post okupacionit:
Faza e pare zemerimi popullor (épuration sauvage): egzekutimi pa gjygj si dhe qethja e flokeve ne menyre publike te grave franceze. Sipas perllogaritjes zyrtare te Prefekteve te Policise depozituar ne 1948, 6000 persona jane egzekutuar gjate Clirimit dhe 4000 direkt pas Clirimit.
Faza e dyte: (épuration légale), fillon me Urdherin e Pare te De Golit ne 26 Qershor 1944 qe krijonte Komisionin Legal te Gjykimit te KOlaboratoreve i cili denoi rreth 120.000 perfshire 1.500 emra te njohur u denuan me vdekje.
Periudha e trete , nje periudhe me tolerante ndaj kolaboracionisteve ku perfshihet gjygji ndaj Marreshalit Peten i cili u denua me vdekje por egzekutimi u transferua ne denim te perjetshem me urdher te De Golit. Apo denimi i shkrimtarit Louis-Ferdinand Céline
Ende sot ne Francen Republikane dhe libarele ka debate mbi rolin e kolaboracionisteve ne sherbim te Gjermaneve. Por duhet theksuar se zyrtarisht Franca e konsideron Qeverine e Vichi-se nje qeveri ilegale e themeluar nga tradhetare nen influencen e huaj.
Ky pershkrim i shpejte i marrdhenies se Frances me kolaboracionistet e saj tregon qarte se Europa fituese nuk eshte treguar dashamirese me ta. Sigurisht qe historia nuk eshte bardh e zi dhe nuk mund te trajtohet si e tille. Por megjithe ngjyrimet e saj ka nje vije te qarte midis paleve qe dolen fituese dhe atyre qe humben Luften. Askush nuk mund te revizionoje rolin e kolaboracionisteve ne sherbimin e nje ideologjie e cila humbi Luften.
Prandaj ne mendimin tim debate mbi Lef Nosin dhe figura te tjera si ai duhen bere ne kontekstin shqiptar mbi kontributin ne ceshtje te caktuara te histories shqiptare por qartesisht duke lene menjane perfshirjen e tyre ne nje kauze humbese e cila per vec te tjerash mund te kishte sjelle shperberjen e Shqiperise ne favor te fqinjeve tane.
Sa po na neveriten Taret,kodhelat,beqat,edi ramat
kujt i plasi si u arrestua LEFTER LEFTER NOCI?..ai tashme ka lapidarin edhe pse eshte filonazist..
puna eshte
Cfare do behet me gestapon e berishes ??
cfare do behet me vrasjen e isa cobes nga mafia e tokave ??
cfare do behet me vrasjen e gjyqtarit konomi nga mafia e tokave ??
Isa Çopa
Në shtator Isa Çopa mori urdhër për të zbardhur konfliktet e trojeve në bregdet
Gjendet i djegur oficeri i SHISH
Gjendet i djegur në makinën e tij oficeri i Shërbimit Informativ Shtetëror në Durrës prej 11 vitesh, Isa Çopa. Trupi i pajetë i 49-vjeçarit është gjetur të hënën, rreth orës 00:30, në plazhin e Currilave. Shefi i Kundërzbulimit, i martuar dhe baba i një djali 17-vjeçar, Isa Çopa, është nxjerrë i karbonizuar nga sedilja e pasme e automjetit tip “Opel Corsa”, ndërsa familja kishte denoncuar në polici zhdukjen e tij, disa orë më parë. Kjo ka bërë që forcat e rendit të nisin menjëherë tentativat për zbulimin e tij nëpërmjet gjurmimeve të telefonit, duke e lokalizuar përfundimisht në zonën e Currilave. Njëkohësisht me lokalizimin, policia është lajmëruar me telefon nga roja i një objekti aty pranë, i cili ishte i alarmuar për një makinë që po digjej disa metra më tutje.
Versioni zyrtar
Ekspertë nga Tirana dhe Durrësi janë angazhuar për zbardhjen e ngjarjes tronditëse. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Durrës, u krijua një grup hetimor me specialistët më të mirë të hetimit të krimit, ekspertë të laboratorit kriminalistik dhe ekspertë mjeko-ligjorë të Institutit të Mjekësisë Ligjore, të cilët kryen ekzaminimet e nevojshme, mbi bazën e të cilave
Makina e djegur e oficerit te SHISH Isa Çopa
Policia e Durrësit dha versionin zyrtar se Isa Çopa është vetëvrarë. “Në orën 00:30, në vendin e quajtur ish-Reparti Ushtarak në Currila, u konstatua një automjet tip “Opel Corsa”, ngjyrë vishnje me targa të Tiranës në gjendje të djegur, brenda së cilës ndodhej trupi i pajetë i shtetasit Isa Coba. Nga këqyrja rezultoi se mjeti ishte i djegur tërësisht. Brenda tij u gjetën gjithashtu në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, një pistoletë makaron, që rezultoi të jetë arma e tij, si dhe një gëzhojë. Rreth orës 16:30, ka shkuar në banesën e motrës së tij, ku ka marrë një bidon plastik 5-litërsh me të cilin mendohet se ka transportuar lëndën djegëse, që shërbeu më pas për djegien e makinës dhe vetës së tij. Rreth orës 18:30, ky shtetas i ka dërguar një sms lamtumire djalit të tij me telefon dhe më pas ka humbur kontaktet me familjarët e tij. Tërësia e veprimeve hetimore të deritanishme çon në konkluzionin se kemi të bëjmë me një vetëvrasje. Hetimet po vazhdojnë në të gjitha pistat, por pista kryesore mbetet ajo e vetëvrasjes. Edhe pista e vrasjes është një ndër pistat në të cilat hetohet”, shpjegoi dje në mesditë zëdhënësja e Policisë së Durrësit.
Përtej versionit
Përveç deklaratës zyrtare, burime pranë Policisë së Durrësit na bëjnë me dije edhe fakte të tjera që i çuan të “vulosin” për versionin e vetëvrasjes. Sipas tyre, viktima ka zgjedhur benzinën për vetëvrasje, pasi mendohet se në makinë ka pasur edhe disa dokumente të rëndësishme të punës, për të cilat duket se ka menduar asgjësimin e sigurt me zjarr, ashtu si veten. “Kohët e fundit është shfaqur në gjendje jo të mirë mendore dhe ishte i fiksuar sikur do ta hiqnin nga puna, edhe pse nuk ishte paralajmëruar kurrë. Këtë fobi viktima ia kishte shfaqur disa miqve të tij, ndërsa u ka thënë se kërkon të sigurojë diku edhe dokumentet më me rëndësi të punës që disponon”, na informojnë burimet policore. Sa i përket armës dhe plumbit të gjetur, ata sqarojnë: “Arma është e tij dhe vërtet është gjetur e shkrehur, por plumbi nuk ka depërtuar te viktima. Duke iu referuar ekspertëve tanë, arma është shkrepur si pasojë e nxehtësisë dhe plumbi ka kaluar direkt në tavanin e makinës dhe jo te viktima. Trupi i të ndjerit është gjetur i karbonizuar, por dukej qartë që kishte qenë në kurriz dhe një dorë e kishte mbajtur në pjesën e poshtme të kokës. Pra, një vdekje “e qetë, me vetëdije”. Ndërkaq, xhami i majtë i makinës është gjetur si gjysmë i hapur dhe për këtë ekspertët mendojnë se ka shërbyer për t’i vënë flakën makinës. Të gjitha këto, mungesa e konflikteve me familjarë apo me persona të tretë, si edhe mesazhi i lamtumirës drejtuar djalit të vetëm, na çuan drejt version zyrtar se Isa Çopa është vetëvrarë”.
