5 muaj burg 33-vjeçarit, nuk dilte nga krevati pa bërë seks

13 Dhjetor 2015, 14:20Politika TEMA

Julian C., një 33-vjeçar nga Tirana është deklaruar fajtor nga gjykata duke e dënuar me 5 muaj e 10 ditë burgim, pasi ka hyrë në banesën e ish-të fejuarës së tij J.S, duke i thënë kësaj të fundit se nuk dilte nga shtëpia pa kryer mardhënie seksuale me të.

I pandehuri ka pasur një histori dashurie me vajzën dhe më pas janë fejuar, por pas disa vitesh ata janë ndarë.

Kjo krisje ka sjellë reagimin e dhunshëm të Julian C., i cili në 1 korrik të 2015 rreth orës 9 të mëngjesit ka hyrë pa paralajmërim në banesën e shtetases J.S.

Kjo e fundit ka qënë në shtëpinë e saj duke fjetur dhe ka dëgjuar kërcitjen e derës së dhomës së gjumit.

Vajza është zgjuar e trembur dhe shikon që në dhomën e gjumit të saj kishte hyrë ish i fejuari i saj Julian C. E ka pyetur se çfarë kërkonte dhe i ka kërkuar të dalë jashtë, por ai i ka hyrë në krevat ku dhe i tha se nuk del nga shtëpia pa kryer marrëdhënie seksuale me të.

J.S. i ka thënë të dalë nga shtëpia se është turp pasi midis tyre kishte përfunduar gjithçka, por ai nuk pranonte të dilte dhe ka tentuar t’i hiqte rrobat.

Ajo e ka kundërshtuar me forcë duke e çjerrur nga fytyra dhe në një momet është shkëputur nga ai dhe ka marrë një thikë në dorë, duke i thënë se do ta qëllonte, ndaj të dilte nga shtëpia, por ai nuk pranonte duke i thënë se: “…po deshe më qëllo se unë nuk dal pa bërë seks me ty…”.

Në një moment Juliani ka shkuar në banjo dhe ajo ka hapur derën e shtëpisë, pasi ai e kishte mbyllur me shul nga brenda, ka dalë në oborr dhe e ka pritur përjashta.

Juliani ka dalë përjashta dhe i ka thënë që të mos i tregonte kujt se çfarë ka ndodhur dhe kishte kërkuar që ta puthe edhe një here, si dhe e kishte porositur që të mos i tregonte njeriu se ai ishte aty.

Vajza ka pohuar që të largohet dhe nuk ka shkuar për ta denoncuar pasi nuk donte të ngatërronte xhaxhallarët dhe vëllezërit në konflikt, pasi prindërit nuk i ka.

Ndërkohë pak ditë më pas, teksa J.S. ishte duke pushuar në Dhërmi, Julian C. i është afruar dhe e ka pyetur se çfarë kërkonte aty, duke e goditur me shuplakë dhe marrë telefonin. Fill pas kësaj ngjarje e dëmtuara ka depozituar kallëzim penal kundër ish-të fejuarit për akuzën e “Përndjekjes”.

J.S. ka sqaruar në polici se ka rreth një muaj e gjysëm që përndiqet në mënyrë sistematike nga ana e shtetasit Julian C. Ka qenë prej 10 vjetësh e fejuar me shtetasin Julian C.

Ka rreth një muaj e gjysëm që kjo shtetase është ndarë me Julianin pasi kishin shumë mosmarrëveshje. Për këtë ndarje janë vënë në dijeni të dy familjet e tyre dhe çdo gjë është bërë me pëlqimin e familjeve, raporton Shqiptarja.com.

I vetmi që nuk e pranoi këtë ndarje ishte Juliani, i cili që nga dita që janë ndarë ky person e ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme duke e marrë shpesh në telefon, si dhe duke i dërguar një pafundësi sms ku pjesën më të madhe ajo nuk i ka lexuar fare pasi i fshinte sapo i vinte sms. Gjatë kësaj kohe shtetasi Julian C, i shkonte çdo ditë tek stacioni i autobuzit duke e ndjekur nga prapa me kë shkonte tek puna kush e shoqëronte dhe me kë pinte kafe.

10 komente në “5 muaj burg 33-vjeçarit, nuk dilte nga krevati pa bërë seks”

  1. X says:

    ha ha ha sa kom kesh

    1. adri says:

      Gjykata e inkriminuar e sali berishes dhe kriminelit te pandershkruar lulezim basha.

  2. Bushi says:

    Futeni ne burg kete maskara.Keta lloj njerzish e kane vendin ne burg.

  3. po says:

    mjer shqipria kjo race e shpifme kafshes vetem ne shqiperi vriten per i cop brim shure hapn urgjent shtepite publike t ngopinkoqet rinia e pleqnia se u ben perves t gjith ose i boni i gjelpen te koqet mos ti ngrefet mo se kta na morin kalomojt n qaf neser sikur sw kan pa brim me sy e sikur ska femra plot po ik o njej tjetren o shoku je i ri o trap me zile katnar . n vitin 2016 t gjith dun pare t bojn kta dun burgun per i cop brime

  4. xoni says:

    E cfare ke bere ky ne krahasim me ata qe e kane denuar,cfare ka bere ky ne krahasim me politikanet hajdute dhe kriminele qe shtojne vilat dhe parate duke vjedhur e duke vrare.
    Ky ka dash te kenaq ish te fejuaren ma pak sex,as ka vjedh as ja ka shkul nga vendi pronen e saj.
    Ketu vodhen e shkaterruan e shiten Shqiperin dhe turmat pa tru i shkojne mbrapa dhe i respektojne.
    Eh more popull trushplare qe kenaqesh se kane denuar nje per sex.

  5. victor says:

    Pune korrakesh do thoshte turkofagosi, ha-ha

  6. Na bashkoj kenga popullore says:

    Haha bravo xoni,Ne vendet perendimore ka kopje qe bejne seks dhe mbasi qe ndahen,denoncimi i zojushes i drejt si dhe denimi i ktij manjakut

  7. Aua ;) says:

    Tani, shoku i qelise nuk do ike nga krevati, pa bere seeeeeexxxxxx! ?

  8. BRITISH says:

    albanian people Kafshe me fetyra njerzish F U C K ALBANIA CUNT PEOPLE

  9. Mua me vjen keq per djaloshin se ne fund te fundit ngjarja ka lidhje me ish te fejuaren e vet qe kishte 10 vjet qe e shkerdhente.Por nese gjykojme si duhet perse ky denim i bute per te?Se pari ai duhet te akuzohet per dhunim banese,per tentative per mardhenje seksuale me dhume me te rritura si dhe perndjekje e personit,dhe denimi i tij do te ishte disa vjecar.Por gjuqtaret tane kane gjukuar si une ne fillim:”Hemo se ne fund te fundit i riu kishte 10 vjet qe e shkerdhente,nuk u be qameti”.Kushedi sa para kane mare gjyqtaret per te dhene kete masete vogel denimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje