Flet Ian Bradshaw, drejtori menaxhues i gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP)
Vetëm disa vite më parë (pavarësisht të gjitha përpjekjeve) ishte pothuajse e pamundur për Shqipërinë që të mendonte se do të bëhej pjesë e një projekti gjigant të këtij lloji, me një rëndësi kaq të madhe gjeopolitike dhe ekonomike. Nisur nga perspektiva juaj, si mund ta ndryshojë TAP-i pozicionin e Shqipërisë në rajon?
TAP-i është një nga projektet më të mëdha në sektorin energjetik, jo vetëm për Europën Juglindore por për gjithë Europën në tërësi, falë kontributit të tij në diversifikimin e burimeve energjetike dhe sigurisë së furnizimit për Europën. TAP-i do të ketë disa ndikime pozitive në Shqipëri.
Pikë së pari, Shqipëria do të jetë pjesë e hartës energjetike europiane. Ajo do të zhvillojë dhe do të modernizojë infrastrukturën e saj për gazin natyror, që do të integrohet me rrjetin rajonal.
Do të përmirësohet gjithashtu edhe siguria e energjisë për furnizimin e Shqipërisë.
TAP-i do ta lidhë Shqipërinë njëkohësisht me dy tregje gazi duke mundësuar akses për furnizim me gaz natyror nga lindja dhe furnizime nga tregu italian i gazit. Aktualisht, Shqipëria është një importuese e energjisë elektrike dhe prania e gazit do të kontribuojë në përmirësimin e kësaj situate.
Zbatimi i suksesshëm dhe funksionimi në të ardhmen i Projektit TAP do të fuqizojë gjithashtu pozitën e Shqipërisë si një vend shumë tërheqës për Investimet e Huaja Direkte.
Në të njëjtën kohë, pozita gjeopolitike e Shqipërisë do të përmirësohet, po ashtu edhe qëndrueshmëria e gjithë rajonit. Shumë biznese vendase do të përfshihen në projekt dhe shumë banorë do të punësohen gjatë procesit të ndërtimit.
Përveç përfitimeve direkte do të ketë gjithashtu edhe shumë efekte pozitive për bizneset që ndodhen afër, duke përfshirë akomodimin, transportin, kateringun, etj.
Së fundmi, dua të theksoj se TAP-i aplikon standardet më të larta përsa i përket shëndetit, sigurisë teknike në punë, të ndikimit social dhe të ruajtjes së mjedisit për zbatimin e projektit, si edhe trajnime për kontraktorët e tij vendas. Ne shpresojmë se kjo do të kontribuojë pozitivisht, në përgjithësi, për praktikat e sigurisë në industrinë e ndërtimit në Shqipëri.
Rreth katër dekada më parë, Shqipëria prodhonte një sasi të konsiderueshme të gazit natyror vendas, ndërsa prodhimi aktual është mospërfillës; sipas pikëpamjes suaj, mungesa e tregut të vërtetë, a është më shumë një avantazh apo disavantazh për Shqipërinë? A do të ishte një mundësi e mirë që të rindërtohej sistemi nga e para apo do të ishte më mirë që të përdorej infrastruktura ekzistuese/e gatshme që mund të mbështesë transportin e brendshëm të gazit?
Shqipëria ka një rrjet të brendshëm tubacioni prej 400 km të ndërtuar shumë vite më parë. Megjithatë, situata aktuale e infrastrukturës ka nevojë që të vlerësohet për të parë nëse ky rrjet mund të përdoret ende edhe sot për transportin ose shpërndarjen e gazit.
Teknologjia në industrinë energjetike ka bërë përmirësime në vitet e fundit, për sa i përket projektimit, ndërtimit dhe sigurisë operacionale. Sot, teknologjitë e përdorura për të ndërtuar tubacione gazi garantojnë ndikim të pakët mbi mjedisin, shëndetin dhe sigurinë e komunitetet dhe shoqërinë në tërësi.
Ajo çfarë ka shumë rëndësi është fakti se Shqipëria është duke e përmirësuar tashmë kuadrin ligjor mbi gazin natyror, bazuar në përvojën dhe legjislacionin e Bashkimit Europian. Qeveria zvicerane po e mbështet Shqipërinë me studimin për zhvillimin e Master Planit për Gazin dhe TAP-i ka ofruar ekspertizën e tij në këtë fushë, nëse një gjë e tillë kërkohet nga qeveria shqiptare. Rezultatet e këtij studimi do të ofrojnë të dhëna shumë të dobishme, jo vetëm për nevojat aktuale të Shqipërisë, por edhe për nevojat e saj në të ardhmen.
Cilat janë planet afatshkurtra dhe afatmesme të TAP-it në Shqipëri dhe në dy shtetet e tjera, Itali dhe Greqi?
Projekti TAP ka kaluar tashmë në fazën e ekzekutimit përgjatë tre shteteve pritëse dhe progresi i përgjithshëm po vazhdon sipas planit.
Në fund të këtij viti, fillimi i vitit 2016, TAP-i do të ketë dhënë shumicën e kontratave për shërbimin e Prokurimit dhe Ndërtimit Inxhinierik (EPC) dhe pjesën më të madhe të kontratave për mallrat Artikuj të Ofruar nga Kompania. Ndërtimi dhe rehabilitimi i rrugëve hyrëse dhe urave në Shqipëri; valvulat e rrumbullakëta me diametër të madh dhe motorët shtytës, dhe kompresorët turbo dhe pajisjet montuese; nyjat izoluese dhe tubat filtrues, tubat dhe bërrylat në sipërfaqe janë përcaktuar, dhe ndërtimi dhe prodhimi është në proces.
Procesi ynë për blerjen dhe marrjen me qira të tokës është gjithashtu në proces. Ky është një aktivitet i rëndësishëm dhe shumë i madh. TAP-i do të ketë akses në rreth 18,200 ngastra toke përgjatë gjurmës së gazsjellësit (10,000 në Greqi, 8,000 në Shqipëri dhe 200 në Itali). Kjo do të thotë se TAP-i do të sigurojë marrëveshje me përafërsisht 45,000 pronarë dhe përdorues tokash. Për pasojë, TAP-i do të kompensojë plotësisht të gjithë individët e prekur, në kohën e duhur dhe aty ku është e mundur përpara fillimit të ndërtimit.
Në Shqipëri, aktivitetet e shumta për ndërtimin janë tashmë në proces për ndërtimin dhe përmirësimin e rrugëve dhe urave ndihmëse, që filloi më herët gjatë këtij viti. Ashtu siç edhe ju mund ta dini, TAP-i duhet të kalojë në terrenin sfidues të zonave malore shqiptare, me pikën më të lartë të ngritjes së tubacionit prej 1,800 metrash. Tubat e parë do të mbërrijnë në Shqipëri në fillim të vitit 2016, në mënyrë që puna për ndërtimin e gazsjellësit të fillojë nga mesi i vitit 2016. Ndërtimi do të fillojë në të njëjtën kohë në të tria shtetet, në po të njëjtën periudhë.
Kur mendoni se investimi i TAP-it do të fillojë të ketë një ndikim direkt ose indirekt në ekonominë shqiptare? Dhe si?
TAP-i ka filluar tashmë të kontribuojë në mënyrë direkte në ekonominë shqiptare. Që prej fillimit, TAP-i ka kontraktuar një numër të madh ekspertësh shqiptarë për të përgatitur studimin mbi fizibilitetin për realizimin e projektit.
Ashtu si edhe projekti po përparon drejt zbatimit të tij, ndikimi mbi punësimin do të jetë me shumë siguri më i madh. Për shembull: sipërmarrja e përbashkët për ndërtimin e rrugëve dhe urave ndihmëse për TAP-in po udhëhiqet nga një kompani shqiptare,
“Gener 2”. Ne kemi mbetur të kënaqur me performancën e tyre, si edhe me angazhimin për respektimin e standardeve tona më të larta për sigurinë.
Ekonomitë vendase dukshëm mund ta ndiejnë ndikimin direkt në mënyra të ndryshme, pasi ndërtimi i gazsjellësit sjell më shumë mundësi për bizneset vendore, etj. Këto përfshijnë punësimin, përmirësimin e infrastrukturës së transportit.
Për shembull: TAP-i po ofron shërbim me autobus në një fshat, ndërkohë që është duke punuar atje. Në zona të tjera ka asistuar komunitetet vendore me përmirësimin e shkollave (siç është rikonstruksioni i palestrës në gjimnazin “Andon Profka” në Seman), si pjesë e programit tonë për investime sociale.
Deri tani, rreth 440 individë janë punësuar për proceset e rrugëve hyrëse dhe urave, ndërsa 260 të tjera po punojnë për aksesin në toka. 50 individë të tjerë ose më shumë janë përfshirë në mundësimin e aktiviteteve inxhinierike dhe në projektimin e rrugëve dhe urave.
TAP-i ka mbështetur gjithashtu punësimin dhe ekonomitë vendase në mënyra të tjera, duke kërkuar shërbime vendore për akomodimin, strehimin, fjetjen dhe transportin, etj. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me ato biznese që rrisin dhe shtojnë numrin e personelit të tyre, duke pasur një ndikim pozitiv në punësim.
Për sa i përket përmirësimit të infrastrukturës rrugore vendore, punimet në gjurmën Çorovodë-Potom kanë reduktuar kohën e udhëtimit me rreth një orë që në muajin e parë.
Duke filluar në nga viti tjetër, duke qenë se fillon edhe faza e ndërtimit, ne presim që ndikimi mbi kompanitë shqiptare dhe komunitetet vendore të rritet ndjeshëm.
Në terma gjeostrategjik, kur TAP-i të ndërtohet, përfundojë dhe të jetë funksional, si pritet të ndryshojë konfigurimi i furnizimeve me gaz për Europën? Si do të ndryshojë varësia nga gazi që vjen nga Rusia?
Europa ka nevojë për burime të reja gazi për të përmbushur kërkesën e saj afatgjatë, për të garantuar diversifikimin e furnizimeve dhe për të përforcuar sigurinë e furnizimit. Në të njëjtën kohë, gazi natyror është lënda djegëse më e pastër, kështu që roli i saj do të jetë kyç në arritjen e një përzierjeje energjetike të balancuar nga pikëpamja mjedisore
Korridori i ri energjetik nga Kaspiku redukton rrezikun e të qenit i varur nga një burim i vetëm energjetik, duke hapur një rrugë të re transportimi dhe duke ofruar një burim të ri gazi për Europën.
Kontributi i TAP-it në sigurinë dhe diversifikimin energjetik ndoshta mund të jetë shumë i rëndësishëm në Europën Juglindore, ndërsa TAP-i mbetet i angazhuar për të lehtësuar lidhjet me disa projekte për infrastrukturën. Si pasojë, 1bcm/a e gazit Kaspik do të mbërrijë në Bullgari nëpërmjet Interkonjeksionit Greqi – Bullgari (IGB), që do të plotësojë përafërsisht 40% të nevojave të Bullgarisë për gaz. TAP-i mund të lidhet gjithashtu edhe me Gazsjellësin Adriatik-Jon (IAP) duke krijuar kështu mundësinë për të depërtuar në tregje të ndryshme në Ballkanin Perëndimor.
Zërat se Statoil do të shesë aksionet e tij të TAP-it u konfirmuan javën e kaluar. Si mund të ndikojë kjo në projektin në tërësi?
TAP-i është një projekt që është mbështetur nga shumica e kompanive energjetike.
Jam shumë i gëzuar që Snam S.p.A do t’i bashkohet projektit TAP. Sipërmarrja e përbashkët TAP ka qenë gjithmonë e hapur për partnerë të rinj strategjikë dhe kam kënaqësinë të mirëpres SNAM S.p.A tek TAP-i. Kjo është vazhdimësi e modelit tonë të suksesshëm të sipërmarrjes së përbashkët, ku bëhen bashkë prodhues, aktorë të ndërmjetëm, dhe blerës të gazit me qëllim zhvillimin e këtij projekti të rëndësishëm. Me SNAM-in në këtë projekt, vazhdon të forcohet pozicioni strategjik i TAP-it si një projekt me të vërtetë europian, i cili do të sjellë një burim të ri gazi në tregjet e energjisë së kontinentit.
Në fund të vitit 2013, aksionerët e TAP-it kanë ndërmarrë projektin “Zgjidhje për të Ndërtuar” (Resolution to Construct) dhe aktualisht vendimin përfundimtar për investimin e projektit. Kështu që, edhe nëse mund të ndodhë një ndryshim në strukturën tonë të aksioneve, TAP-i do të vazhdojë të përparojë në linjë me planin tonë.
Ka pasur shumë diskutime për projekte të tjera për gaz që do të fillojnë ose do të zhvillohen më tej në rajon duke u lidhur me TAP-in. Cilat janë projektet më të mundshme dhe si do të ndikojnë ato në gjithë rajonin?
Prania e TAP-it në Europën Juglindore do të ketë një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës së gazit, siç është IAP (Gazsjellësi Adriatik-Jon) dhe IGB (Interkonjeksioni Greqi-Bullgari). TAP-i ka hyrë në shumë Memorandume Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi (MoUC) me sipërmarrësit e gazsjellësit të propozuar Adriatik-Jon (IAP), që do të sjellë furnizime me gaz në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kroaci.
Në janar të vitit 2014, TAP-i nënshkroi një MoUC (Marrëveshje Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi) me sipërmarrësit e Interkonjeksionit të planifikuar Greqi-Bullgari, që do të mundësojë që gazi Kaspik të përshkojë rrjetin bullgar të gazit dhe të shkojë më tej në Europën Juglindore.
Si një strukturë transportimi, a do ta ofrojë TAP-i shërbimin e tij vetëm për qeveritë apo mund ta përdorë edhe sektori privat këtë lehtësi?
Pikë së pari, TAP-i është zhvilluar për qëllimin e transportimit të gazit natyror nga faza e dytë e fushës Shah Deniz në Azerbajxhan deri në tregjet europiane, 10bcm/a në fillim të vitit 2020. Megjithatë, TAP-i është projektuar për t’u zgjeruar në një kapacitet total prej 20bcm/a, që mund të zbatohet lehtësisht vetëm duke instaluar dy stacione kompresorësh shtesë përgjatë gjurmës.
Për sa iu përket subjekteve të interesuara në transportimin e gazit nëpërmjet TAP-it, gazi i pasanksionuar mund të transportohet nëpërmjet projektit. Që nga fillimi i punimeve, TAP-i do të kryejë ankande për kapacitetin afatshkurtër në linjë me rregullat e BE-së për alokimin dhe do të kryejë Testime Tregu të rregullta, sipas të cilave mund të kërkohet shtimi i kapaciteteve.
Vetë TAP-i nuk është pronar i gazit që do të shpërndahet nëpërmjet gazsjellësit dhe kjo do të thotë se ai nuk mund të shesë gaz. Si mund të sigurojnë gaz qeveritë ose kompanitë private? Cilët janë hapat e duhur për t’u ndjekur?
Në të vërtetë, ashtu siç edhe ju e theksuat, TAP-i është një zgjidhje për transportimin e gazit dhe nuk është përfshirë në procesin e shitjes së gazit. Prandaj, të gjitha palët e interesuara në sigurimin e gazit duhet të kontaktojnë direkt dhe të angazhohen me furnizuesit e gazit natyror në TAP, ose transportuesit e gazit natyror nëpërmjet TAP-it.
Kapacitetet e TAP-it janë shumë të mëdha, duke u klasifikuar nga 10 bcm deri në maksimumin prej 20 bcm. Për tregjet e vogla në Ballkan këto janë sasi të mëdha. A ka ndonjë sasi minimale që duhet siguruar në mënyrë që të fillojnë negociatat për sigurimin e gazit nëpërmjet TAP-it?
10 bcm/a e para të gazit janë kontraktuar plotësisht tashmë, por nuk ka një sasi minimale për furnizim me gaz që të kërkohet për një palë që dëshiron të ketë kapacitet për të transportuar gaz nëpërmjet TAP-it për 10 bcm/a e dyta. Kapaciteti afatshkurtër do të ofrohet nëpërmjet ankandeve që fillojnë shumë afër fillimit të funksionimit në vitin 2020 dhe TAP-i do ta zgjerojë kapacitetin e tij nëse kërkesat e paraqitura në fazën e testimit të tregut janë të pranueshme nga pikëpamja ekonomike dhe teknike.
Gazi ne Shqiperi ose 20 vjet te humbura kot.
Me ne fund do te vij dhe gazi ne Shqiperi, nuk ka rendesi se cfare gazi eshte rus apo azer apo ndoshta amerikan se keshtu do ta deshin pushtetaret tane pro amerikan, nderkaq edhe pse nuk i dime mire perfitimet qe do kemi nga ky kalim apo problemet qe ka me vehte ky investim i madh duhet thene se kjo histori ka 20 vjet qe ka filluar dhe qe se bashku me historine e AMBO-s perbejne shembullin me te keq te nje qeverisje te dobet qe edhe pse nuk merr vesh edhe pse nuk ka vision per te ardhmen, merr vendime te pa drejta dhe me pasoja per vendin dhe nuk mban asnje pergjegjesi per kete.
Per hir te se vertetes dhe te historise si dhe per te nderuar ata qe u perpoqen 20 vjet me pare per te realizuar kete investim te math per vendin duhet te sqarojme shume aspekte te kesaj historije. Shume i kane harruar, pushtetaret nuk duan ti kujtojne por vendi humbi shume nga mos realizimi i projekteve te propozuara per gazin ashtu si humbi edhe nga ftohtesia dhe mungesa e deshires per projektin tjeter te guximshem dhe me shume interes AMBO.
Ne vitet 1994-95 prane Komitetit Kombetar te Energjise , nje organizem shume i rendesishem dhe shume interesant prane Keshillit te Ministrave, u nenshkrua nje marveshje e rendesishme me nje konsorsium te fuqishem te gazit, Tennecogas, Dallas, USA dhe Ruhrgas, Dusseldorf, Gjermani qe moren persiper te kryejne se bashku me Komitetin nje studim madhor mbi nevojen per gas ne Shqiperi , tregun e mundeshem te gazit ne rajon dhe burimet e mundeshme te gazit ne rajon per vendin tone.Gjithashtu u pane dhe variantet e mundeshme per tu lidhur me tregun italian duke cfrytezuar edhe gazin qe mund te zbulohej ne bregdetin e Adriatikut me qene se ne ate kohe po beheshin kerkime.
Perfundimet e studimit ishin shume interesante , per ate kohe. Duheshin filluar traktativat per tu lidhur me rrjetin ekzistues te gazit ne Greqi i cili furnizohej me gaz rus nepermjet te Bullgarise deri ne Larisa.Ky rrjet do te zgjatej deri ne Kozan dhe prej aty mund te merte edhe vendi yne.Per kete qellim filluam me insitutin studimor te Ruhrgazit ne Moske , nje institucion shume i njohur ne gjithe boten, studimet e nevojshme
Sipas ketij studimi duhej ndertuar tubacioni kryesor nga Kozani Greqi ne Korce,fillimisht e pastaj me thelle ne drejtimet Elbasan Fier Vlore dhe Elbasan Tirane e ne Veri.Tubacioni duhej te ishte minimum me nje diameter .70 mm dhe qe te justifikohej ky diameter me qe ne Shqiperi skishte as rrjet as konsum te madh te gazit duhej ndertuar si konsumator i madh i gazit, konkretisht nje termocentral i fuqishem ne Korce me fuqi rreth 500 MW dhe qe do ishte nje mbeshtetje e madhe e sistemit tone energjetik dhe do te reduktonte ne menyre te ndjeshme importin e energjise i cili ne ditet e sotme harrin ne vleftat rreth 150-200 million euro ne vit.Organizimi praktik i ketij procesi do te behej me krijimin e nje shoqerie te perbashket Gazprom-Albpetrol qe do organizonte, monitoronte dhe do te drejtonte punen e metejshme.Kjo praktike ishte ndjekur me sukses ne Bullgari dhe ne Greqi.
Keto propozime me shume interes per vendin, u trajtuan me nje mungese serioziteti dhe me nje indiference te pashpjegushme nga qeveria dhe vecanerisht nga Ministri i Energjise i asaj perjudhe dhe madje nuk iu dha nje pergjigje zyrtare Gazpromit .
Nje propozim i perbashket nga te dy studimet ishte edhe nevoja e nje studimi me te madh edhe me te plote per shperndarjen e rrjetit te gazit ne vendin tone , menyrat e cfrytezimit,skemat elementare te lidhjeve, politikat e cmimit dhe taksat, licencimi i kompanive qe do te merreshin me kete shperndarje et. Pra krijimi i nje organizmi njelloj si KESH i apo ujesjellsi me te gjith hollesite qe permban ky proces.
Deri tani nuk eshte bere asnje lloj studimi per kete keshtu qe ne jo vetem qe humbem 20 vjet ne kete proces por edhe jemi edhe tani te pa pregatitur fare per cfrytezimin e gazit ose ta themi me mire, i kesaj te mire te madhe qe na erdhi ne dere dhe qe nuk dime se cdo bejme .Flitet vetem per perfitimet nga kalimi i ketij tubacioni ne teritorin tone dhe kaq. Eshte jo vetem e pa rregullt por edhe nje gabim i madh.
Edhe ne vitet 1998-99 Bashkimi Europian nepermjet te nje konsorsiumi te kryesuar nga kompania Bechtel ( ?) ndermoi nje studim mbi diversifikimin e shperndarjes se gazit ne Ballkan, ky studim jo vetem qe nuk u mor parasysh kurre nga qeveria e asaj kohe por as nuk gjendet gjekundi, njelloj si dhe studimi i Gazpromit ngjarje qe nuk ndodhin ne asnje vend te botes moderne.
Edhe pak histori per nje ndodhi tjeter shqiptare, e ka emerin AMBO.Albania,Macedonia,Bullgaria,Oil pipeline.
Qysh ne vitin 1993 ne Shkup u neneshkrua nje marveshje mirkuptimi per projektimin dhe ndertimin e nje nafte sjellsi te madh qe fillonte nga qyteti i Burgasit ne Bullgari , kalonte mes per mes Bullgarise dhe Maqedhonise neper Shkup pastaj hynte ne Shqiperi Elbasan Fier dhe dilte ne det prane Semanit.Nafta e Rusise, nga porti i Nivorosijskut do vinte me anije te medha transportuese nafte qe sot kalojne rrumbullak neper detin e Zi ne Dardanele,ne detin Egje,ngushticen e Korinthit per te furnizuar shtetet qe dalin ne Adriatik, duke evituar gjithe kete rruge dhe ndotjen perkatese ( Turqia per Dardanelet dhe Greqia per ngushticen e Korinthit kane kohe qe bejne zhurme dhe kerkojne zgjidhje)
Shqiperia do kishte fitime kolosale, me nje port te math ngarkimi ne Seman, me mundesine e riaktivizimit te rafinerive te Ballshit dhe Fierit e pse jo edhe e Cerrikut pra prodhim i rritur i naftes dhe derivateve te saj ne vend,duke mos harruar punesimin etj.
Projekti u financua nga nje kompani amerikane AMBO me qender ne Nju Jork dhe me pronar nje maqedhonas i amerikanizuar dhe i pasur Vuk Tashkovic, u prezantua ne te tre qeverite dhe gjithe ambasadoret perkates, u gjeten e dhe fondet dhe u kryen gjith procedurat me shtetet perkatese, u shkrua shume ne shtypin boteror te kohes dhe pastaj heshtje e madhe.Perfaqesues te kompanise erdhen disa here ne Shqiperi u takuan me drejtuesit te shtetit por nuk u dha asnje perkrahje konkrete, ndoshta dhe 97 e mallkuar qe sot mundohen ta harrojne ata qe e organizuan, lozi rolin e saj,puna eshte qe sot nuk kujtohet njeri per kete ide madheshtore por do fillojme edhe nje here nga fillimi ndoshta.
I kujtova me pak nostalgji dhe me pak pikellim keto perpjekje te asaj kohe sepse tek ne u be zakon te harrojme ceshte bere dhe ti bijem gjoksit per keto qe fillojme tani, keshtu e beri edhe Sali Berisha me Hidrocentralin e madh te Skavices,Kalivacit,Bratiles ne Devoll qe jane emra te 2003 dhe 2007 dhe qe tashti jane aty ku ishim ne 1991.Keshtu e ben dhe qeveria e sotme socialiste, pa asnje specialist te mirfillte ne gjirin e saj.
Asnje nuk i merr parasysh humbjet e medhe qe kemi.
Tomor Labi, specialistet e mirefillte, njohesit e sistemit energjitik shqiptar preferuan ti zevendesojne me alabaket e tipit Harasani, Prifti me shoke, pra qellimi ishte i thjeshte, te lihej vendi ne katastrofe, te blihej energjia elektrike me “tenderim” te pershpejtuar duke prezantuar neglizhencen me vetedashje si emergjence dhe skenari dihet nga te gjithe, komisione marramendese dhe kompania fituese ishte e njejta, EFT ja serbe. Nje here prezantohej si serbe, nje here si zvicerjane, nje here angleze ….po pronari ishte i njeti dhe skenari a njejti.
Fatkeqesisht asnje nga ish kryeministrat shqiptar duke filluar nga Berisha, Nano, Majko, Meta, perseri Nano e Berisha nuk kane dashur qe Kesh dhe energjitika shqiptare te funksionoje normalisht. Asnje nga keta qe permend me siper sot nukban asnje pergjegjesi, asnje nuk eshte vene ne banken e te akuzuareve, prokuroria asnjehere nuk ka ngritur padi dhe pse prova ka me dhjetra, me qindra. Banka boterore ka fakte me tonelata per kete çeshtje, populli vazhdon i voton keta njerez sikur te mos kish ndodhur asgje!!
Ka 20 vjet qe kaskada e Drinit nuk optimizohet, te gjithe kryeministra, ministra te energjitikes apo ish drejtore te Kesh it ishin ne dijeni, asnje nuk e beri ate projekt!
Kjo veper e madhe eshte nje nga shanset me te shkelqyera per ekonomine e vendit ton.Me gjithse jemi te frikesuar,ne se do vazhdoi deri ne perfundimin e kesaj vepre gjigande apo jo.E them kete se gjendja jo e mire me krizen politike,do te sjell pengesa te medha.Opozita(pd-ke),nuk po na le te qete.Ajo edhe pse ka humbur zgjedhjet,dhe i ka fituar kualicioni majte bindshem,perseri ajo po punon me mish e me shpirte per destabilizimin e vendit.Agresiviteti i tyre eshte (sipas mendjes tyre) mjeti me te cilin duhet te vijne ne pushtet,duke shmangur keshtu voten e lire te popullit.Qeveria e soteme e majte,ka shume projekte te mira per te ardhemen e shqiperise,por opozita nuk do tja dije fare per keto.Ajo di vetem nje gje,te shkaterroi çdo gje,vetem te vije ne pushtet.Sa te jete gjall Saliu,jo vetem qe nuk pyet per vepren e madhe TAP,por edhe per shkaterrim total si ne fillimete viteve 90,mjafton qe ai te vije perseri ne pushtet.Mos e befte zoti kurre se po erdhi dhe njehere ai,shqiperine e mori lumi,dhe shqipetaret do ikin nga syte kembet.Saliu eshte bishe e eger,dhe do vetem gjak qe te ngopet.Fatkeqesi qe kemi nje Sali Berish,nje egersire.
Kjo veper e madhe eshte si nje autostrade qe pershkon Shqiperine po qe parashikon vetem nje hyrje ne kufi, dhe daljen ne kufirin tjeter, pra e pavlefeshme per popullin shqiptar. Thjesht japim toke me qera qe te kalojne ne Shqiperi.