Orët e fundit
Duket sikur ka qenë një ditë e zakonshme për Isa Çopën, deri në vendimin e pazakontë të tij për të vrarë veten. Isa Çopa ka lënë punën rreth orës 16:00 dhe nuk ka shkuar drejt e në shtëpi, por ka kthyer për pak minuta të banesa e së motrës. Ka takuar mbesën, së cilës i ka kërkuar një bidon me pretekstin se i duhej, por pa treguar se për çfarë. Në orën 17:30, ai ka pirë kafen e fundit me një koleg pune, pra oficer në SHIK, por që për arsye hetimore emri i tij nuk bëhet ende i ditur. Sipas dëshmisë së tij, Isa Çopa nuk ka shfaqur asnjë shenjë depresive gjatë bisedës dhe ishin takuar thjesht për një kafe, pa ndonjë arsye konkrete. Më pas, ai është larguar dhe kronologjia vijon me një mesazh të tij dërguar djalit, në orën 18:30, që rezulton të jetë pak minuta pas takimit me kolegun.
Mesazhi për djalin: Çaje të ardhmen vetë!
Pista e vetëvrasjes së Isa Çopës është mbështetur shumë edhe për shkak të komunikimit telefonik që ka pasur me djalin, Redianin. Ky është fëmija i vetëm i çiftit Isa dhe Arta Çopa dhe aktualisht është nxënës i shkëlqyer në një kolegj turk, si dhe fitues i disa olimpiadave kombëtare dhe ndërkombëtare. Lidhja me të birin duket se ka qenë shumë e veçantë, pasi edhe mesazhi i fundit para se të vdiste ka qenë pikërisht për atë. “Bëhu i fortë, ji gjithmonë krenar për mbiemrin që mban, mbështetu te nëna jote. Çaje të ardhmen vetë”. Ky tekst ka mbërritur në telefonin e Redianit në orën 18:30 të ditës së djeshme, e më pas, oficeri i SHISH-it ka fikur telefonin. Menjëherë pas këtij mesazhi, djali ka lajmëruar nënën e tij, Artën dhe të dy bashkë kanë tentuar që të lidhen sërish me të. Duke qenë se telefoni dilte vazhdimisht i padisponueshëm, atëherë ata kanë shkuar në Policinë e Durrësit dhe kanë bërë denoncim për zhdukjen e tij.
Vendngjarja: Hetimi nis me vonesë, merren dëshmitë
Vendi i ngjarjes është ruajtur gjatë gjithë natës duke u gdhirë e marta dhe vetëm në orën 8 të mëngjesit është bërë e mundur ardhja e ekspertëve nga Durrësi dhe më pas nga Tirana. Po në këtë orë ka nisur rrethimi i vendit me kordon, është transportuar ajo çfarë kishte mbetur nga makina e shkrumbuar, si dhe ka filluar marrja në pyetje e kolegëve, miqve dhe familjarëve. Sa i përket familjes, anëtarët e saj kanë deklaruar se kanë pasur një komunikim shumë të mirë me të ndjerin dhe nuk kanë pasur asnjë lloj konflikti, duke e evidentuar atë si person larg alkoolit, sherreve, bixhozit apo edhe femrave. Ndërsa kur janë pyetur kolegët, disa prej tyre kanë theksuar se viktima kishte qenë i shqetësuar kohët e fundit për punën, pasi i ishte fiksuar se do ta pushonin.
Familja: Nuk është vetëvrarë, ishte i shqetësuar
Oficeri i SHISH-it po hetonte pronat e gjyqtarit Konomi
Ceremonia mortore e oficerit Çopa
Oficeri i Shërbimit Informativ Shtetëror, i cili u gjet i vdekur dje në zonën e Currilave në Durrës, po hetonte vrasjen e gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi. Informacioni jozyrtar është bërë i ditur dje nga burime të vendit të ngjarjes në Durrës, sipas të cilave, prej më se një muaji e gjysmë, 49-vjeçari Isa Çopa, me detyrë nëndrejtor i degës së SHISH-it në Durrës, veç të tjerave, ishte ngarkuar me mbledhjen e informacioneve për dosjen “Konomi”. Burimet e gazetës kanë thënë dje se viktima e djegies në makinën “Opel Corsa”, që ishte në pronësi të 49-vjeçarit, nuk ka qenë i vetmi në SHISH-in e Durrësit që po mblidhte të dhëna për vrasjen e gjyqtarit të Vlorës, porse ka qenë personi kyç në këtë “hetim” faktmbledhës dhe operativ. Ndonëse një e dhënë e tillë është bërë e ditur jozyrtarisht nga kolegë të viktimës dhe nga punonjës të policisë, zyrtarët në Durrës dhe në Tiranë nuk e konfirmuan angazhimin e Isa Çopës në dosjen “Konomi”. Megjithatë, burimet zyrtare kanë njoftuar se menjëherë pas vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi, mbi bazën e një urdhri “nga lart”, degët e SHISH-it në Tiranë, Durrës dhe Vlorë ishin angazhuar maksimalisht për mbledhjen e informacioneve për atentatin. SHISH-i i Durrësit ishte angazhuar pasi gjyqtari Konomi ishte në konflikt të hapur për pronësinë e më se 300 hektarëve tokë në bregdetin e Gjirit të Lalzit dhe konfliktet kryesore i kishte pikërisht në Durrës. Nga dëshmitë e të afërmve mësohet se kohët e fundit oficeri sekret 49-vjeçar ishte i shqetësuar dhe më i heshtur se zakonisht. Pak ditë më parë, ndoshta dy javë para se të gjendej i vdekur në makinën e tij në zonën e Currilave në Durrës, oficeri i SHISH-it i ishte shprehur vëllait të tij: “Do të të them një gjë shumë të rëndësishme, por jo tani”. Me kaq kishte mbetur ky komunikim mes vëllezërve Çopa, ndërsa zyrtari i SHISH-it në Durrës duket se ka marrë me vete gjithë sekretet, pasi në mesazhin e fundit që i dërgon djalit, nuk shpreh asgjë të dyshimtë. Zyrtarisht policia tha dje se në dosjen e saj ngjarja e ndodhur me 49-vjeçarin është klasifikuar si vetëvrasje.
Hetimi për ngjarjen
Krahas pistës së hetimeve në lidhje me shkaqet që kanë çuar në vrasjen apo vetëvrasjen e oficerit të SHISH-it, policia është duke hetuar edhe mekanizmin e ngjarjes. Hetimi duket se është dyzuar mes vrasjes dhe vetëvrasjes, ndonëse policia në deklarimet e saj paraprake flet për një vetëflijim të nxitur nga “shkaqe personale”. Nga dëshmitë e dhëna prej familjes ditën e djeshme, grupi i hetimit ka mbajtur shënim përjashtimin e vetëvrasjes dhe dyshimet për vrasje. Të afërmit janë shprehur për një fobi të 49-vjeçarit kohët e fundit për një shkarkim të mundshëm nga puna. Nga ana tjetër, po hetohet lyerja e automjetit nga jashtë me benzinë dhe vendosja e flakës, si dhe mënyra se si viktima është gjetur në ndenjësen e pasagjerit.
Pas autopsisë, përcillet “me urgjencë” për në banesën e fundit
Lamtumira e fundit për Isa Çopën, kolegët e SHISH përloten në varrim
Cereminia mortore e Çopës
Ka qenë një lamtumirë shumë e shpejtë dhe e paparashikuar. Ndërkohë që mendohej se trupi do të rrinte ende në morg për t’iu nënshtruar më tej analizave dhe ekspertizave, në shtyllat e muret e qytetit të Durrësit u ngjitën afishet e para për lajmërimin e varrimit të oficerit të SHISH-it, Isa Çopa. Siç u mësua më pas, ekspertët kishin marrë një pjesë kocke për të vijuar verifikimet e mëtejshme, ndërsa i kthyen trupin e pajetë familjes, ose më saktë atë çfarë kishte mbetur nga ai. Kështu, në pak kohë duket se u organizua gjithçka.
Në orën 16:00, nga shtëpia Çopa u nis kortezhi i gjatë i makinave drejt varrezave të reja të Durrësit, që ndodhen në dalje të qytetit, mbi kodër, në krahun perëndimor. Me ndalimin e tyre nisën të dalloheshin edhe fytyrat e para. Sigurisht, menjëherë ra në sy djali i përlotur i të ndjerit, por edhe shumë burra me “të njëjtët sy”. Prej tyre, vetëm tre ishin vëllezërit e viktimës e ca të tjerë kushërinj, ndërsa shumica ishin kolegët e tij të SHISH-it ndër vite nga qytete të ndryshme. Përveçse kishin përgatitur buqeta dhe kurora me lule, ata ishin të zgjedhurit e familjes për të mbajtur një fjalim para arkivolit. Njëri prej tyre foli gjatë për jetën e Isa Çopës në strukturat e SHISH-it, duke treguar pozicionet ndër vite, ndërsa theksoi se ishte dhe “familjar dhe një mik i dashur për të gjithë”. Ajo çfarë binte në sy gjatë varrimit të djeshëm ishte edhe mungesa e femrave. Ishin vetëm pesë të tilla, që siç mësuam, dy prej tyre kishin punuar dikur me të ndjerin, ndërsa tri të tjera, shumë të reja, ishin mbesa të tij. Bashkëshortja e Isa Çopës, Arta, mësuese matematike në qytetin e Durrësit, nuk mori pjesë në ceremoni, pasi sipas traditave myslimane që ndiqte familja e saj, gratë nuk lejoheshin në varrim. Ndaj ishin vetëm pesë…
Ditën e vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi në Vlorë më 9 shtator, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, thirri në zyrë shefin e Shërbimit Informativ Kombëtar, Bahri Shaqiri, prokuroren e Përgjithshme Ina Rama dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Hysni Burgaj. Të tre zyrtarëve iu dha urdhër dhe iu kërkua që të shfrytëzonin gjithë mekanizmat ligjorë dhe të angazhonin strukturat në varësi të tyre në zbardhjen e vrasjes së gjyqtarit. Menjëherë më pas, SHISH, Prokuroria e Policia vijuan hetimet ende pa rezultat në lidhje me vrasjen e gjyqtarit.
GERMO TARE GERMO NE 1946..
PSE NUK GERMON NE 2005-2013 APO KE NGRENE NDONJE TAVE ME GJELLE TE PRISHUR..
edhe njehere bie ne sy pabesia sunite me Xhelala,Envera,Esata e kesisoi rrace bastardesh turkoshake te cilet hengren ne bese patriotin Nosi………..
Jemi vendi ku nje ish kapter behet president Republike, prandaj pse te mos behet historian edhe ky kapteri tjater.
ha ha ha ziliqaret dhe zagaret e berishes. filluan me gure.
Bravo Sero. Te lumt dora dhe mendja. Po ky esht deputet. Nuk shkon ne parlament. Apo shkruan ne pauzen e mbledhjeve
Ne se nuk do te ishte krijuar USHTRIA NACIONAL-CLIRIMTARE dhe te ishte ndjekur rruga e kolaboracionisteve ajo e BASDHKEPUNIMIT ME PUSHTUESDIT gjoja se ndermjet tyre do krijohej SHQIPERIA ETNIKE,sot nuki do re ekzistonte as kjo SHQIPERI qe kemi sot!
Edhe me kaq LUFTE sa bene PARTIZANET,Greqia ne Konferencen e Paqes ne Paris ne vitin 1946 kerkoi qe Shqiperia te konsiderohej PALE HUMBESE meqenese i kishte shpallur LUFTE asaj ne 1940 sebashku me Italine fashiste!
Por ishte QENDRIMI I ZGJUAR DHE TRIMEROR i ENVER HOXHES qe mbrojti me guxim LUFTEN TONE!
Dhe te vish sot pas 70 vjetesh dhe te mbrosh kolaboracionistet eshte TRADHETI KOMBETARE!!!
