Ai është deputeti më i komentuar në këtë parlament, dhe pse ka vetëm dy muaj që është bërë pjesë e tij. Eduard Ndocaj, deputeti socialit i Lezhës, në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com”, tregon historinë e tij të dashurisë me bashkëshorten e tij.
Sa i takon aksionit politik, ai shpreh rezerva ndaj Nard Ndokës, të cilin e kritikon se ju shmang votimeve të mazhorancës dhe pse është pjesë e saj.
Ju ishit deklaruar paraprakisht si deputet i PDK-së, dhe papritur u regjistruat me grupin parlamentar të PS-së. Si ju bindi z. Ruçi dhe z. Balla?
Së pari, PDK nuk ka grup parlamentar dhe nuk mund të deklarohesh deputet i PDK. Ishte një tentativë për të krijuar një grup parlamentar të PDK, unë kam qenë i disponueshëm, po ashtu edhe drejtuesit e grupit parlamentar të PS, por ky disponim mungoi nga ana e kryetarit të PDK Nard Ndoka. Kjo mungesë vullneti u vërtetua me mungesën e Nard Ndokës në votimin e buxhetit edhe pse PDK është në koalicion me PS. Megjithatë në deklaratat e mia kam thënë se unë jam zgjedhur deputet me votat e socialistëve të ndershëm dhe nuk kishte kuptim tjetërsimi i një mandati për interesa të ngushta personale politike. Për këtë arsye pranova të isha pjesë e grupit parlamentar të PS.
Aktet tuaja të bamirësisë të paktën sa jeni futur në Parlament janë të shumta. A ju kanë ngelur më lekë, z.Ndocaj?
Është një gabim i madh të bëhet një korotacion mes bamirësisë si koncept dhe parasë si nocion. Iniciativat e mia për bamirësi edhe pse kanë pasur efekte konkrete, qëllimi i vërtetë ka qenë për të sensibilizuar politikanët, pushtetin dhe të pasurit e tjerë që për bamirësi të fusin duart në xhepa e të mos kursehen. Nuk mund të jemi pasiv e të ngurtë, kur mund të bëjmë shpëtim jetësh apo për rastet e urisë së bukës.
E keni plotësuar formularin e deklarimit të pasurisë? Sa i pasur jeni?
Pasuria është një koncept që orientohet nga minus infiniti e mund të shkojë deri tek plus infiniti. Unë, nuk jam i sëmurë apo maniak për të pasur pafundësisht pasuri. Bëj një jetë normale dhe ajo që ka rëndësi është se vazhdimisht duke u djersitur dhe jo duke përfituar nga posti apo pushteti. Unë jam nga ata biznesmenë që jam ‘made man’. Unë nuk jam nga ata që nga buxhetor apo pushtetar janë bërë biznesmen. Unë nga biznesmen jam bërë politikan dhe për t’u bërë biznesmen kam punuar pa u lodhur duke nisur që punëtor në frutikulturë, në pastrues në Itali, punëtor krahu, në mjeshtër ndërtimi e në fund sipërmarrës.
Cila është historia juaj e dashurisë?
Ka qenë dashuri me shikim të parë. Isha 19 vjeç dhe krejt rastësisht kisha shkuar në Malaj të Mirditës, aty shikoj vajzën që sot e kam nuse. Pyes një shok që ishte vendali se kush ishte ajo vajza dhe se ku banonte. Po atë ditë e takova afër shtëpisë dhe një ditë më vonë i kam shkuar në shtëpi dhe i kam kërkuar dorën. Pas dy muajsh jam larguar në Itali dhe nuk jemi takuar për 4 vjet e pak. Gjatë kësaj periudhe kemi shkëmbyer qindra letra të cilat i kemi koleksionuar të gjitha. Pas kësaj periudhe kam ardhur nga Italia dhe jemi martuar. Kisha blerë një makinë që për kohën ishte mjaft trendy, Citroen BX sportive. E kam marrë nuse me këtë makinë duke qëndruar vetë në timon. Pasi martohemi e marr dhe nusen në Itali e vazhdojmë jetën familjare. Nusja, Vali më ka qëndruar pranë në çdo iniciativë time dhe ka qenë krahu i djathtë i imi. Pak ditë më parë kemi festuar të lumtur 20-vjetorin e njohjes e prezantimit të parë.
Sa bashkëpunëtor jeni në familje? Psh, gatuani?
Unë kam një ditë shumë të ngjeshur për shkak të angazhimeve. Zakonisht dalë herët në 6 të mëngjesit e kthehem në mesnatë. Sigurisht, kur kam kohë më pëlqen të jem i pranishëm në kuzhinë, jo vetëm për të ngrënë, por edhe për të gatuar. Supëzat me perime më pëlqen t’i gatuaj.