Per Tomorr Labi etj Jam ne nje mendje me Ju ,duke shtuar se kalvari problemeve te gazit ne Shqiperi eshte pak edhe me i hershem ,fillon qysh prej vitit 1990 qe kane filluar tratativa por si ne çdo fushe tjeter ne Shqiperi politika ne vend qe te kishte vizionin dhe te jepte mbeshtetjen e ideve per interesat e vendit ,ka pare interesat e veta dhe ka lozur gjithmone me djersen dhe mundin e ketij populli pa llogaritur ne asnje rast pergjegjesite e veta pasi nepermjet spekullimit politik dhe gjumit qe ka shushatur ne teresi mbare shqipatret ato politika vijojne te vegjetojne edhe sot pas 25 vitesh. Zhvillimet nuk jane kaq roze sa i paraqet artikull shkruesja apo menaxheri i TAP, nuk them se te gjitha sa pershkruhen ne artikull nuk qendrojne por mjaft gjera qe permenden nuk jane me atributet e keqardhjes per popullin shqiptar dhe TAP ne rolin e bamiresit ,une e shikoj me rezerva sepse di se TAP nuk ka objekt plotesimin e nevojave energjitike te eShqiperise por edhe ne se do t’a kishte vete Shqiperia eshte ne nje gjendje qe nuk i pergjigjet dot .Shume po u meshohet investimeve per rruge e ura ne interes te komunitetit ,nuk eshte e vertete Tap te gjitha investimet qe ben i duhen ne radhe te pare per vehten e vet si ne aspektin teknik ashtu dhe ne ate te sigurise dhe ndertimit e te sherbimeve .Tap ne fazen e pare 10 miliarde metra kub ne vit nuk i mjaftojne Italise dhe keto behen realitet pas 6 vitesh ne se gjerat shkojne mbare Edhe ekologjine e permendin shpesh si zgjidhje prefekte ,nuk ka se si te mbetet e njejta situate ekologjikisht duke patur stacione kompersorash qe duhet te percjellin ne tubacione 1 150 000 m³ gas ne ore me presion rreth 80 atm apo 2 300 000 m³ ne ore ne fazen e dyte .Sa i perket varianteve te lidhjeve me JAP dhe IGB ne i themi tigani ne zjarr dhe peshku ne det ,me situatat aktuale te krijuara dhe lemshin politik Evropian e Ruso Turk ,nuk i dihet filli kesaj pune qeveria jone te shohe ç’mund te xhvase me tranzitin dhe depozitimin e gazit ne Shqiperi si faze te pare pastaj per te tjerat ,per me shume mund te lexoni
Mbi master planin për Gazin natyror https://naftetari.wordpress.com/2014/09/03/historia-e-letres-se-zeze-e-kadrirameselmaz-nikes-etj/mbi-master-planin-per-gazin-natyror/
https://naftetari.wordpress.com/wp-admin/post.php?post=672&action=edit
dhe
Or Lab, gazsjellësi do të bëhej vetëm kur këtë ta kërkonin shtetet europiane, sepse për ata bëhet, dhe jo kur të “vendosnim e studionim ne”.
Nga eksperienca e deritanishme, vendet e dobeta ekonomikisht dhe qe nuk jane investitore ne keto vepra gjigande por vetem ndermjetes trasportimi fitojne pak pare dhe nje gur te madh ne qafe per gjithe jeten. Ne nje shkalle te madhe korporatat e medha te naftes dhe gazit ne bote diktojne ne mase te madhe dhe jeten politike. Shembujt jane shume te afert.
Nuk e kuptoj kete gezim te tuajin , per shtrirjen e kancerit ne token shqiptare, do ta shikojme pas disa viteve kur te vihet ne funksionim, mjere ata banore qe do jene afer gazesjellesit, pyesni banoret e BALLSHIT se sa te lumtur qe jane , te gjithe me helmim ne gjake jane, asnje qeveri nuk mendon per popullin, por mendon cfare do fusin ne xhepat e tyre personale………..
ky eshte investimi me i madh dhe i vetem ne shqiperi keto vite,bravo edi rama dhe erjon veliaj per kete investim qe ia arritet te firmosni investimin ne fjale sepse eshte shum i rendesishem per shqiperine