A ka shmebull tjeter perveç Frances? Ne qofte se….ne qofte se… sikur …. sikur ….mund….atehere…atehere. Te tera keto jane halucinacione personale te tanishme se si duhej te kishte qene apo do te kishte ndodhur ne te shkuaren e larget. A kane dijeni vendim-marresit boterore se çdo plan qe kane ato paradihet nga disa shqiptare????? Kjo eshte çeshtje delikate sepse do te mbyllen organizatra te tilla si CIA, KGB, BIS, ministrite e jashtme amerikane, britanike, ruse, etj.
Po “çlirimtaret” pushtues xhihadiste komuniste a kishin te drejte te ishin kollaboracioniste te sllaveve dhe te kryenin krime para dhe pas “çlirimit”? A e kuptoni se çfar eshte Regjenca dhe kur hyn ne perdorim ajo? Vetem nje sqarim: Regjenca shqiptare ishte e shtetit shqiptar, sepse ushtria gjermane ne terheqje nuk kishte nevoje per regjencen shqiptare. Çfar krimi kreu Lef Nosi dhe tre regjentet e tjere: pse ishin punonjes te shtetit shqiptar? Çfar krimi kryen zyrtaret e tjere te para luftes: pse ishin punonjes te shtetit shqiptar te para luftes?
Po Gjergj Kastrioti, Ismail Qemali, e te tjere qe ishin funksionare te poushtuesit osman, a ishin kolaboracioniste? Po Esad pashe Toptani? Po Fadil Hoxha?
PO nuk na tha ky historiani me sy te mbyllura, cili qe fundi i Xhelalit me pas?
Nuk e kuptova, Nosi punoi per Nazistet si agjent i Angelezeve qe fituan luften?
Nosi ishte Regjent. njesoj me Petenin qe u denua me vdekje. njesoj me Horthin qe u denua me burgim te perjetshem. njesoj me ate regjentin rumun qe u pushkatua apo me Kuislingun qe u pushkatua edhe ai.
Per te gjithe ata qe vleresojne punen, jeten dhe vepren e nje figure si Nosi apo ndonje tjeter, pasi zbresin nga makinat qeveritare, (Benza apo Rolls-a qofshin) mendoni njehere me shume se çdo te thote ti dalesh zot atdheut ne kohe te vishtira, kohe lufte, kur rrezikohet copetimi i territoreve, zhdukja e egzistences se kombit..etj etj..Inteligjenca a pasluftes nuk u sulmua si kolaboracioniste, apo tradhtare sikurse e justifikojne ata qe vrane e prene per hir te qendrimit ne pushtet.. Ata u vrane, prene e burgosen qe te mos u rrezikohej pushteti nje njeriu te vetem qe e zhyti Shqiperine ne nje mjerim te papare!
Ata qe nuk e kane kuptuar dhe sot qe Anglezet ishin aleatet tane ne lufte (me vjen keq per injotancen qe tregojne ne lidhje me nje kuptim me te thelle te luftes se II Boterore).
Mjere Shqiperia e asaj kohe por edhe keta qe akoma spo e kuptojne te ndahen qarte nga Enver Hoxha dhe krimet e tij..
Nosi u ndoq me ankth per ti eliminuar se kishte dy “vlera”, njera ishte intelektual I klasit te pare, e dyta ishte nenshkrues i aktit te Pamvarsise. Inkuizitoret, kolaboracionistet e komunisteve sllave pane yllin e morren pyllin.
Eshte idiosi te behen nje parallèle mes Shqiperise edhe Frances se n’as je gje nuk munden me u krahasur:qeveria légitime e Shqiperise ishte mbretnia,edhe nuk kollaboruan me italianet apo gjermanet Kurse qeveria légitime e frances ishte Petaini ,i çilin kolaboroj e ne qofte se ka nje parallèle eshte paraleli i ikjes se mbretit e ikjes se Degolit….