Ju keni pasion pikturën. Cilin prej politikanëve shqiptarë do të donit të ulnit përballë për orë të tëra dhe ta pikturonit?
Unë e kam pasion pikturën edhe pse mund të konsiderohem një piktor amatoresk. Më shumë më pëlqen të bëj koleksion pikturash e në çdo vend që shkoj zakonisht blej piktura. Kam një koleksion të konsiderueshëm me piktura (qesh). Asnjërin prej tyre, më mirë se populli nuk mund t’i pikturojë askush.
Ju jeni përditë subjekt i shkrimeve në media. Është media që ju ndjek juve apo ju e “provokoni” median duke kërkuar vëmendje?
Mendoj se kam ofruar një model të ri politikani, të natyrshëm, pa komplekse inferioriteti, superioriteti. Unë jam origjinal në gjërat e mia që bëj dhe publik, dhe jam në shërbim të qytetarëve dhe vendit. Siç duket, edhe mediat kishin nevojë për një model origjinal që preferon të thotë të vërtetën.
po nga e kane gjetur kete rrote kari more shoke….se ky me duket mua nje hic nje mish me dy sy….
ky qenka me kare se salqir berisha
MORKO! nga ju lloje njerzish injorante pa kulture vuan vendi yne.Ju lloje speciesh kini mbushur pd-ke,ku anetaret e saj kafshe, nuk dine te shkojne perpara,por mbrapa.E shkereta toke çfare njerzish mbane dhe ushqen.
NUK ESHTE E NEVOJSHME NJE GJUHE E TILLE KUR KY I SHKRETE KA BERE VETEM TE MIRA DERI TANI..SIKUR ATE INAT DHE GJUHE TE ULUR TA REZERVONIT PER HAJDUTET dhe kriminelet e 25 viteve te fundit..per ata qe bene te mundur qe nje kauboj, apo, Prenga, fRROKU E tOM doshat te perfaqsonin popullin shqiptar ne parlament…..
kete inat dhe gjuhe rezervoheni per kancerin LSI e virusin Meta, Edin e rilindjes se vdekur apo lulzimit tradhetar te shitjes se detit….
kujt i thone “korotacion” mi jahu?….. ahaha, pyetja fantastike: a te ka ngelur mo leke?
– edhe ky do haje e shfrytezoje pushtetin se ka investuar ne te..eshte thjesht biznes..ashtu si te gjithe ju do perfitonit po te kishit cfaredo pak pushteti..si shqiptare qe jemi, apo e kam gabim…
Kush je ti mor Marko qe i jep te drejten vetvehtes dhe e ofendon e shprehesh ne menyr kaq te ulet e vulgare per nje njeri, qe deri me sot cdo gje e ka arritur me djersen e tij???
Mendohu bre burr para se me shkrujt…thirri mendjes.
behu prift te pakten te besh bamiresi…………
Meqe kryeministri eshte kthyer ne pastruese mire do ishte qe nusja e ketij te vihej Kryeministre se mirditoret jane te zgjuara sidomos kur e kane bashkshortin budalla dhe vendi eshte pa kryeminister .
Nje tip si ky, nuk do e votoja per 1 mije vjet ,por si ka ardhur puna 1 mije here me mire ky se sa Beqja kur bo si bir k…., Te uroj cdo te mire o kapedan, dhe vazhdo si ke nisur, se te gjithe millioneret qe marrin rrogen e deputetit akoma nuk e kane bo nje donacion….
Sikur te gjithe deputet te ishin si ky ,sot Shqiperia do te kishta pak probleme ,por fatkeqdisht jane te gjithe llumi i shoqerise .
Ky i shkreti vetem mire mundohet dhe e quajne idiot kurse ata te zgjuarit vetem keq per kete popull
Femijet i paska si yje , ti kete me jete te gjate dhe me plot shendet
Me thenjen :”jam modeli qe i mungon shqiperise”jam dakort.Cdo lloj kategorie eshte ne ate te ashtuquajtur parlament!Fundja e fundit kujt i intereson intelekti ne kete vend te degraduar?Kur jane te pranishem kriminele perse prishka pune nje i ketij niveli?Biles terhiqet vemendja nga kriminelet e vertete dhe drejtohet tek nje si ky.Pra perseri perfitojne kriminelet ne kete rast.Dhe jam i bindur qe do te sjellin perseri te tille njerez.Te aftet nuk i le kush te futen aty.