Grate shqiptare nuk Kane pasur asnje marredhenje me italianet apo gjermanet,edhe pronaret shqiptare nuk Kane vepruar me nje marché noir si ne Pariz,shqiptaret nuk Kane dorezuar yahuditet apo komunistet tek gjermanet Kurse Francezet Kane derguar me milliona neper kampet gjermane…
Pra auron tare,i çili sapo ka filluar me lexuar historine e frances se ka disa interesa tjera me francen-,duhet edhe te kujtohet se De Gaulle dekoroj’shqiptaret’ qe shqiperia kerkon te denoje edhe i falenderon me nje mesazh shume te bukur shqiptaret qe ishin me Mbretin e qe luftuan me aleatet ne ushtrine Franceze,mesazh qe munden me lexuar tek vorri i babes se lirije begeja, apo te hagues se Cyzia Zykes…
lili duket qe qenka pjese e legalitetit. Kujt mbret? atij qe Churchili e quante Gangster Malok? po cfare lufte beri Mbreti mor aman?
mos i ngaterroni etapat e historise. Mbreti ja mbathi. Rinia luftoi ne krah te aleateve. kush u be me gjermanet e pesoi. nuk ka me fjale te teperta
NOSI u ndoq e u kap se ishte agjent i sherbimeve te huaja sherbetor i nazizmit qe ter jeten e vet punoi dhe luftoi kunder kombit SHQIPTAR, dalin dhe ca modern te degjenerum qe nuk kan as bes as fe as atdhe dhe ngren ne qiell te ter tradhtaret e kti vendi naj bejn heronj dhe heronjt po i kthejn ne tradhtar,ju si popull jo qe shtet nuk do beni kurr po as hajer nuk keni per te bo, se popull me i shperfytyrum dhe me i degjenerum qe jeni bo dy si ju nuk gjen ne kte planet,rrofshin tradhtaret dhe kolaboracionistet per ju, e mos bofshi hajer.
Shebulli i Frances eshte i qarte per te gjithe! Ata qe gjykojne ndryshe jane mohus te luftes nacional clirimtare.
Ore Komentues paSKENI QENE SI KRYETARET E LAGJEVE,hartime te pafundme dhe me ligesi,urrejtje ,ketu askush nuk zgjidh gje,askush nuk can bythen por sic duket ju ka ngelur ne gryke e keqja dhe shpertheni gjithe duf.Qete askush nuk e rruan per ju e per mua.
Tradhetia ndaj atdheut denohet me vdekje edhe sot ne USA Auroni na çan Karin me Lufra!
Zoti Tare dhe ju bolshevikë!
Vështrimi yt për figurën e të MADHIT NOSI është teje i kufizuar dhe nuk besoj të jetë edhe tendencioz. Ti po përqëndrohesh në praktikën franceze e cila vuante nga fryma “robespieriane” e Revolucionit Francez ku rrugacët “proletarë” bënin ligjin e prerjes së kokave për t´u argëtuar, në emër të një #lirie, barazie, vëllamie# dhe sa për shembull, viktimë ishte edhe kimisti gjenial aristokrat LAVOISIE edhe pse ISHTE ADHURUES dhe MBËSHTETËS i REVOLUCIONIT!!!!. FAJI i VETËM – ISHTE ARISTOKRAT.
Sjell këtë shembull për të bërë krahasime, paralelizma e asociacione veprimesh “revolucionare”.
Unë kam ca njohuri më të gjera sesa na servir ti për EVROPËN FITIMTARE. Nuk dua të sjell emra personalitetesh, por disa nga ata “kolaboracionistë” të “HITLERIT” nderohen dhe bulevarde, sheshe, institucione mbajnë emrat e tyre ngaqë veprimet e tyre, shpirti i tyre patriotik e shumëcka tjetër pozitive nga aspekti kombëtar ishin e janë IDENTIKE me të L. NOSIT e të atyre të REGJENCËS SHQIPTARE.
Unë kam lexuar (nuk kam hulumtuar personalisht) dicka nga përvoja historike e asaj kohe e SHTETIT SUEDI (dituritë e mia nga kjo fushë janë shumë më të gjera dhe nuk dua të bëj lojën e “mësuesit”)dhe dua ta përfundoj reflektimin tim me një pyetje për ty: MOS DI GJË QË EVROPA FITIMTARE të KETË AKUZUAR FORMALISHT SUEDINË PËR KOLABORIZËM me NAZIZMIN?
Sa për pretendimet greke, serbe, sllavomaqedonase, ruse – në relacion me ne SHQIPTARËT për periudhën aktuale historike, nuk më dridhen herdhet.
Me nderime
Oooore, jeni te mete nga truri jo apo beni sikur…?!
Asnje ngjashmeri nuk ka Franca me Shqiperine.
Colaboracionistet atje jane ata qe rrefen Franca dhe qendrimi ndaj tyre.
“Colaboracionistet” shqiptare, ishin shqiptare qe e dinin c’ishte KOMUNIZMI qe mahere, dhe nuk priten 1990-en ta merrnin vesh! Tare s’e ka marre vesh akoma. As Sali Berisha, qe te mos ngrihen ata te ngjashmit e tij ne PS!
“Colaboracionistet” shqiptare ishin gati te lidheshin me gjermanet, shume me lehte se te lidheshin me sllavet, se kete ua kishte mesuar HISTORIA: kurre nuk kemi pare mire nga sllavet. Me te fundit, Komunizmin qe na e sollen ata, e morem vesh se cfare dhurate u doli shqiptareve!
Tare, Aurori (Aurora ishte Topi qe goditi Pallatin e Carit, o njerez, andej e kane marre eterit e Auronit emrin per te birin, Komisarin e Rames per Vijen Bregdetare!) thote qe NE (dmth komunistet e asaj kohe) ishim lidhur me ALEATET. Tare genjen ne drite te diellit: kurre nuk kane qene bashke komunistet me kapitalistet e Perendimit.
Se paku sapo iken Jermanet, Enveri i goditi Aleatet Anglo-Amerikane pikerisht ne vijen bregdetare te Juges, ku tare eshte Komisar!
Dhe, si ka mundesi qe Lef Nosi i shkrete te shkonte me kembet e veta te dorezohej tek Aleatet, Anglo-Amerikanet, kur e dinte se meqe ishte kunder kamunisteve, sipas logjikes kuqse te Tares, delte edhe kunder Perendimoreve?!
Dhe, pse kamunistet qe ishin gjoja aleate me Aleatet (sipas Tares), pse e pengonin qe Lefi i Shkrete te arrinte tek ata?!
Tare le te hulumtoj: kush e ka origjinalin e fotos se Pavaresise? Mos e keni djegur ne kohen kur ishiT mire me Sllavet e Jugut?
mendoj se parashkruesi duhet te jete ndonje idiot kronik. njeri I pa lexuar sigurisht deri sa shkruan te tilla gomarlleqe. ky shkrim ne eshte I tille
O Tore, me fal Tare, u qifsh ti bashke me Lef Nocin ishallah!!!!!
Shembulli i Lef Nosit vlen edhe per ata qe bashkpunuan me qeverine komuniste mbas çlirimit ?
Apo qeveria komuniste e Enver Hoxhes qe patriotike ? Nuk qe tradhetare e kriminale ?
E then shkurt;midis Lef Nosit dhe Enver Hoxhes kush ishte me tradhetar per popullin shqiptar ?
Si ka mundesi rruget ne Tirane kane emra tradhetaresh si Lef Nosi?!
E lexova me vemendje kete histori te sajuar dhe thurrur nga sigurimi i shtetit, ku ky xhelal ndreu sipas inf qe di, beri nja 25 vjet burg, dhe nje sy i vemendeshem e konstaton se ky eshte nje kurdisje nga ministri i brendeshem i asaj kohe . Koci Xoxe dhe Dali e Esat Ndreut, qe me vone edhe ata u eleminuan, por me ben oershtypje se nga ky raport i sigurimt nuk ka asnje date apo ore se kur jane bere keto bashkpunime per kete operacjon. po me kujton thenjen e Hitlerit, se historine do ta bejbe pasi te fitojme luften.
,